Connect with Us

Berisha shthur gjuhën/ Merr në mbrojtje Lulin për financimet ruse

Politikë

Berisha shthur gjuhën/ Merr në mbrojtje Lulin për financimet ruse

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha, ka shpërthyer në akuza ndaj mediave, ndërsa ka marrë në mbrojte pasardhësin e tij në PD, Lulzim Basha, për financimet ruse.

Ndërsa fshirja e artikullit nga prestigjozja gjermane “Bild”, ishte temë diskutimi mbrënë në shumë studio televizive, Berisha shkruan se Rama, urdhëroi mercenarët e tij në media, ta kthenin këtë çeshtje në debat kryesor televiziv.

“Si ua la Bild ne goje Arben Malavites dhe Sugar Fuges halen e bosit te tyre!

Miq! Fenomenale! Gazeta me e madhe e Europes “Bild”, qe para disa muajve me regjistrime autentike iu faktoi botes se Edvin Kristaq Mafia ishte bosi i nje qeverie te mafies se droges dhe vjedhjes se votave, vendosi ne faqen e saj pardje nje shpifje, trillim te mirefillte te Edvin Kristaq Mafise per Lulzim Bashen.

Çdo njeri mbi toke qe lexonte ate pamflet rrene qeshte dhe tallej me te!

Bazuar ne ate shkrim, sipas te cilit Basha paska paguar para ruse ne ShBA per te bllokuar hapjen e negociatave te Shqiperise me BE, ne nje mobilizim te papare Arben Malavita, Sugar Fuga urdheruan mercenaret ne mediat e tyre Karlo Malavita, Ymer Çorapja, tualetin Masturbiv te Kol Balles ta shnderronin ne çeshtje debati kryesor shkrimin e Bild.

LEXO EDHE:  Rama pas ngjarjes së Bularatit/ Greqia ka derrat dhe gomarët e vetë

Mirepo keta mjerane dhe ndonje tjeter tejet i vrerosur me Bild mbllaçisnin ne debatet e tyre televizive me pasion te zjarrte dhe pergjerime dhe perjargezime halen e gatuar nga bosi i tyre sepse vazhdoni me zjarr betimet dhe sterbetimet edhe shume e shume ore pasi Bild kishte fshire nga faqja trillimin e gatuar nga Bosi i tyre.

Nje mik i imi ne kete gazete duke qeshur me tha se tragjikomikja e kesaj afere eshte se, edhe pasi u hoq si kryekeput trillim shkrimi nga gazeta, ne Tirane zelltaret e kryekreut vazhduan te sherbehen me halen e bosit te tyre!

Miq, le tju themi me gjithe zemer ju befte mire!

Ndjese miq per fjalen qe kam perdorur, por nuk e shmangia dot pasi pasioni i Edvin Mafise per halen tejkalon tek ai, siç dini, çdo shije tjeter! sb”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Basha godet Ramën: Mafia kroate, fitim 10 mln € në vit

LEXO EDHE:  Luli sot, si Rama dje

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Basha godet Ramën: Mafia kroate, fitim 10 mln € në vit

LEXO EDHE:  Luli sot, si Rama dje

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Luli sot, si Rama dje

LEXO EDHE:  Basha godet Ramën: Mafia kroate, fitim 10 mln € në vit

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE