Connect with Us

9 vite nga 21 Janari/ Lubonja “zë ngushtë” Ramën: Protestuesit u çuan atje për t’u vrarë

Politikë

9 vite nga 21 Janari/ Lubonja “zë ngushtë” Ramën: Protestuesit u çuan atje për t’u vrarë

Publikuar

-

9 vite nga ngjarja e bujshme e 21 Janarit të vitit 2011, ku mbetën viktimë 4 protestues, analisti Fatos Lubonja thotë se moszbardhja e vrasjeve është krim i dyfishtë.

Analisti thotë se ashtu si opozita edhe mazhoranca janë të dyja fajtore për këtë gjë, pasi thekson se PS i dërgoi protestuesit drejt vdekjes.

“Unë e kam pak të ndryshëm mendimin për “21 Janarin”, sepse ndodh sikur një pjesë janë me PD dhe vënë theksin te opozita, dhe veçanërisht për faktin pse PS nuk bëri asgjë për të vënë drejtësi dhe akuzohet PS se nuk iu qëndroi protestuesve, si dhe PD për sulmin e dhunshëm që u përdor atëherë dhe faktin që u sulmuan institucionet, pra legjitimimi i asaj që u bë. Ajo që ndodh për mua është kjo, që sot jemi në këtë pikë, sepse 21 janari ishte një krim i dyfishtë, jo i njëfishtë, siç e shohin një pjesë, që e bëri njëra ose tjetra palë. Ata njerëzit që u çuan atje nga PS, dhe këtu është përgjegjësia që ka PS, që e përgatiti një ditë më parë dhe duke paralajmëruar se populli është aq i zemëruar dhe nuk mbajmë ne përgjegjësi.

Ata njerëz u çuan qëllimit për t’u vrarë ndonjëri. Pra, kishte një qëllim të mbrapsht, me shpresën që përballë kishin një njeri të mbrapsht që mund të binte në këtë grackën dhe të qëllonte ndonjërin, siç edhe ndodhi. Pra, nëse ne do bëjmë gjyq të paanshëm për fajtorët, nuk lahen edhe këta që i çuan njerëzit atje. Sepse është njëlloj si të çosh ca njerëz tek ariu, ariu do t’i hajë ata, dihet. Kjo është eliminuar fare nga PS, por ata e kanë brenda atë pjesë, sepse nuk ishte një protestë e vërtetë popullore, psesë po të ishte kështu të nesërmen do të ishte djegur kryeministria, se u vranë 4 veta, por nuk ndodhi, sepse deshën ta shesin si protestën e pranverës. Tani iu intereson heshtja dhe kaq”, deklaroi Lubonja.

LEXO EDHE:  Sondazhet e Lulit dhe ujku me gomarin

Sipas tij, protestuesit u dërguan në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”  në 21 janar për t’u vrarë dhe pretendon se për këtë arsye nuk zbardhet ngjarja.

“Çështja komplikohet, nëse do ta ngremë në parim lidhur me atë sa dhuna mund të përdoret në protesta, dhuna, mosbindja civile, sa janë të legjitimuara dhe sa jo. Kur të bëhet gjyqi ndoshta dënohet më shumë vrasjet, sesa ata që i shtynë, por ama janë të dyja palët. Ata u çuan atje për t’u vrarë. PS i ngarkohet më shumë pse s’bëri drejtësi? Por, nuk bëri drejtësi se ka qenë qëllimi i keq që në fillim dhe nuk i intereson fare. Unë kamë qenë në protestë, aty ishin një masë e madhe, jo aq e madhe, siç nxjerr PD sot, si dhe një grup sulmi i veçantë, që do të destabilizonte, që do sulmonte kryeministrinë, do krijonte një situatë, që do tregonte një urrejtje të madhe popullore. Ishte shpresa që dikush do gjuante dhe do vriste ndonjë dhe kjo do instrumentalizohej dhe do bëhej mjet lufte politike, siç u bë”, theksoi Lubonja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Emërimet në ILD/ Altin Goxhaj nxjerr dokumentin e vjetër: Ja pse hesht Partia Demokratike

LEXO EDHE:  Topalli flet për zgjedhjet dhe opozitën/ Duhet të shohim nga vetja dhe te fillojme betejen

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD/ Berisha “thumbon” Bashën: Protesta çdo ditë, jo si çadra…

LEXO EDHE:  Sondazhet e Lulit dhe ujku me gomarin

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Ish-zv.ministrja bën thirrjen urgjente/ Partitë politike kanë humbur identitetin, zgjidhja e vetme është reformimi

LEXO EDHE:  Ish-zv.ministrja bën thirrjen urgjente/ Partitë politike kanë humbur identitetin, zgjidhja e vetme është reformimi

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE