Connect with Us

Debate të ashpra në Greqi për rrugën me Shqipërinë

Kosova & Rajoni

Debate të ashpra në Greqi për rrugën me Shqipërinë

Publikuar

-

Rishikimi i projektit të vijimit të autostradës Joniane drejt pikës kufitare të Kakavijës nga Ministria greke e Infrastrukturës po ngjall debate të ashpra në rajonin verior grek të Janinës, fqinj me Shqipërinë.

Bashkitë e rajonit verior grek, raporton radioja amerikane VOA, por edhe grupe të biznesit dhe shoqata turistike po kundërshtojnë fort planet e qeverisë së re të Kryeministrit Micotaqis ku parashikohet ndryshimi i projektit dhe shkurtimi i buxhetit.

Debatet nisën pas një seance në Parlamentin grek ku njëri nga deputetët e Janinës kërkoi që autoritetet e Ministrisë greke të Infrastrukturës të shpjegonin vonesën për fillimin e projektit rrugor që ishte gati që në vitin 2013. Por Ministria u përgjigj se po rishikonte projektin dhe shkurtimin e buxhetit duke parashikuar një rrugë kombëtare dhe jo autostradë në drejtim të Kakavijës. Kryetari i Bashkisë së Janinës, dhe 4 bashkive kufitare me Shqiperine, Prefekti i rajonit, disa shoqata rajonale që lidhin aktivitetin me turizmin dhe biznesin i kanë kërkuar qeverisë grekeme tone të forta në deklarata publike që projekti të zbatohet sic është parashikuar. Ndryshimi i projektit që lidh Rrugën Joniane me Kakavijën, sipas tyre, do të cënonte zhvillimin e rajonit.

Autostrada Joniane është ndërprerë në periferi të Janinës dhe segmenti që duhet ta lidhte me Kakavijën në kufi me Shqipërinë, rreth 90 kilometra e bën atë pjesë të boshtit të rrugës joniane të Ballkanit perëndimor. Ky bosht rrugor fillon nga Trieste, në Itali, përshkon Slloveninë, Kroacinë Malin e Zi dhe Shqipërinë dhe arrin deri në Pikën kufitare të Kakavijës në kufi me Greqinë.

LEXO EDHE:  “Kurrë s’do të paguhet”/ Kundërshtari i Tsipras bën paralajmërimin e fortë

Shqetësimit të qeverive vendore fqinje me Shqipërinë iu bashkuan edhe drejtuesit vendorë në Gjirokastër dhe organizmat e biznesit. Kryetarja e Qarkut të Gjirokasrës Lindita Rova i tha “Zërit të Amerikës” se “do të ndanin vullentin e përbashkët me Qarkun e Janinëspër nxitjen e fillimit të projektit të superstradës”.

Ndërsa Kryetari i Dhomë së Tregëtisë së Gjirokastrës Maksi Hoxha tha se “infrastruktura rrugore është mjaft e rëndësishme për shkëmbimet mes dy rajoneve”. “Sapo firmosëm edhe një marrëveshje me Dhomën e Tregëtisë së Janinës për paketa të përbashkëta turistike dhe një bashkëpunim të gjerë rajonal”, tha zoti Hoxha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  I dënuar në Greqi?/ Kryebashkiaku socialist i përgjigjet PD-së 

LEXO EDHE:  Me 30 kg drogë drejt Greqisë/ Arrestohen dy shqiptarë

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Babi shqiptar dhunon vajzën në Greqi/ E qëllon në kokë dhe qafë

LEXO EDHE:  Drogë në makinë/ Arrestohet 44 vjeçari

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Babi shqiptar dhunon vajzën në Greqi/ E qëllon në kokë dhe qafë

LEXO EDHE:  “Hapja kanale dhe gdhendja gurë”/ Gena rrëfen punët e para në shtetin fqinj

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE