LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Artan Hoxha shpëtoi Ramën nga burgu”/ Balla zbulon urdhër-arrestin

21 Janar 2020, 22:25, Politikë CNA
“Artan Hoxha shpëtoi Ramën nga burgu”/ Balla zbulon

Moderatori Sokol Balla ka bërë një deklaratë shumë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin e tij, “Real Sroey”, duke zbuluar një “sekret” të paditur më parë.

Teksa ishte duke folur për protestën dhe vrasjen e katërfishtë në 21 Janar të vitit 2011, Balla tha se po të mos ishte publikuar videoja e vrasjes, nga gazetari Artan Hoxha, kryeministri Edi Rama do të ishte sot në burg.

Sipas tij, para se të publikohej videoja, ishte firmosur urdhër-arresti për Edi Ramën.

?Nëse nuk do dilte ajo video, Rama do ishte në burg. Është e vërtetë! Po ta them unë, ka qenë gati i firmosur  urdhër-arresti para se ta jepte Artan Hoxha videon?, deklaroi moderatori./ CNA.al

Lajmet e fundit nga