Connect with Us

Fluks kërkesash e ankesash për gjyqtarët/ KLGJ ia kalon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Kronika

Fluks kërkesash e ankesash për gjyqtarët/ KLGJ ia kalon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Publikuar

-

Këshilli i Lartë Gjyqësor bën të ditur se ia ka kaluar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë të gjitha ankesat për gjyqtarët.

Në një deklaratë, KLGJ sqaron se Kushtetuta e përcakton ILD si organin kushtetues i cili fillon procesin e kryerjes së verifikimit të shkeljeve disiplinore dhe të procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve.

“Duke marrë shkas nga disa zhvillime të kohëve të fundit dhe në vijim të kërkesave të përsëritura nga individë dhe institucione shtetërore në adresë të tij, Këshilli i Lartë Gjyqësor sqaron opinionin publik në lidhje me procedimin disiplinor të gjyqtarëve.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e përcakton Këshillin e Lartë Gjyqësor si organin përgjegjës për sigurimin e pavarësisë, përgjegjshmërisë dhe mbarëvajtjes së pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve, si dhe për marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve të të gjitha niveleve.
Në lidhje me këtë të fundit, neni 147/d i Kushtetutës parashikon se Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve. Pra, nuk është Këshilli i Lartë Gjyqësor, por Inspektori i Lartë të Drejtësisë, organi kushtetues i cili fillon procesin e kryerjes së verifikimit të shkeljeve disiplinore dhe të procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve.
Kompetencat dhe përgjegjësitë respektive të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë rregullohen më hollësisht edhe në Ligjin nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Referuar dispozitave kushtetuese dhe atyre për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor rithekson se nuk mund të ushtrojë kompetencat e verifikimit të ankesave ndaj veprimtarisë së gjyqtarëve, pasi këto i përkasin Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Për rrjedhojë, të gjitha kërkesat e depozituara pranë KLGJ nga individë dhe institucione shtetërore në të cilat ngrihen pretendime lidhur me shkelje disiplinore të gjyqtarëve, janë administruar rregullisht dhe do t’i përcillen Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, menjëherë me krijimin e këtij institucioni.”-thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Aferat me vendimet dhe pronat e dyshimta/ Zbardhen emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do merren në pyetje

Kujtojmë këtu se një ditë më parë, Kuvendi zgjodhi kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Me 98 vota pro është zgjedhur në këtë post Artur Metani vëllai i deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni, e cila nuk ka marrë pjesë në votim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vdekja e mistershme e Mentor Rexhës/ Vëllai trondit me rrëfimin: S’kemi para të sjellim trupin në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Vdekja e Mentor Rexhës në një burg duket se ka mbetur enigmë, pasi familjarët kanë hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve franceze se ai është vetëvrarë.

Familjarët kanë publikuar foto në media ku shihen shenja dhune, ndërsa vëllai Fatbardhi dhe motra Suela kanë treguar momentin kur mësuan për humbjen e Mentorit.

Fatbardh Rexha tregoi në një lidhje me emisionin “Ftesë në 5” se me të vëllain kishte kontaktuar reth tre javë më parë dhe më pas Mentori nuk i ishte përgjigjur më telefonatave të tij.

“Kam fol me vëllain para tre javësh ka qenë shumë mirë dhe ka nisur të mësoj gjuhën. Çdo gjë i ka patur në rregull, nuk ka patur konflikte. Edhe me shokët mirë e ka kaluar. Pas tre javësh tentova ta marr në telefon, telefonin nuk përgjigjej asnjë. Pas tre ditësh më doli shoku i tij dhe nuk dita të merrem vesh. Foli një shoku im me të dhe më thanë se Mentori ka vrarë veten. Nuk e besova, por më erdhi edhe një lajm tjetër si ky. Pas kësaj kam ardhur drejt Francës. Kam shkuar tek morgu. Më thanë për të firmosur. Nuk pranova pa parë vëllanë. Pata edhe një shok me vete. E kam parë vëllai rreth e përqark dhe trupi i tij ishte nxirë komplet, gjunjtë e zi, brinjët e thyera. Çizmja e policit ju dukte që i kishte rënë. Hunda e thyer, buza e çarë. E ktheva pak anash, por ishte i qepur me kapse. Thonë që ka varë veten, por nuk është aq poshtë sa kishte shenjat ai. Është një dhunë katastrofike. S’kishe çfarë të shikoje. Nuk kam fjalë. I kam filmuar të gjitha. Nuk kam takuar ambasadorin asnjëherë. Dua të tregoj se pse të mos më thotë ambasadori. Asnjë nuk do të më thoshte për vëllanë. Ku do ta kishin çuar. Ambasadori për atë punë është”, u shpreh Fatbardhi, i cili tregoi se nuk kam pasur kontakt dhe asnjë ndihmë nga ambasadori shqiptar në Francë, përveç një herë që i ka thënë në telefon se nuk di gjë lidhur me këtë rast.

Nga ana tjetër, edhe Suela Rexha rrëfeu se pavarësisht përpjekjeve, askush nuk i ka ndihmuar për zbardhjen e vdekjes së vëllait.

LEXO EDHE:  Gjyqtarja e diktaturës/ “Grabit” të pastrehët me prokurorin, për një apartament luksoz

LEXO EDHE:  Gati furtuna në drejtësi/ Ndërkombëtarët marrin në dorë pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve

“Jam njoftuar me anë të një telefonate që më mori vëllai i madh nga Gjermania. Ishte në dark kur më mori në telefon, unë kam qenë në Itali në kohën kur më ka marrë ai në telefon. Ai më tha se duhet të bëhem e fortë se diçka i ka ndodhur Mentorit. Ishte e befasueshme, nuk e besoja. Nuk kisha ca të bëja. Prisja një përgjigje të të gjithëve, më kanë ardhur vetëm nga vëllai i madh përgjigjet. Atë e njoftonin shokët e vet. Shokët ku ka qenë Mentori. Kam marrë një avokat dhe i kërkova që të interesohet. Ai më dha një numër të aAmbasadës. U lidha me Ambasadën e Parisit. Në fillim më thanë se nuk është vëllai jot. Por më pas dyshova. Më vinin fjalë se Mentorin e kanë vrarë. Ambasada më ka thënë vetëm fjalën vetëvrasje. Jam lidh me Ambasadën në Francë dhe më kanë thënë se e kanë gjetur të mbytur. Nuk kisha rrugë tjetër, si zemër motre kam shkuar në Francë, ka ardhur edhe vëllai nga Gjermania më pas. Atje të burgu kam takuar drejtoreshën e burgut. Vetëm telefonata kam pasur. Kontaktet e fundit me Mentorin i ka pasur vëllai. Vëllai i madh Fatbardhi ka komunikuar me të i fundit”, nënvizoi motra Suela.

Por duket se ky nuk është i vetmi problem i familjes Rexha, pasi Fatbardhi deklaron se nuk ka para as të sjellë trupin e pajetë të Mentorit në Shqipëri, duke qenë se shpenzimet shkojnë deri në 90 mijë euro./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një pallat në Bilisht/ Panik tek banorët

Publikuar

-

Nga

Një pallat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Bilisht.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e fundit duke vënë në rrezsik edhe banorët e tjerë.

Deri në këto momente nuk raportohet per te lënduar, por vetëm demë të shumta materiale.

Në vendngjarje shkuan zjarrfikëset e bashkisë së Korçës dhe Bilishtit.

LEXO EDHE:  Gjyqtarja e diktaturës/ "Grabit" të pastrehët me prokurorin, për një apartament luksoz

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga oxhaku./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Durrës/ 42-vjeçari u plagos nga hajduti

Publikuar

-

Nga

Policia ka zbardhur detaje të reja, për ngjarjen në Durrës ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 42 vjeçar.

Sipas njoftimit, autori i plagosjes kishte shkuar në banesën e vëllait të të plagosur për të grabitur.

Pasi Rexhep Terziu dëgjoi zhurma, shkoi për të vëzhguar, duke u përballur me autorin, i cili ka qëlluar me armë zjarri, ku një nga plumbat e ka kapur në pjesën e këmbës.

“Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T.

Në tentativë për të vjedhur por që është  diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e  banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi.

LEXO EDHE:  Vendimi-Emrat/Ja 3 gjyqtarët shqiptarë për në Gjykatën e Strasburgut

LEXO EDHE:  SHBA-BE kundër gjyqtarëve të Administratives

Shërbimet e Policisë kanë mburritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të  bërë të mundur kapjen e autorit

Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar.

Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit  dhe kapjes së autorit.”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE