Connect with Us

Francë/ Protestat më radikale kundër reformës së pensioneve

Bota

Francë/ Protestat më radikale kundër reformës së pensioneve

Publikuar

-

Fronti i grevës kundër reformës së planifikuar të pensioneve në Francë duket se po dobësohet. Protestat po bëhen më të pakta, por më radikale. Kështu, një restoranti të njohur iu vu flaka dhe Luvri u bllokua.

Presidenti francez Emmanuel Macron me sa duket po kërkonte një mundësi të vogël për të shlodhur mendjen. Mbi të gjitha, lufta për projektin e tij të prestigjit, reformën e madhe të pensioneve duhet ta ketë lodhur deri në kockë. Por vizita në teatër me të shoqen Brigitte-n të premten në mbrëmje ishte gjithçka tjetër, por jo shlodhëse.

Turmë e irrituar para teatrit

Pa u përhapur ende mirë lajmi në mediet sociale se Macroni po kënaqej në teatrin e famshëm parizian Théâtre des Bouffes du Nord, te dera u mblodh një grup kundërshtarësh të zemëruar të Presidentit. “Macron demissionne” – “Macron jep dorëheqjen”, thërrisnin ndoshta rreth 100 protestues. Midis tyre ndodheshin studentë të majtë dhe mbështetës të një komande të vetëshpallur të grevës. Dhe jo vetëm kaq, por turma u përpoq të depërtonte edhe në teatër. Presidentit iu desh të largohej përkohësisht nga shfaqja, forcat e policisë arritën vetëm me vështirësi ta përmbanin turmën që të mos sulmonte teatrin.

Zjarr në kafene-restorantin Rotonde

Frankreich Paris Proteste gegen Rentenreform (Reuters/G. Fuentes)

Në vende të tjera, nata kaloi jo kaq lehtë: “Në dhjetë e pesë më morën në telefon dhe më thanë që në Rotonde ka rënë zjarr”, tregon në mëngjes i tronditur dukshëm Gérard Tafanel, drejtori menaxhues i Rotonde. Persona të panjohur kishin shkatërruar dritaret dhe kishin vënë flakë brenda. Kafeneja historike preferohet jo vetëm nga turistët, por edhe nga politikanët dhe artistët francezë. Macroni festoi këtu kalimin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Dorasit ende nuk janë kapur. Por ka arsye për të besuar se ata donin të shkatërronin qëllimisht vendin e preferuar historik të presidentit. “Ne kemi marrë shumë kërcënime prej një kohë të gjatë,” konfirmoi Tafanel.

LEXO EDHE:  Deputetja socialiste provokon protestat: Tjetër thonë e tjetër bëjnë...

Bllokohet Luvri, trazira te sindikatat

Të dyja incidentet ilustrojnë një përkeqësim të mosmarrëveshjes për reformën e pensioneve, në të cilën kundërshtarët me sa duket janë të gatshëm të shkojnë më tej. Të premten, disa dhjetëra kundërshtarë të reformës bllokuan me orë të tëra muzeun e Luvrit, ndërsa të tjerë hynë në zyrat e sindikatës më të madhe dhe të gatshme për reforma CFDT të Francës dhe shkaktuan trazira edhe atje. Sabotimi i furnizimit me energji ishte pjesë e repertorit të sindikatave radikale që nga fillimi i grevave.

Qeveria kërkon “respekt bazë”

Qeveria reagon e shqetësuar: “Ju mund të mos pajtoheni absolutisht me politikat e qeverisë. Megjithatë kërkohet një respekt bazë, që na mundëson të jetojmë në mënyrë demokratike. Çfarë tjetër duan ata? Kryengritje? Dhe po ra qeveria, kush ia jep fuqitë qeverisë së re?” pyeti Sekretarja e Shtetit Emmanuelle Wargon në transmetuesin BFMTV.

Frankreich Paris Proteste gegen Rentenreform (Reuters/E. Foudrot)

Historiani Jean Garrigues hoqi paralele me protestat e rreth një viti më parë: “Edhe tani po shfaqen përsëri forma të dhunës dhe brutalizimi i hapësirës publike. Është një si jelekverdhizim i kësaj lëvizje sindikale.”

“Do të bëhet edhe më keq”

Edhe jelekverdhët dolën përsëri në rrugë në Paris në fundjavë. Qenë vetëm disa mijëra, bërthama e fortë. Këtu veprimet radikale të kundërshtarëve të reformës së pensioneve u pritën me duartrokitje: “Po është normale kjo që po ndodh. Kur nuk i dëgjon njerëzit, do të ndodhë diçka e tillë. Dhe do të bëhet edhe më keq”, parashikon Didier, i cili ka veshur një përkrenare dhe ka vënë gërsheta si një gal i pathyeshëm dhe ka zënë vend në marshimin e demonstruesve.

Qeveria planifikon ta miratojë reformën e pensioneve në kabinet të premten e ardhshme dhe shpreson që me këtë të sjellë pak qetësi. Disa kundërshtarë kanë bërë të ditur se atëherë do të fillojnë me të vërtetë protestën./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rritet frikshëm shifra/ Arrin në mbi 900 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë ka arritur në mbi 900, ndërsa sot për herë të parë që nga shpërthimi i epidemisë, Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi një lagje të Pekinit dhe një spital për trajtimin e presonave të prekur nga virusi. Ndërkohë, rritja e rasteve në Britani bëri që qeveria e këtij vendi ta shpallë virusin një “kërcënim serioz” për shëndetin publik.

Zyrtarët kinezë të shëndetit raportuan 97 vdekje të reja të dielën. Kjo e çon në 908 numrin e përgjithshëm të vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi. Sipas zyrtarëve të shëndetësisë janë raportuar 3.062 raste të reja të virusit, duke i dhënë fund prirjes shumë ditëshe të rënies së numrit të rasteve që kishte sjellë shpresat se masat e kontrollit do të funksiononin.

Me një maskë në fytyrë, Presidenti kinez Xi Jinping bëri një paraqitje publike për herë të parë pas shpërthimit të koronavirusit, duke vizituar një lagje dhe një spital në Pekin. “Duhet të kemi besim. Ne do ta mposhtim këtë epidemi”, tha presidenti kinez.

Britania raportoi të hënën katër raste të reja, duke e sjellë në gjithsej tetë numrin e personave me koronavirus. Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock shpalli virusin një kërcënim për publikun për t’i dhënë qeverisë më shumë fuqi për të izoluar të sëmurët në përpjekjen e saj për të shmangur përhapjen e tij të mëtejshme.

Në Japoni, një anije turistike mbetet në karantinë në Yokohama me 66 raste të reja të raportuara të hënën, më shumë sesa dyfishi i numrit të rasteve të njohura në bord.

Anija Diamond Princess (Princesha e Diamantit) u urdhërua të mbetej në karantinë javën e kaluar pasi një pasagjer i saj, i cili zbriti nga anija në Hong Kong rezultoi se ishte prekur nga koronavirusi.

Epiqendra e shpërthimit të koronavirusit është në provincën Hubei të Kinës, ku miliona njerëz vazhdojnë të jenë të izoluar. Në zonat e izoluara njerëzit po ankohen për mungesa ushqimore.

LEXO EDHE:  Vdekja e Florenc Beqirajt/ Ministria e Jashtme komunikim për mediet

LEXO EDHE:  Vdekja e Florenc Beqirajt/ Ministria e Jashtme komunikim për mediet

Zyrtari kinez i tregtisë Ëang Bin tha të dielën se ka mungesa në logjistikë, rritje të çmimeve dhe mungesë të krahut të punës. “Është e vështirë që furnizimi i tregut të arrijë nivelet normale,” tha ai. Aktualisht, ai tha se ka një furnizim pesë-ditor të mishit të derrit dhe vezëve, dhe furnizim tre-ditor të perimeve.

Banka Qendrore e Kinës vuri në dispozicion 300 miliardë juanë (43 miliardë dollarë) për të ndihmuar bizneset e përfshira në luftimin e epidemisë. Joseph Eisenberg, profesor i epidemiologjisë në Fakultetin e Shëndetit Publik në Universitetin e Miçiganit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ishte shumë herët për të thënë nëse epidemia ka arritur kulmin për shkak të paqartësisë mbi numrin e rasteve.

“Edhe nëse rastet e raportuara mund të kenë arritur kulmin, ne nuk e dimë se çfarë po ndodh me rastet e paraportuara,” tha ai. “Kjo është veçanërisht një çështje problematike në disa nga zonat më rurale”, tha zoti Eisenberg.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute (SARS) që shpërtheu në vitet 2002-03, i cili besohet se ka vrarë 774 njerëz dhe të ketë sëmurë gati 8,100 njerëz në Kinë dhe në Hong Kong. /VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

“Tërmet” politik në Gjermani/ Pasardhësja e Merkelit merr vendimin e papritur

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, heq dorë nga kandidatura për kancelare, si edhe nga posti i kryetares së CDU-së.

Pas ngjarjeve në landin e Tyringjisë javën e kaluar, ku një kryeministër liberal (FDP) u zgjodh me votat e partisë populiste të djathtë, AfD dhe u dorëhoq pak ditë më vonë, kryetarja e partisë kristian-demokrate, CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer ndeshi në kritika të forta që vunë në dyshim autoritetin e saj. Tani ajo vendosi të heqë dorë si nga kandidatura për kancelare ashtu edhe nga pozicioni i kryetares së CDU-së, bëri të ditur presidiumi i CDU-së në Berlin, sipas një zëdhënësi konservator.

Kramp-Karrenbauer, tha në presidium, citon dpa,se ka “një marrëdhënie të pasqaruar të pjesëve të CDU-së, me AfD dhe Të Majtët”. A

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Çfarë po i dhuron kryeministrit të të pasurve viti i tepsisë?

LEXO EDHE:  Shpërthime të fuqishme në Universitetin e Lyon-it

jo është kundër një bashkëpunimi me AfD dhe Të Majtën. Në të njëjtën kohë është e qartë, që kryesimi i partisë dhe kandidatura për kancelare janë në një dorë. Sipas AKK në verë ajo do të organizojë procesin e kandidaturës për kancelar, do ta përgatisë partinë për të ardhmen dhe do të dorëzojë postin e kryetares, thuhet në njoftimin e presidiumit të CDU-së. Njoftohet se Merkel do ta mbajë Kramp-Karrenbauer si ministre të Mbrojtjes./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet në 811 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Në Kinë numri i persona që kanë gjetur vdekjen si pasojë e koronavirusit prej momentit të shpërthimit deri më sot ka arritur në 811, duke e kaluar numrin e vdekjeve në nivel botëror të shkaktuar nga virusi SARS.

Shumë prej qyteteve janë shdërruar në qytete fantazmë gjatë dy javëve të fundit pas urdhrit të autoriteteve për t’i izoluar ato, bllokuar fluturimet dhe mbyllur fabrika e shkolla. Edhe të hënën një numër i madh vendesh pune e shkollash, do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Në total numri i personave të prekur nga virusi në Kinë njoftohet se është 37,198 persona. Virusi është përhapur në të paktën 27 vende e rajone të ndryshme të botës duke infektuar më shumë se 330 njerëz.

Ndërkohë autoritetet kineze njoftuan se po rritet numri i pacientëve me koronavirus që po shërohen. Sipas Komisionit Kombëtar kinez të Shëndetit, numri i përgjithshëm i personave që janë shëruar prej shpërthimit të infeksionit viral është 2649 persona. Dy ditët e fundit kanë shënuar një rritje të numrit të pacientëve me koronavirus të cilët janë shëruar dhe kanë lënë spitalet në mbarë Kinën.

Në provincën Anhui në lindje të Kinës, 12 persona u liruan nga spitali ditën e shtunë në disa qytete, duke e çuar në 59 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

“Një numër i madh i pacientëve janë larguar nga spitali këto dy ditë, mesatarisht dy ose tre në ditë. Kjo rrit besimin tek mjekët. Shpresojmë që e gjithë shoqëria të mbështesë punën tonë për parandalimin dhe kontrollin. Kemi besim se do ta fitojmë betejën kundër epidemisë”, thotë Yang Dexiang, mjek i rrugëve të frymëmarrjes në spitalin e qytetit Tongling.

LEXO EDHE:  Prostituta gjendet gjysmë e vdekur/ Kishte tatuazh emrin e një shqiptari

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Çfarë po i dhuron kryeministrit të të pasurve viti i tepsisë?

Një pacient i cili kishte ardhur në spital në gjëndje të rëndë në provincën Heilongjiang në verilindje të Kinës, la spitalin pasi testet e fundit rezultuan negative. Në qytetin Zunyi të provincës Guizhou, një pacient u largua nga spitali të shtunën pasdite pas trajtimit 13-ditor.

Lajme inkurajuese vijnë gjithashtu edhe nga provinca ishull Hainan, e cila raportoi për tre raste pacientësh të shëruar të shtunën duke e çuar në 14 numrin e përgjithshëm të tyre. Në qytetin lindor Liaocheng, të provincës Shandong, pacienti i parë u lirua nga spitali të premten.

Rajoni autonom Ningxia Hui, raportoi të shtunën 10 raste të tjera pacientësh që e kanë marër veten, duke e çuar kështu në 13 numrin e përgjithshëm të tyre. Sipas shifrave të Komisionit Kombëtar të Shëndetit, numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar në të gjithë Kinën deri ditën e shtunë, rezulton të jetë 2,649 persona. /VOA 

LEXO TE PLOTE