LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bushati kujton 21 Janarët/ I pari na nderon, i dyti na dhemb, i treti na turpëron

21 Janar 2020, 11:47, Aktualitet CNA
Bushati kujton 21 Janarët/ I pari na nderon, i dyti na dhemb, i treti na

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kujtuar tre 21 Janarët.

Sipas Bushatit, i pari na nderon, i dyti na dhemb dhe i treti na turpëron.

?21 Janarët! I pari na nderon. 100 vjetori i Kongresit të Lushnjes është dëshmi e maturisë politike të njerëzve të mençur që ditën të bëhen bashkë për fatet e Shqipërisë në momente kritike.
I dyti na dhemb. Pasi lidhet me ndarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës, në 2006-ën. Personalitetit që udhëhoqi rezistencën ndaj Serbisë e që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës.
I treti na turpëron. Sepse më 21 Janar 2011, shteti vrau 4 protestues të pafajshëm dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj?, shkruan Bushati./CNA.al

Lajmet e fundit nga