LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 Juristi zbardh shkeljet/ Pse emërimi i Metanit është antikushtetues

21 Janar 2020, 11:03, Politikë CNA
 Juristi zbardh shkeljet/ Pse emërimi i Metanit është

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, juristi Çlirim Gjata ka reaguar me tone të forta pas emërimit të Artur Metanit, në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Në një deklaratë për mediat, Gjata tha se emërimi antikushtetues dhe i paligjshëm i Artur Metanit është kapja e plotë e sistemit të drejtësisë nga Edi Rama.

Sipas Gjatës, emërimi i Metanit është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

?Dje parlamenti ilegjitim, i dalë nga vota e vjedhur dhe e blerë me paratë e krimit dhe të korrupsionit,  realizoi goditjen finale kundër reformës në drejtësi dhe pavarësisë së organeve të reja të drejtësisë.

Me urdhër të Edi Ramës emëroi në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të organeve të drejtësisë, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, shërbëtorin, vartësin e Kryeministrit, Artur Metanin, vëllanë e deputetes ish-ministre, duke shënuar kapjen edhe të një institucioni tjetër të drejtësisë.?.

Më tej, ai dha edhe argumentet që pse sipas tij emërimi është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.

?Ky emërim, siç e kemi konstatuar e denoncuar edhe më parë, vjen në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e Republikës. Kjo shkelje e rëndë ka filluar që nga kualifikimi i paligjshëm i kandidaturës së Metanit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, të kontrolluar nga shërbëtori Ardian Dvorani, duke u sanksionuar nga Parlamenti me një votim partiak.

Për të emëruar vartësin e Edi Ramës në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, u shkelën kriteret bazë kushtetuese dhe ligjore.

Ky emërim nga Parlamenti është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin ?Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë?. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 147/d, parashikon se ?Kandidati për Inspektor të Lartë të Drejtësisë nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit?.

Po ashtu, ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në nenin 199, parashikon se: ?Inspektor i Lartë i Drejtësisë mund të zgjidhet shtetasi shqiptar, që në momentin e kandidimit përmbush këto kushte:

dh) nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;

Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor. Ai ka mbajtur funksionin e Këshilltarit Juridik të Presidentit të Republikës, në periudhën Maj 2002-Korrik 2012.

Në bazë të Ligjit të Vetingut, nenin 3 pika17, pozicioni i Këshilltarit të Presidentit konsiderohet ?funksion politik? në administratën publike. ?-tha më tej Gjata.

Po ashtu, Gjata tha se si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, edhe Parlamenti kanë shkelur me vetëdije  ligjet dhe Kushtetutën, duke qenë në dijeni të plotë të faktit ndalues se Artur Metani në 10 vitet e fundit ka qenë ?funksionar politik?, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

?Kjo është shkelja më e rëndë nga Parlamenti në emërimin e Artur Metanit.

Por kur bëhet fjalë për njeriun besnik të Kryeministrit Parlamenti mbyll sytë dhe voton në një akt nul, antikushtetues!?-deklaroi Gjata./ CNA.al

Lajmet e fundit nga