LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çlirim Gjata zbulon detajet tronditëse/ Ja pse i duhet Ramës kapja e ILD-së

21 Janar 2020, 11:11, Politikë CNA
Çlirim Gjata zbulon detajet tronditëse/ Ja pse i duhet Ramës

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata ndërsa e cilësoi antikushtetues emërimin e Metanit në krye të Inspektriatit të Lartë të Drejtësisë, ka theksuar se ky është një skenar i kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Gjata tha se me kapjen e ILD-së, Rama kërkon të kontrollojë punën e gjykatësve dhe të prokurorëve të Republikës dhe t?i propozoje sipas rastit KLP dhe KLGJ masat disiplinore deri në shkarkim nga detyra.

?Metani u emërua nga vetë Kryeministri Avokat i Shtetit, pra vartës direkt i tij, pa folur për lidhjet familjare e nepotike të Metanit më eksponentë të njohur të qeverisë dhe Partisë Socialiste, gjë që është bërë normë për drejtuesit e lartë të organeve të reja të drejtësisë. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është kunati i një tjetër deputeteje socialiste.

Po përse i duhet Edi Ramës kapja e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë?

Për arsyen e thjeshtë se në këtë funksion Inspektori ka si kompetencë të kontrollojë punën e gjykatësve dhe të prokurorëve të Republikës dhe t?i propozoje sipas rastit KLP dhe KLGJ masat disiplinore deri në shkarkim nga detyra. Kështu Edi Rama ka në dorë gjyqësorin dhe prokurorët, të cilët po nuk zbatuan urdhrat e tij, u lëshon Inspektorin, pra Metanin.

Në këtë mënyrë, Edi Rama synon t?i mbajë gjyqtarët dhe prokurorët në një veting permanent dhe personal.?-tha Çlirim Gjata.

Më tej, ai u shpreh se Reforma në Drejtësi është e pamundur me Edi Ramën kryeministër, pasi sipas tij drejtësia është e kontrolluar nga kreu i qeverisë.

?Ka kohë që ne kemi shtruar çështjen se përse u bë gjithë kjo reformë në drejtësi. Për  faktin që qeveria të mbajë sa më larg duart nga drejtësia. Por me Edi Ramën kjo është e pamundur. Koha po provoj atë që Partia Demokratike paralajmëroi që prej fillimit: I vetmi synim i Edi Ramës me reformën në drejtësi është kontrolli i plotë i saj dhe jo drejtësia e pavarur në shërbim të qytetarëve.

Sot askush nuk beson më në pavarësinë e organeve të reja të drejtësisë nga Kryeministri, i cili po i kthen ato në organe private të tij.

E vetmja rrugë për shpëtimin e reformës në drejtësi është largimi i Edi Ramës.?-përfundoi deklaratën e tij Çlirim Gjata./ CNA.al

Lajmet e fundit nga