Politikë
21 Janari, krimi që akuzon Metën, Ramën, Berishën dhe Bashën

Nëntë vite pas 21 Janarit të vitit 2011, ka shumë reagime nga kasta politike. Ka folur Ilir Meta, ka reaguar Erion Braçe, Ditmir Bushati, kanë folur drejtues dhe militantë socialistë e demokratë, edhe gazetarët kanë dhënë qëndrimet e tyre.
Në fakt i vetmi që ka një qëndrim të vërtetë, është gazetari Artan Hoxha. Ai ka drejtuar gishtin tek të katërt drejtuesit e kastës politike në vend, presidenti në detyrë, kryeministri në detyrë, kryetari i PD-së në detyrë dhe ish-kryeministri dhe lideri i PD-së Sali Berisha. 21 Janari është një akuzë për të katërt dhe po të kthehemi pak në memorie, dalin të gjitha faktet.
Së pari, një akuzë për Ilir Metën. Gjithçka filloi për bllokun e tij. 21 Janari është një akuzë për Presidentin e Republikës, është një akuzë për njeriun që u kap me video duke bërë paraze me Dritan Priftin, ish-ministrin e ndjerë të LSI-së dhe protestat filluan për këtë arsye.
Edi Rama i çoi njerëzit tek Kryeministria për bllokun e Ilir Metës. Ushtroi dhe dhunë dhe kjo është e vërtetë. U ushtrua një dhunë çnjerëzore ndaj policisë, me dru dhe hu, ku Erion Veliaj dhe zagarët e “Mjaft”-it spërkatën protestuesit me bojë të kuqe për t’u dukur se qe derdhur gjak.
21 Janari është një akuzë për Lulzim Bashën, ish-ministrin e Brendshëm , i cili është përgjegjësi kryesor për tejkalimin e kompetencave të policisë dhe plumbave të hedhur nga qytetarët.
Në asnjë vend të botës një ish-ministër i Brendshëm që kishte pasur 4 të vrarë, nuk do të mundte kurrë të kishte vazhduar karrierën e tij në politikë, por sot Lulzim Bashën e kemi në krah të Edi Ramës, njeriu që kërkoi të digjte Shqipërinë në atë 21 Janar të 2011-ës, me Edi Ramën që çoi si mish për top protestuesit duke i lënë atje në rrugë dhe fitoi mbi atë video pushtetin e tij të ardhshëm dhe i garantoi Lulzim Bashës së sotëm, njeriut që ishte ministër i Brendshëm, njeriut të paakuzuar kurrë për ato vrasje se do të vazhdonte të ishte i qetë, për më tepër do të ishte edhe lider i opozitës.
Akuza janë ngritur edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ishte në institucion dhe nuk mundi të komandonte dhe qetësonte vartësit e tij, që nga kreu i gardës dhe gjithë zinxhiri komandues, për të mos tejkaluar në dhunë, për të mos qëlluar mbi turmë, pavarësisht mënyrave se si janë justifikuar.
Puçi i shtetit dhe historitë e tjera politike nuk kanë asnjë vlerë, Bulevardi është larë në gjak, janë 4 viktima dhe përgjegjësi e ka emrin Ilir Meta, përgjegjësi e ka emrin Edi Rama, përgjegjësi e ka emrin Lulzim Basha, përgjegjësi e ka emrin Sali Berisha. Të gjitha të tjerat çfarë thuhen nga palët janë broçkulla politike dhe asgjë më shumë se sa kaq.
Ah, mos harrojmë, përgjegjësi nuk kanë më pak as Erion Veliaj e disa të tjerë në krah të asaj proteste, si Nard Ndoka, Preç Zogaj, etj, etj, që në atë kohë ishin në krah të Edi Ramës./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...