Connect with Us

“Impeachment” dhe ”Irani”, do dëmtojnë më shumë demokratët sesa Donald Trumpin

Blog

“Impeachment” dhe ”Irani”, do dëmtojnë më shumë demokratët sesa Donald Trumpin

Publikuar

-

Nga Keith Naughton, “The Hill”

* Aforizma “armiku i armikut tim është miku”, mund t’i kushtojë shtrenjtë kandidatëve demokratë për president të SHBA-së. Dhe shembulli më i mire, janë kritikat e tyre ndaj sulmit amerikan me dron, që vrau komandantin ushtarak iranian Kasëm Sulejmani.

Ato sulme që dukej se ishin në anën e duhur të opinionit publik, tani po duken si katastrofike. Nuk është ndonjë sekret që votuesit demokratë e përçmojnë Donald Trumpin. Vlerësimi ndaj tij në mesin e demokratëve, ka mbetur i dobët (nën 10 për qind) që prej zgjedhjes së tij president. Sondazhi më i fundit i “The Economist”, thekson se Trump shihet pozitivisht nga vetëm 7 përqind e demokratëve.

Por amerikanët e urrejnë në shumicë Republikën Islamike të Iranit. Një sondazhi i Politico/Morning Consult, tregon se vetëm 4 për qind e amerikanëve e konsiderojnë Iranin si “mik” ose “aleat”. Ky nivel është i njëjtë tek demokratët dhe republikanët.

Irani shihet si një armik i hapur nga 69 për qind e amerikanëve (78 për qind e republikanëve; dhe 65 për qind e demokratëve).  “The Economist” raporton ndarje prej 7 përqind mes dilemës “mik ose aleat”, dhe 73 përqind “jo miqësor ose armik”, me dallime të papërfillshme midis partive politike.

Para lajmeve për rrëzimin e avionit ukrainas, publiku amerikan e aprovoi sulmin ndaj Sulejmanit, me 47 përqind pro dhe 40 për qind kundër, dhe me një ndarje tipike të demokratëve që kundërshtojnë Trumpin  (70 për qind) dhe republikanët që e favorizuan atë (85 për qind).

Gjithsesi, gjysma e publikut ndihej “më pak i sigurtë”, përfshirë shumicën e të pavarurve. Dhe kjo për shkak të pritshmërisë se lufta me Iranin kishte shumë gjasa që të shpërthente, një mendim që e ndanin shumica e republikanëve, demokratëve dhe të pavarurve (69 për qind).

Nëse kombinoni rrezikun e shtuar të një lufte të pritshme, me një kundërshtim konsensual ndaj më shumë konfliktev (61 për qind), dhe një ndjenjë të fortë të qytetarëve amerikane se SHBA-ja është e përfshirë në shumë konflikte (69 për qind), është e qartë se shqetësimi dhe kundërshtimi i sulmit, lidhet kryesisht me frikën nga përshkallëzimi i situatës.

Rezulton se Irani është po aq i frikësuar sa edhe ekandidatët demokratë, nga një Trump i paparashikueshëm. Unë pres që opinioni publik t’i kthehet sërish modelit të njohur të kundërshtimit të përgjithshëm të demokratëve ndaj Trumpit, përkrahjes së republikanëve, dhe miratimit nga të pavarurit, për sa kohë që rezultatet janë të kënaqshme.

LEXO EDHE:  Intervista- Koronavirusi/ Vaksina do vonojë, katastrofë nëse përhapet tek vendet e varfra

Por për kandidatët presidencialë demokratikë, dëmi është bërë. Ata kundërshtuan veprimet e Trump, dhe u acaruan kur dolën sondazhet e para pas sulmit. Tani që histeria është zbehur-  dhe në fakt shpallja e Luftës së Tretë Botërore ishte thuajse histerike – demokratët duhet të përballen me pasojat negative të një sulmi më të madh ndaj Trumpit, sesa ndaj një regjimi represiv dhe të neveritshëm iranian.

Vetëm ish-zëvendëspresidenti Xho Bajden, e denoncoi fort Iranin. Dhe nuk është për t’u habitur, që ai ka një avantazh të madh ndaj rivalëve të tij në parti, në lidhje me qasjen ndaj sigurisë kombëtare:32 përqind e votuesve demokratë kanë besim tek Bajden, në krahasim me 20 përqind ndaj senatorit Berni Sanders, dhe vetëm 11 për qind ndaj senatores Elizabet Uorren.

Duhet të theksohet se administrata Trump, ia doli të përçojë si duhet mesazhin e saj, duke e kanalizuar në një debat nëse Sulejmani ishte apo jo një “kërcënim i menjëhershëm” për forcat amerikane në Lindjen e Mesme. Fakt është, se është qartazi e dokumentuar që Sulejmani ishte direkt përgjegjës për vdekjen e qindra amerikanëve, dhe nuk ekziston asnjë provë se ai do ta ndërpriste këtë veprimtari.

Dhe kjo gjë duhet të jetë e mjaftueshme, për të justifikuar një sulm parandalues ​​vdekjeprurës.

Kriza e Iranit, është një tjetër rast kur demokratët i dhanë Trumpit më shumë pikë në publik me sjelljen e tyre. Trumpi është dëmtuar nga procesi i fajësimit (impeachment). Qëkur Kongresi nisi hetimin e tij, opinioni publik e ka mbëhstetur në shumicë fajësimin.

Por ai konsideron si më të rëndësishme çështjet e tjera. Vendimi i spikeres së Kongresit Nensi Pelozi për ta zvarritur këtë procesin, që të përkojë me afrimin e fushatës presidenciale, ishte një gabim serioz. Qasja e gabuar e demokratëve ndaj sulmit mbi Sulejmanin, ashtu si edhe ndaj fajësimit, vetëm sa do ta ndihmojë Trumpin në aspektin politik./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse njerëzit përdorin fotot në çift, si foto të profilit të tyre në mediat sociale

Publikuar

-

Nga

Ndërsa lëvizni lart e poshtë në Facebook, ju e shihni:Miku juaj, ka ndryshuar foton e profilit të tij. Por në vend të një fotoje ku ai ka dalë vetëm, ti sheh një foto në çift, të mikut tuaj me partneren e tij. Po përse njerëzit zgjedhin zakonisht fotot në çift, si foto të profilit të tyre?

Sipas një studimi më të fundit zgjedhja e fotove në çift, postimi i statusit të marrëdhënies së tyre dhe përmendja e partnerit në përditësimet e profilit në mediat sociale, të gjitha mund të
jenë shenja se si njerëzit ndihen në marrëdhëniet e tyre,dhe mund të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm tek rivalët e mundshëm.

Po kush e bën këtë gjë? Ajo që psikologët socialë e quajmë “shfaqje diadike”, është relativisht e zakonshme. Në një studim të kohëve fundit, 29 për qind e përdoruesve të përfshirë në lidhje romantike, kishin si foto profili në Facebook një foto në çift. Shtatëdhjetë për qind e tyre, kishin të shënuar në status “në një marrëdhënie” ose “i martuar”.

Dhe pjesëmarrësit në studim, e përmendnin partnerin e tyre në 15 për qind të përditësimeve të tyre të fundit në Facebook. Disa njerëz, kanë më shumë të ngjarë të kenë sjellje të tilla, sesa
të tjerët. Njerëzit që janë shumë të kënaqur, ose të përkushtuar në marrëdhëniet e tyre romantike, kanë më shumë të ngjarë të postojnë foto të profileve në çift.

Sa më i dashuruar që është një person i lidhur, dhe sa më shumë xhelozi që raporton ai në pyetësor, aq më shumë të ngjarë ka të postojë statusin e marrëdhënies së tij në Facebook. Njerëzit që janë zakonisht në ankth në një marrëdhënie – pra që kanë frikë se mos partneri e refuzon apo braktis – kanë gjithashtu më shumë të ngjarë të përdorin një foto në çift si foto profili.

LEXO EDHE:  Amerikanët 3 milionë dollarë për zbatimin e Vetingut dhe hetimet

LEXO EDHE:  Amerikanët 3 milionë dollarë për zbatimin e Vetingut dhe hetimet

Nëse dikush e thekson apo jo statusin e tij në internet, kjo mund të ndryshojë në varësi të mënyrës sesi ndihet ai person në një kohë të caktuar. Njerëzit kanë më shumë gjasa të postojnë informacione që lidhen me marrëdhëniet në Facebook, në ditët kur ndjehen më të pasigurtë në lidhje me ndjenjat e partnerit të tyre, sesa në ditët kur ndjehen më të kënaqur nga marrëdhënia e tyre.

Një sondazh me 236 përdorues të Facebook e mbështeti këtë ide. Po ai zbuloi një arsye tjetër:Ata janë të motivuar të mbrojnë marrëdhëniet e tyre nga kërcënimet që ekzistojnë në mediat sociale. Përdorimi i Facebook, Twitter dhe rrjeteve të tjera sociale, i ekspozon njerëzit ndaj një sërë gjërash që mund të dëmtojnë potencialisht marrëdhëniet e tyre, përfshirë ish-partnerët, apo partnerët alternative.
Ndërkohë jashtë mediave sociale, hulumtimi ka treguar se njerëzit në një marrëdhënie romantike, përfshihen sërish në një mori sjelljesh për të mbrojtur marrëdhëniet e tyre, kundër kërcënimeve të paraqitura nga partnerë alternative dhe rivalë romantikë.

Përmendja e partnerit ose e marrëdhënies së tyre, është një mënyrë përmes së cilës njerëzit mund të përpiqen t’i largojnë këto probleme të mundshme. Studiues të tjerë, kanë zbuluar se disa njerëz e shfaqin partnerin dhe marrëdhënien e tyre në profilin që kanë në mediat sociale, pasi vetëdija se të tjerët e dinë që ata janë në një lidhje, u jep një rritje të vetëvlerësimit.
Movitimi për t’u ndier mirë me veten, është një nga arsyet pse njerëzit duan që miqtë e tyre në Facebook, ta dinë ata janë në një lidhje./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Intervista- Koronavirusi/ Vaksina do vonojë, katastrofë nëse përhapet tek vendet e varfra

Publikuar

-

Nga

Eksperti i sëmundjeve infektive, njëherazi drejtues i qendrës “Wellcome Trust”, Xheremi Farrar, flet për gjermanen ”Der Spiegel” mbi përhapjen e shpejtë të koronavirusit të ri, kërkimet e vështira për një vaksinë, mbi çështjen nëse qytetet në Evropë duhen futur në karantinë si ato në Kinë, dhe skenarin më të keq sipas tij:atë kur virusi mund të nisë të përhapet tek vendet me të varfra.

Keni paralajmëruar për vitesh, se në epokën e globalizimiy, një virus i rrezikshëm mund të përhapet në të gjithë botën në një mënyrë të pakontrollueshme. A është realizuar me koronavirusin e Vuhanit makthi juaj më i keq?

Në Kinë kjo është duke ndodhur. Virusi po përhapet shumë më shpejt sesa SARS-i. Pas vetëm disa javësh, ai ka infektuar më shumë njerëz në mbarë botën, dhe ka vrarë më shumë pacientë në Kinë sesa SARS-i në 9 muaj. Në Vuhan dhe në pjesë të tjera të Kinës, komunitetet po përjetojnë një makth.

A ka ndonjë rrezik të shohim skena të ngjashme në Gjermani dhe Evropë?

Unë besoj se më e keqja ka ende mundësi të parandalohet. Por kjo do të kërkojë marrjen e masave të ashpra brenda disa javëve. Duhet të mos harrojmë një fakt:Për sistemin tonë imunitar, ky virus është një kundërshtar i ri, i panjohur, dhe që është shumë i transmetueshëm midis njerëzve. Ai mund të shkaktojë gjithçka, nga simptoma shumë të lehta deri tek ato më të rëndat. Ky kombinim e bën këtë virus shumë të vështirë për t’u kontrolluar.

Cilat janë masat e ashpra, që mendoni se mund të jenë të nevojshme?

Mund të shohim izolimin e qyteteve apo rajoneve të veçanta. Ose disa javë ndërprerje të lidhjeve ajrore, hekurudhore apo detare, të cilat mund të kushtojnë miliarda dollarë. Edhe ne ekspertët po punojmë në një territor plotësisht të panjohur.
As me SARS-in dhe as me Gripin e Derrave, nuk u futën në karantinë qytete sikurse po ndodh tani në Kinë. Masa të ngjashme u morën për herë të fundit kundër Gripit Spanjoll në vitet 1918-1920, kur vdiqën deri në 50 milionë njerëz. Gjithsesi, Gjermania është e përgatitur mirë për këtë epidemi.

A ka gjasa të kërkohet futja në karantinë e qyteteve të mëdha, si Mynihu apo Parisi?

Kam shumë dyshime, sesi do ta përballonin banorët e qyteteve të mëdha perëndimore një gjë të tillë. Masa të tilla, do të shkaktonin një përçarje të madhe në mesin e komuniteteve. Nëse kjo gjë ndodh vërtet, njerëzve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi bazuar në vullnetin e tyre të lirë.
Por që masa të tilla të funksionojnë, është shumë e rëndësishme që politikanët dhe ekspertët e shëndetit publik të nisin që tani të përgatitin njerëzit, përmes një komunikimi të hapur, të ndershëm dhe transparent. Besimi është thelbësor, kërkon kohë, dhe mund të humbasë shumë shpejt.

A i druheni një pandemie të mundshme globale?

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ Gjermania: Hap kyç për Reformën në Drejtësi

LEXO EDHE:  Aksident/ 3 të vdekur, mbi 100 të plagosur

Natyrisht, jam shumë i shqetësuar. Por nuk do të jetë frika, por puna ajo që do të na shpëtojë.

Cilat pjesë të botës do të jenë vendimtare, në përcaktimin nëse koronavirusi i ri ka dalë jashtë kontrollit:vendet e zhvilluara apo ato në zhvillim, që kanë një sistem shëndetësor të dobët?

Një situatë aq e keqe sa ajo në Vuhan, do të ushtronte shumë presion edhe mbi sistemet shëndetësore shumë të mira si ato në Gjermani apo Singapor, sidomos në dimër. Por në vende
të varfëra si Bangladeshi, Venezuela apo disa vende të Afrikës, edhe një epidemi e vogël do
të ishte katastrofike. Prandaj ne duhet të ndihmojmë vendet e varfëra me gjithçka që është e nevojshme: pajisje mbrojtëse, testim, ilaçe dhe këshilla mjekësore.

Cila do të ishte shenja e parë, se situata në mbarë botën po del jashtë kontrollit?

Gjëja më e rëndësishme në 2-3 javët e ardhshme, është nëse do të ketë apo jo një transmetim të qëndrueshëm të koronavirusit jashtë Kinës. Këtë javë pati një raport mbi një të sëmurë nga Koreja e Jugut, që kishte vizituar Tajlandën, por jo Kinën. Ai nuk kishte qenë në kontakt me ndonjë kinez, dhe sërish u infektua. Dhe kjo gjë është shumë shqetësuese.

A mund të ndihmojë parandalimin global të virusit, prodhimi i shpejtë i një vaksine?

Jo, vaksina do të vinte shumë vonë për këtë gjë. Koalicioni për Inovacionet e Gatishmërisë Epidemike (CEPI), një organizatë ndërkombëtare e financuar nga Ministria gjermane e Arsimit dhe Kërkimit, po mbështet kërkimet mbi zhvillimin e një vaksine.
Por ato do të zgjasin të paktën 6 muaj. Në fakt, vaksina nuk do të jetë gati para fundit të këtij viti. Vaksina është diçka që i bëhet njerëzve të shëndetshëm. Dhe duhet të jemi absolutisht të sigurt se ajo është e sigurtë. Nëse nuk kemi fat, mund të mos jemi në gjendje të zhvillojmë dot asnjë vaktinë kundër koronavirusit./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse Greqia duhet të zëvendësojë Turqinë, si partnere strategjike e SHBA-së në rajon

Publikuar

-

Nga

Nga Eric Edelman & Charles Wald “National Interest”

Në takimin e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, kryeministri grek, Kiriakos Micotaqis, tha se Shtetet e Bashkuara duhet ta shohin vendin e tij
si një “aleat të besueshëm dhe të parashikueshëm”, në një pjesë të paparashikueshme të botës.
Një deklaratë e tillë në dukje e vërtetë, mund të tingëllonte qesharake vetëm disa vjet më parë, kur rajoni ishte i qetë dhe kur Turqia, dhe jo Greqia, ishte shtylla e stabilitetit. Por sot Athina
po bëhet një lojtare thelbësore pro-amerikane, në qendër të çështjeve të rëndësishme të sigurisë në Mesdheun Lindor.

SHBA-ja duhet të përfitojë nga kjo marrëdhënie në lulëzim mes 2 vendeve, si pjesë e një fokusimi të ri strategjik në rajon. Mesdheu Lindor, dhe sidomos Greqia, ishin thelbësore në vendimin që mori SHBA për të mbrojtur larine, dhe për të frenuar komunizmin pas Luftës së Dytë Botërore.
Tani gjeopolitika dhe gjeologjia, po rikthejnë konkurrencën në fushën e sigurisë në këtë udhëkryq strategjik, me Greqinë si nyjen kryesore. Nxitësi kryesor i këtij rivaliteti, ka qenë transformimi i Turqisë nën presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Dikur një aleate demokratike e besueshme, Ankaraja është gjithnjë e më shumë një autokraci pro-ruse, që ka ambicie për një ndikim më të madh rajonal, në kurriz të ndikimit të SHBA-së, Greqisë, Izraelit dhe të tjerëve. Ndërkohë, në rajon po kthehet konkurenca mes fuqive të mëdha, teksa ka një ndërhyrje në rritje të Rusisë, Iranit dhe Kinës.

Një tjetër “mollë sherri” vjen nga zbulimi i njëkohshëm i sasive të mëdha të gazit natyror, dhe nga mundësia për të zbuluar shumë më tepër. Kjo gjë mund të promovojë një zhvillim ekonomik që kërkohet më dëshpërim, sidomos nga Greqia, dhe që mund të zvogëlojë varësinë shqetësuese për energji që ka Evropa ndaj Moskës.

Për këtë arsye vitet e fundit ka një afrim më të madh në Greqi të kompanive amerikane. Po kjo ka rritur ndërkohë tensionet midis Turqisë dhe të gjithë të tjerëve. Në dallim nga fqinjët e saj, Ankaraja nuk pranon të njohë ligjin ndërkombëtar mbi kufijtë e Zonës së saj ekskluzive Detare Ekonomike.
Përkundrazi, ajo po mbron pretendimet e saj territoriale, dhe dërgon rregullisht anije që kryejnë shpime në ujërat qipriote, duke kërcënuar pjesën tjetër për zhvillimin dhe eksportimin e burimeve të vlefshme natyrore. Këto zhvillime të mëdha, shpjegojnë aspiratat e Greqisë për ta zëvendësuar Turqinë si një qendër rajonale diplomatike dhe ekonomike, dhe që kohët e fundit ka një mosmarrëveshje me NATO-n.
Në fakt, Athina po bën pikërisht atë që kërkojnë politikëbërësit amerikanë nga aleatët:po merr përgjegjësi më të mëdha për mbrojtjen kolektive. Greqia shpezon tashmë një pjesë më të madhe të PBB-së saj për mbrojtjen, sesa çdo anëtar i NATO-s përveç Shteteve të Bashkuara.

Dhe kjo pasqyron mënyrën sesi pas disa dekadash marrëdhëniesh të ftohta në rastin më të mirë, ekziston një konsensus kombëtar në rritje, se partneriteti me Shtetet e Bashkuara duhet të përbëjë themelin e sigurisë së Greqisë. Kthesa e raporteve SHBA-Greqi nisi me Aleksis Cipras, ish-kryeministrin e majtë.

LEXO EDHE:  Arrestime VIP/ Zbardhet plani i SHBA për Shqipërinë gjatë 2017

LEXO EDHE:  Arrestime VIP/ Zbardhet plani i SHBA për Shqipërinë gjatë 2017

Nismat e tij po zgjerohen tashmë nga qendra e djathtë e Demokracisë së Re, që është tradicionalisht më pro-amerikane. Gjithsesi, Greqia ka nevojë për një bashkëpunim më të madh, për të projektuar fuqinë amerikane dhe promovuar stabilitetin gjithnjë e më të trazuar në Mesdheun Lindor. Thelbësor për rolin e ri gjeopolitik të Greqisë, është udhëheqja e saj diplomatike, që po ndërton lidhje më të forta me Qipron, Izraelin dhe Egjiptin, mbi energjinë
dhe sigurinë.

Me kompanitë amerikane që po përfshihen gjithnjë e më shumë në eksplorimin e burimeve energjitike në rajon, Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë praninë e saj detare në Mesdheun Lindor, përfshirë vizitat në porte, stërvitjet e përbashkëta ushtarake, dhe integrimin e forcave detare greke me njësitë e aeroplanmbajtësev amerikane.
Ndërkohë SHBA-ja, duhet të përfitojnë nga padurimi i Greqisë për të bërë më shumë në këtë drejtim. Greqia do të ketë nevojë për financim të huaj ushtarak (FMF), për të modernizuar forcat e saj ajrore dhe detare. Në fund të vitit të kaluar, Kongresi autorizoi 3 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Greqinë; ndërsa Athinës i duhet më shumë më tepër.

Gjithashtu, politikëbërësit amerikanë duhet të marrin në konsideratë një prani më të fortë ushtarake amerikane në Greqi. Dhe kjo mund të përfshijë forcat detare amerikane në portet me rëndësi strategjike në Gjirin e Sudas dhe Aleksandropulit, ankorimin e cisternave, dhe zgjerimin e operacioneve trajnuese për helikopterët ushtarakë.

Greqia është ndërkohë një mundësi tërheqëse, për zhvendosjen e aseteve ushtarake amerikane nga Turqia. Po kështu mund të jetë Qipro, në varësi të zhvillimeve me Turqinë. Kjo do të siguronte një qasje të besueshme për forcat amerikane, dhe mund të krijojë një mekanizëm presioni, për të imponuar ndryshime në politikat gjithnjë e më destabilizuese të Ankarasë mbi rajonin.

Shënim:Eric Edelman, ish-ambasador i SHBA-së në Turqi. Charles Wald, ish-zëvendëskomandanti i Komandës Evropiane të SHBA-së në NATO./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE