Connect with Us

Kapitalizmi rruga më e mirë e zhvillimit/ Pse socializmi s’do funksiononte

Blog

Kapitalizmi rruga më e mirë e zhvillimit/ Pse socializmi s’do funksiononte

Publikuar

-

Nga Allison Schrager, ”Foreign Policy”

* Me iPhone-t gjithnjë e më të përhapur, internetin, ajrin e kondicionuar apo TV me ekran të sheshtë, pak njerëz në botën e zhvilluar do të donin të riktheheshin në stilin e jetës që bëhej 100, 30 apo edhe 10 vjet më parë. Në fakt në të gjithë botën, 2 shekujt e fundit kanë sjellë përmirësime të mëdha në standardet materiale të jetesës.

Miliarda njerëz kanë dalë nga varfëria, dhe jetëgjatësia është rritur ndjeshëm në të gjithë nivelet e të ardhurave. Pjesa më e madhe e këtij progresi, ka ardhur pikërisht nga ekonomitë kapitaliste. Por edhe këto ekonomi kanë problemet e tyre. Në SHBA dhe Britani, hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është bërë shumë i madh, pasi pronarët e bizneseve dhe punonjësit me arsimim të lartë në zonat urbane, janë bërë më të pasur sesa punëtorët në zonat rurale, pagat e të cilëve kanë mbetur në vend.

Në shumicën e vendeve të pasura, rritja e tregtisë ka sjellë një larmi më të madhe dhe më të mirë mallrash. Por ndërkohë, ka zhvendosur diku tjetër shumë vende pune. Me destabilitetin social në formën e protestave të mëdha, Brexit, ngritjen e populizmit dhe polarizimin e thellë që po troket në “dyert” e ekonomive kapitaliste, një pjesë e mirë e progresit të arritur gjatë dekadave të fundit është në rrezik.

Për disa ekspertë dhe politikëbërës, zgjidhja është e qartë:kalimi në socializëm, që citohet si metoda ideale për adresimin e çdo problemi, nga pabarazia dhe padrejtësia, deri tek ndryshimi i klimës. Gjithesi, “sëmundjet’ që identifikojnë socialistët, adresohen më së miri përmes inovacionit, përfitimeve nga produktiviteti, dhe vlerësimit më të mirë të rrezikut.

Dhe kapitalizmi është ende rruga më e mirë, në mos e vetmja, për t’i zgjidhur këto probleme.

Socializmi i sotëm, është i vështirë të përcaktohet. Tradicionalisht, ky term nënkuptonte dikur pronësinë totale të shtetit mbi kapitalin, si në Bashkimin Sovjetik, Korenë e Veriut apo Kinën Maoiste.

Sot shumica e njerëzve, nuk kanë një pikëpamje kaq ekstremiste. Në Evropë, demokracia sociale nënkupton shtetëzimin e shumë industrive, dhe një sistem shumë bujar të mirëqenies sociale. Dhe socialistët e sotëm, po e rithemelojmë idenë e socializmit, në mënyrë që ai të nënkuptojë një sistem ekonomik që merr të gjitha pjesët më të mira të kapitalizmit (rritjen e standardit të jetesës), pa të këqijat e tij (pabarazia, krizat ekonomike ciklike).

Socialistët modernë duan më shumë pronësi të shtetit, edhe pse jo të plotë. Ata dëshirojnë të shtetëzojnë industri të caktuara. Në Shtetet e Bashkuara sistemin shëndetësor, në Britani një listë më të gjatë industrish, përfshirë furnizimin më ujë, energji dhe internetin.

Kapitalistët modernë, duan një ndërhyrje të shtetit në ekonomi, por më të pak sesa socialistët.

Ata janë mosbesues ndaj procesit të shtetëzimit dhe kontrollit të çmimeve. Gjatë 15 viteve të fundit, evropianët kapitalistë kanë ndërmarrë reforma për të përmirësuar fleksibilitetin e tregut të punës, duke e bërë më të lehtë punësimin dhe shkarkimin e punonjësve.

Asnjë sistem ekonomik nuk është i përkryer, dhe ekuilibri i duhur midis tregjeve dhe shtetit, nuk mund të gjendet dot kurrë. Por ka shumë arsye të forta të bësohet që mbajtja e kapitalit në duart e sektorit privat, dhe fuqizimi i pronarëve të tij, është vendimi më i mirë që kanë marrë shtete të ndryshme.

Një arsye pse u duhet besuar tregjeve, është se ato janë më të afta në përcaktimin e çmimeve sesa njerëzit. Tregjet janë gjithashtu më të aftë në vlerësimin e rrezikut. Dhe marrja në sy e tij, është ajo që rrit ekonominë. Njerëzit që rrezikojnë më shumë, priren të korrin fitime më të mëdha.

LEXO EDHE:  Rrëfimi i artistit tropojan: Mos i bini në qafë Grida Dumës, GD i Salianjit jam unë

Kjo është arsyeja pse 9 emrat kryesorë në listën Forbes të 400 të amerikanëve më të pasur, nuk janë trashëgimtarë të dinastive familjare, por sipërmarrës që e kanë arritur gjithçka vetë. Ata prodhuan produkte të reja, dhe hapën në këtë mënyrë shumë vende të reja pune.

Disa ekonomistë të majtë si Mariana Maxakato, thonë se qeveritë mund të jenë në gjendje të jenë “laboratorë” të inovacionit. Por kjo gjë do të ishte një anomali historike:qeveritë socialiste, kanë qenë zakonisht më pak novatore se të tjerat. Tek e fundit, burokratët dhe bordet drejtuese të korporatave shtetërore, kanë më pak nxitje të prishin statuskuonë.

Edhe kur programet qeveritare kanë nxitur inovacionin – si në rastin e internetit – u desh sektori privat që të njihte vlerën tij dhe krijonte tregun për të. Dhe kjo na çon tek një arsye të tretë për të besuar tek tregjet:produktiviteti. Këtu, ia vlen të merren parasysh mësimet nga një bumi i mëhershëm i prodhimit: Revolucioni Industrial.

Siç shprehet ekonomisti Xhoel Mokir, u deshën risi të reja si motori, që të kishte një rritje të ndjeshme të produktivitetit. E njëjta gjë mund të ndodhë sot me telefonat inteligjentë dhe internetin. Pjesa e hershme e këtij cikli novator, mbylli shumë vende pune, ndërsa fitimet më të mëdha i patën pronarët e kapitalit, duke shkaktuar kësisoj një lloj paqëndrueshmërie sociale.

Por këtë herë, efektet negative mund të jenë më të vogla. Ndarjet midis pronarëve të kapitalit dhe punëtorëve, nuk janë aq të qarta siç kanë qenë më parë. Sot më shumë amerikanë se kurrë më parë, zotërojnë aksione në kompani të ndryshme. Ndërkohë, pronësia e aksioneve është në rritje në shumë ekonomi kapitaliste jo-amerikane.

Pra në dallim nga 200 vjet më parë, interesat e punëtorëve tashmë janë më të përafruara me ato të menaxhuesve të sipërmarrjeve private. Në Shtetet e Bashkuara, ka vend për t’i bërë taksat disi më progresive. Sistemi i sigurimeve shoqërore mund të zgjerohet, dhe industria e kujdesit shëndetësor ka nevojë për reforma.

Në përgjithësi, kapitalizmi mund të bëhet më gjithëpërfshirës, ​​dhe programet qeveritare mund të ndihmojnë në zbutjen e pabarazive. Por asnjë nga këto ndryshime, nuk kërkon që qeveritë të marrin përsipër kontrollin e industrive të tëra. Në thelb, pabarazia është e tolerueshme, nëse të varfërit kanë shansin të pasurohen.

Dhe ky shans nuk ka qenë kurrë aq i madh, sa ai që premtoi “ëndrra amerikane”. Por ka të dhëna mobiliteti ekonomik, është përkeqësuar vitet e fundit. Dhe për të shmangur një paqëndrueshmëri sociale më të madhe, udhëheqësit e sotëm të biznesit dhe politikës, mund të bëjnë më shumë që t’u garantojnë gjithëve një shans minimal për të ecur përpara.

Reforma në arsim dhe zhvillimi i zonave rurale, janë shumë të nevojshme për të reduktuar hendekun. Dhe ky nuk është socializëm, por vijim i ndërtimit të kapitalizmit, me një angazhim më të mirë të punëtorëve të sotëm dhe të së nesërmes./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse njerëzit përdorin fotot në çift, si foto të profilit të tyre në mediat sociale

Publikuar

-

Nga

Ndërsa lëvizni lart e poshtë në Facebook, ju e shihni:Miku juaj, ka ndryshuar foton e profilit të tij. Por në vend të një fotoje ku ai ka dalë vetëm, ti sheh një foto në çift, të mikut tuaj me partneren e tij. Po përse njerëzit zgjedhin zakonisht fotot në çift, si foto të profilit të tyre?

Sipas një studimi më të fundit zgjedhja e fotove në çift, postimi i statusit të marrëdhënies së tyre dhe përmendja e partnerit në përditësimet e profilit në mediat sociale, të gjitha mund të
jenë shenja se si njerëzit ndihen në marrëdhëniet e tyre,dhe mund të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm tek rivalët e mundshëm.

Po kush e bën këtë gjë? Ajo që psikologët socialë e quajmë “shfaqje diadike”, është relativisht e zakonshme. Në një studim të kohëve fundit, 29 për qind e përdoruesve të përfshirë në lidhje romantike, kishin si foto profili në Facebook një foto në çift. Shtatëdhjetë për qind e tyre, kishin të shënuar në status “në një marrëdhënie” ose “i martuar”.

Dhe pjesëmarrësit në studim, e përmendnin partnerin e tyre në 15 për qind të përditësimeve të tyre të fundit në Facebook. Disa njerëz, kanë më shumë të ngjarë të kenë sjellje të tilla, sesa
të tjerët. Njerëzit që janë shumë të kënaqur, ose të përkushtuar në marrëdhëniet e tyre romantike, kanë më shumë të ngjarë të postojnë foto të profileve në çift.

Sa më i dashuruar që është një person i lidhur, dhe sa më shumë xhelozi që raporton ai në pyetësor, aq më shumë të ngjarë ka të postojë statusin e marrëdhënies së tij në Facebook. Njerëzit që janë zakonisht në ankth në një marrëdhënie – pra që kanë frikë se mos partneri e refuzon apo braktis – kanë gjithashtu më shumë të ngjarë të përdorin një foto në çift si foto profili.

LEXO EDHE:  U frymëzua nga romani i Zhyl Vern, kush ishte gazetarja që udhëtoi anembanë botës për 72 ditë

LEXO EDHE:  Si u vra Xhon Lenon nga fansi i tij i çmendur Mark Çapman, dhe teoritë e tjera mbi vdekjen e ish-yllit të “The Beatles”

Nëse dikush e thekson apo jo statusin e tij në internet, kjo mund të ndryshojë në varësi të mënyrës sesi ndihet ai person në një kohë të caktuar. Njerëzit kanë më shumë gjasa të postojnë informacione që lidhen me marrëdhëniet në Facebook, në ditët kur ndjehen më të pasigurtë në lidhje me ndjenjat e partnerit të tyre, sesa në ditët kur ndjehen më të kënaqur nga marrëdhënia e tyre.

Një sondazh me 236 përdorues të Facebook e mbështeti këtë ide. Po ai zbuloi një arsye tjetër:Ata janë të motivuar të mbrojnë marrëdhëniet e tyre nga kërcënimet që ekzistojnë në mediat sociale. Përdorimi i Facebook, Twitter dhe rrjeteve të tjera sociale, i ekspozon njerëzit ndaj një sërë gjërash që mund të dëmtojnë potencialisht marrëdhëniet e tyre, përfshirë ish-partnerët, apo partnerët alternative.
Ndërkohë jashtë mediave sociale, hulumtimi ka treguar se njerëzit në një marrëdhënie romantike, përfshihen sërish në një mori sjelljesh për të mbrojtur marrëdhëniet e tyre, kundër kërcënimeve të paraqitura nga partnerë alternative dhe rivalë romantikë.

Përmendja e partnerit ose e marrëdhënies së tyre, është një mënyrë përmes së cilës njerëzit mund të përpiqen t’i largojnë këto probleme të mundshme. Studiues të tjerë, kanë zbuluar se disa njerëz e shfaqin partnerin dhe marrëdhënien e tyre në profilin që kanë në mediat sociale, pasi vetëdija se të tjerët e dinë që ata janë në një lidhje, u jep një rritje të vetëvlerësimit.
Movitimi për t’u ndier mirë me veten, është një nga arsyet pse njerëzit duan që miqtë e tyre në Facebook, ta dinë ata janë në një lidhje./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Intervista- Koronavirusi/ Vaksina do vonojë, katastrofë nëse përhapet tek vendet e varfra

Publikuar

-

Nga

Eksperti i sëmundjeve infektive, njëherazi drejtues i qendrës “Wellcome Trust”, Xheremi Farrar, flet për gjermanen ”Der Spiegel” mbi përhapjen e shpejtë të koronavirusit të ri, kërkimet e vështira për një vaksinë, mbi çështjen nëse qytetet në Evropë duhen futur në karantinë si ato në Kinë, dhe skenarin më të keq sipas tij:atë kur virusi mund të nisë të përhapet tek vendet me të varfra.

Keni paralajmëruar për vitesh, se në epokën e globalizimiy, një virus i rrezikshëm mund të përhapet në të gjithë botën në një mënyrë të pakontrollueshme. A është realizuar me koronavirusin e Vuhanit makthi juaj më i keq?

Në Kinë kjo është duke ndodhur. Virusi po përhapet shumë më shpejt sesa SARS-i. Pas vetëm disa javësh, ai ka infektuar më shumë njerëz në mbarë botën, dhe ka vrarë më shumë pacientë në Kinë sesa SARS-i në 9 muaj. Në Vuhan dhe në pjesë të tjera të Kinës, komunitetet po përjetojnë një makth.

A ka ndonjë rrezik të shohim skena të ngjashme në Gjermani dhe Evropë?

Unë besoj se më e keqja ka ende mundësi të parandalohet. Por kjo do të kërkojë marrjen e masave të ashpra brenda disa javëve. Duhet të mos harrojmë një fakt:Për sistemin tonë imunitar, ky virus është një kundërshtar i ri, i panjohur, dhe që është shumë i transmetueshëm midis njerëzve. Ai mund të shkaktojë gjithçka, nga simptoma shumë të lehta deri tek ato më të rëndat. Ky kombinim e bën këtë virus shumë të vështirë për t’u kontrolluar.

Cilat janë masat e ashpra, që mendoni se mund të jenë të nevojshme?

Mund të shohim izolimin e qyteteve apo rajoneve të veçanta. Ose disa javë ndërprerje të lidhjeve ajrore, hekurudhore apo detare, të cilat mund të kushtojnë miliarda dollarë. Edhe ne ekspertët po punojmë në një territor plotësisht të panjohur.
As me SARS-in dhe as me Gripin e Derrave, nuk u futën në karantinë qytete sikurse po ndodh tani në Kinë. Masa të ngjashme u morën për herë të fundit kundër Gripit Spanjoll në vitet 1918-1920, kur vdiqën deri në 50 milionë njerëz. Gjithsesi, Gjermania është e përgatitur mirë për këtë epidemi.

A ka gjasa të kërkohet futja në karantinë e qyteteve të mëdha, si Mynihu apo Parisi?

Kam shumë dyshime, sesi do ta përballonin banorët e qyteteve të mëdha perëndimore një gjë të tillë. Masa të tilla, do të shkaktonin një përçarje të madhe në mesin e komuniteteve. Nëse kjo gjë ndodh vërtet, njerëzve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi bazuar në vullnetin e tyre të lirë.
Por që masa të tilla të funksionojnë, është shumë e rëndësishme që politikanët dhe ekspertët e shëndetit publik të nisin që tani të përgatitin njerëzit, përmes një komunikimi të hapur, të ndershëm dhe transparent. Besimi është thelbësor, kërkon kohë, dhe mund të humbasë shumë shpejt.

A i druheni një pandemie të mundshme globale?

LEXO EDHE:  U frymëzua nga romani i Zhyl Vern, kush ishte gazetarja që udhëtoi anembanë botës për 72 ditë

LEXO EDHE:  Ahmetaj bën bilancin/ Vendi ynë ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon

Natyrisht, jam shumë i shqetësuar. Por nuk do të jetë frika, por puna ajo që do të na shpëtojë.

Cilat pjesë të botës do të jenë vendimtare, në përcaktimin nëse koronavirusi i ri ka dalë jashtë kontrollit:vendet e zhvilluara apo ato në zhvillim, që kanë një sistem shëndetësor të dobët?

Një situatë aq e keqe sa ajo në Vuhan, do të ushtronte shumë presion edhe mbi sistemet shëndetësore shumë të mira si ato në Gjermani apo Singapor, sidomos në dimër. Por në vende
të varfëra si Bangladeshi, Venezuela apo disa vende të Afrikës, edhe një epidemi e vogël do
të ishte katastrofike. Prandaj ne duhet të ndihmojmë vendet e varfëra me gjithçka që është e nevojshme: pajisje mbrojtëse, testim, ilaçe dhe këshilla mjekësore.

Cila do të ishte shenja e parë, se situata në mbarë botën po del jashtë kontrollit?

Gjëja më e rëndësishme në 2-3 javët e ardhshme, është nëse do të ketë apo jo një transmetim të qëndrueshëm të koronavirusit jashtë Kinës. Këtë javë pati një raport mbi një të sëmurë nga Koreja e Jugut, që kishte vizituar Tajlandën, por jo Kinën. Ai nuk kishte qenë në kontakt me ndonjë kinez, dhe sërish u infektua. Dhe kjo gjë është shumë shqetësuese.

A mund të ndihmojë parandalimin global të virusit, prodhimi i shpejtë i një vaksine?

Jo, vaksina do të vinte shumë vonë për këtë gjë. Koalicioni për Inovacionet e Gatishmërisë Epidemike (CEPI), një organizatë ndërkombëtare e financuar nga Ministria gjermane e Arsimit dhe Kërkimit, po mbështet kërkimet mbi zhvillimin e një vaksine.
Por ato do të zgjasin të paktën 6 muaj. Në fakt, vaksina nuk do të jetë gati para fundit të këtij viti. Vaksina është diçka që i bëhet njerëzve të shëndetshëm. Dhe duhet të jemi absolutisht të sigurt se ajo është e sigurtë. Nëse nuk kemi fat, mund të mos jemi në gjendje të zhvillojmë dot asnjë vaktinë kundër koronavirusit./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse Greqia duhet të zëvendësojë Turqinë, si partnere strategjike e SHBA-së në rajon

Publikuar

-

Nga

Nga Eric Edelman & Charles Wald “National Interest”

Në takimin e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, kryeministri grek, Kiriakos Micotaqis, tha se Shtetet e Bashkuara duhet ta shohin vendin e tij
si një “aleat të besueshëm dhe të parashikueshëm”, në një pjesë të paparashikueshme të botës.
Një deklaratë e tillë në dukje e vërtetë, mund të tingëllonte qesharake vetëm disa vjet më parë, kur rajoni ishte i qetë dhe kur Turqia, dhe jo Greqia, ishte shtylla e stabilitetit. Por sot Athina
po bëhet një lojtare thelbësore pro-amerikane, në qendër të çështjeve të rëndësishme të sigurisë në Mesdheun Lindor.

SHBA-ja duhet të përfitojë nga kjo marrëdhënie në lulëzim mes 2 vendeve, si pjesë e një fokusimi të ri strategjik në rajon. Mesdheu Lindor, dhe sidomos Greqia, ishin thelbësore në vendimin që mori SHBA për të mbrojtur larine, dhe për të frenuar komunizmin pas Luftës së Dytë Botërore.
Tani gjeopolitika dhe gjeologjia, po rikthejnë konkurrencën në fushën e sigurisë në këtë udhëkryq strategjik, me Greqinë si nyjen kryesore. Nxitësi kryesor i këtij rivaliteti, ka qenë transformimi i Turqisë nën presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Dikur një aleate demokratike e besueshme, Ankaraja është gjithnjë e më shumë një autokraci pro-ruse, që ka ambicie për një ndikim më të madh rajonal, në kurriz të ndikimit të SHBA-së, Greqisë, Izraelit dhe të tjerëve. Ndërkohë, në rajon po kthehet konkurenca mes fuqive të mëdha, teksa ka një ndërhyrje në rritje të Rusisë, Iranit dhe Kinës.

Një tjetër “mollë sherri” vjen nga zbulimi i njëkohshëm i sasive të mëdha të gazit natyror, dhe nga mundësia për të zbuluar shumë më tepër. Kjo gjë mund të promovojë një zhvillim ekonomik që kërkohet më dëshpërim, sidomos nga Greqia, dhe që mund të zvogëlojë varësinë shqetësuese për energji që ka Evropa ndaj Moskës.

Për këtë arsye vitet e fundit ka një afrim më të madh në Greqi të kompanive amerikane. Po kjo ka rritur ndërkohë tensionet midis Turqisë dhe të gjithë të tjerëve. Në dallim nga fqinjët e saj, Ankaraja nuk pranon të njohë ligjin ndërkombëtar mbi kufijtë e Zonës së saj ekskluzive Detare Ekonomike.
Përkundrazi, ajo po mbron pretendimet e saj territoriale, dhe dërgon rregullisht anije që kryejnë shpime në ujërat qipriote, duke kërcënuar pjesën tjetër për zhvillimin dhe eksportimin e burimeve të vlefshme natyrore. Këto zhvillime të mëdha, shpjegojnë aspiratat e Greqisë për ta zëvendësuar Turqinë si një qendër rajonale diplomatike dhe ekonomike, dhe që kohët e fundit ka një mosmarrëveshje me NATO-n.
Në fakt, Athina po bën pikërisht atë që kërkojnë politikëbërësit amerikanë nga aleatët:po merr përgjegjësi më të mëdha për mbrojtjen kolektive. Greqia shpezon tashmë një pjesë më të madhe të PBB-së saj për mbrojtjen, sesa çdo anëtar i NATO-s përveç Shteteve të Bashkuara.

Dhe kjo pasqyron mënyrën sesi pas disa dekadash marrëdhëniesh të ftohta në rastin më të mirë, ekziston një konsensus kombëtar në rritje, se partneriteti me Shtetet e Bashkuara duhet të përbëjë themelin e sigurisë së Greqisë. Kthesa e raporteve SHBA-Greqi nisi me Aleksis Cipras, ish-kryeministrin e majtë.

LEXO EDHE:  Ndryshojnë gjatësi, shkaktojnë stres/ Gjashtë fakte mbresëlënëse mbi skeletin e njeriut

LEXO EDHE:  U frymëzua nga romani i Zhyl Vern, kush ishte gazetarja që udhëtoi anembanë botës për 72 ditë

Nismat e tij po zgjerohen tashmë nga qendra e djathtë e Demokracisë së Re, që është tradicionalisht më pro-amerikane. Gjithsesi, Greqia ka nevojë për një bashkëpunim më të madh, për të projektuar fuqinë amerikane dhe promovuar stabilitetin gjithnjë e më të trazuar në Mesdheun Lindor. Thelbësor për rolin e ri gjeopolitik të Greqisë, është udhëheqja e saj diplomatike, që po ndërton lidhje më të forta me Qipron, Izraelin dhe Egjiptin, mbi energjinë
dhe sigurinë.

Me kompanitë amerikane që po përfshihen gjithnjë e më shumë në eksplorimin e burimeve energjitike në rajon, Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë praninë e saj detare në Mesdheun Lindor, përfshirë vizitat në porte, stërvitjet e përbashkëta ushtarake, dhe integrimin e forcave detare greke me njësitë e aeroplanmbajtësev amerikane.
Ndërkohë SHBA-ja, duhet të përfitojnë nga padurimi i Greqisë për të bërë më shumë në këtë drejtim. Greqia do të ketë nevojë për financim të huaj ushtarak (FMF), për të modernizuar forcat e saj ajrore dhe detare. Në fund të vitit të kaluar, Kongresi autorizoi 3 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Greqinë; ndërsa Athinës i duhet më shumë më tepër.

Gjithashtu, politikëbërësit amerikanë duhet të marrin në konsideratë një prani më të fortë ushtarake amerikane në Greqi. Dhe kjo mund të përfshijë forcat detare amerikane në portet me rëndësi strategjike në Gjirin e Sudas dhe Aleksandropulit, ankorimin e cisternave, dhe zgjerimin e operacioneve trajnuese për helikopterët ushtarakë.

Greqia është ndërkohë një mundësi tërheqëse, për zhvendosjen e aseteve ushtarake amerikane nga Turqia. Po kështu mund të jetë Qipro, në varësi të zhvillimeve me Turqinë. Kjo do të siguronte një qasje të besueshme për forcat amerikane, dhe mund të krijojë një mekanizëm presioni, për të imponuar ndryshime në politikat gjithnjë e më destabilizuese të Ankarasë mbi rajonin.

Shënim:Eric Edelman, ish-ambasador i SHBA-së në Turqi. Charles Wald, ish-zëvendëskomandanti i Komandës Evropiane të SHBA-së në NATO./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE