Connect with Us

21 Janari i 2011-ës/ Meta shigjeton Ramën: Përdori qytetarët për të ardhur në pushtet

Politikë

21 Janari i 2011-ës/ Meta shigjeton Ramën: Përdori qytetarët për të ardhur në pushtet

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka ngritur akuza të forta ndaj Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, pasi kujtoi 21 Janarin e vitit 2011, kur gjatë protestës para kryeministrisë, humbën jetën 4 persona.

Meta tha se qytetarët u përdorën nga socialistët, në mënyrë që ato të vinin në pushtet. Kreu i Shtetit deklaroi se PS nxiti dhunë dhunë për të arritur objektiva politike të pandershme dhe këtë gjë tregoi se e shikon si rrugën jo të duhur në të cilën duhet të ecë vendi.

“Sa i takon 21 janarit tjetër, sigurisht që nuk kemi asnjë arsye për t’u krenuar. Është një ngjarje që na kujton se sa tragjike është kur opozita përdor dhunën për të arritur objektiva politike të pandershme. Dhe se sa e rëndë është kur instrumentalizohen qytetarët për qëllime të tilla, sidomos kur nxiten në rrugën e dhunës.  Kjo ngjarje na kujton se duhet të heqim dorë një herë e përgjithmonë nga dhuna si një mjet i arritjes së qëllimeve politike”, theksoi presidenti në studion e “ABC News”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmëron Aleksandër Arvizu/ Nëse Trump merr një mandat të dytë, SHBA do dalë nga NATO

Publikuar

-

Nga

Paralajmëron Aleksandër Arvizu/ Nëse Trump merr një mandate të dytë, SHBA do dalë nga NATO

Ish-ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka bërë një parajmërim të fortë, teksa po fliste lidhur me drejtimin e SHBA-ve nga Doland Trump.

Arvizu tha se nëse Trump do të merrte një mandate të dytë, SHBA do të ndryshonte shumë.

Madje, ish-ambasadori paralajmëroi në Syri Tv, se SHBA nuk do jetë më në NATO në fund të 8 viteve të Trump si president.



“Trump do të ndryshonte mënyrën se si Amerika e shikon veten e vet dhe mënyrën se si bota e shikon SHBA. Disa njerëz do të thonë se kjo ka ndodhur, dhe ndoshta ka ndodhur, por ashtu siç e dimë, mandati presidencial është 4 vite dhe është e mundur që të bëjmë disa rregullime pas 4 vitesh.

LEXO EDHE:  Rama dhe Basha, takim i mundshëm jashtë Shqipërisë?!

LEXO EDHE:  Fajin e ka Agim Hushi që tha të vërtetën/Ta “vrasim”?!

Por nëse Trump do të drejtojë për 4 vite, do e ndryshojë Amerikën në mënyrë dramatike. Për shembull, në rastin e Shqipërisë dhe të Europës, shumë prej miqve të mi besojnë se ndoshta SHBA nuk do jetë më në NATO në fund të 8 viteve të Trump si president.

Mendoj se kjo është shumë e mundshme të ndodhë. Mendoj se do të ishte një botë shumë e ndryshme,” tha Arvizu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Propozimi i PS-së është antikushtetues”/ Hajdari: Listat fituese duhet të zgjidhen nga qytetarët

Publikuar

-

Nga

“Propozimi i PS-së është antikushtetues”/ Hajdari: Listat fituese duhet të zgjidhen nga qytetarët

Deputetja Rudina Hajdari ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Tempora’  ku është shprehur se i ka votuar ndryshimet kushtetuese  për shkak të listave të hapura.

“Ndryshimet kushtetuese padyshim që unë do ti votoja. Pse?! Sepse bënin atë që ne kishim kërkuar prej kohësh që ka të bëjë me listat e hapura.



Ai propozimi që ju sapo prezantuat është anti-kushtetuesh, sepse në ndryshimet kushtetuese thuhet që jo më pak se 2/3 duhet të jenë lista të hapura, që do të thotë 70% e listës duhet të jetë e hapur, Ndaj propozimi i PS-së është anti-kushtetues dhe e kanë bërë kundër atij votimi që edhe ata e kanë votuar.

LEXO EDHE:  Kryemadhi e fajëson për kanabizimin e vendit / Kjo është përgjigjja e Ilir Metës

LEXO EDHE:  Rama dhe Basha, takim i mundshëm jashtë Shqipërisë?!

Sot po flasim për një propozim i cili është me hile, nuk është i drejtë. Ndaj ju ftoj bashkarisht që të ecim përpara me këtë betejë, që ka të bëjë me listat e hapura. Listat fituese duhet të zgjidhen nga qytetarët”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koalicionet parazgjedhore/ Bylykbashi: “Dajaku i ndërkombëtarëve”, detyroi Ramën të tërhiqej

Publikuar

-

Nga

Koalicionet parazgjedhore/ Bylykbashi: “Dajaku i ndërkombëtarëve”, detyroi Ramën të tërhiqej

Oerd Bylykbashi, anëtar i Partisë Demokratike në Këshillin Politik thotë se, pasi ndërkombëtarët nuk e lejuan kryeministrin, Edi Rama që të ndalonte koalicionet me Kushtetutë, tani kërkon të ndryshojë formulën se si koalicionet funksionojnë.

Gjatë intervistës në ‘Ilva Now’, z. Bylykbashi deklaroi se ndryshimet kushtetuese nuk ndalojnë koalicionet dhe është e përcaktuar qartë se partitë propozojnë kandidatë për deputetë dhe jo koalicione siç po kërkon Partia Socialiste që të veprohet.

“PS hoqi nga ndryshimet kushtetuese frazën ku thuhej ‘ndalohen koalicionet zgjedhore’, nën presionin e faktorit ndërkombëtar. Pasi u tërhoq, tani flet për ndryshimin e modelit të koalicioneve”, tha z. Bylykbashi.

Sipas tij lejimi i formimit të koalicioneve parazgjedhore nuk është rekomanduar asnjëherë nga ODIHR që të hiqet si praktikë. “Nuk ka një rekomandim të vetëm të ODIHR që godet këtë pjesë”, tha ai.

Bylykbashi shtoi më tej se, Rama nuk i ndalon dot koalicionet dhe ndaj po përpiqet që të ndryshojë formulën.



“Neni i Kushtetutës nuk përcakton se si formohen koalicionet. Koalicionit i është hequr e drejta për të propozuar kandidatë. Sot e kësaj dite, partitë e koalicionit janë ato që propozojnë kandidatë, nuk e bën koalicioni. Ata (PS) thonë se koalicioni bën propozimin e kandidatëve por këtë gjë Kushtetuta nuk e lejon”, tha më tej ish-deputeti i PD.

LEXO EDHE:  Cilën do më shumë, Shqipërinë time apo Shqipërinë e Ilir Metës?

LEXO EDHE:  Kryemadhi e fajëson për kanabizimin e vendit / Kjo është përgjigjja e Ilir Metës

“Duke qenë i qartë nën dajakun e ndërkombëtarëve, se koalicionet nuk i heq dot, tani po kërkon që të ndryshojë rregullat. Por rregullat nuk ndryshohen dot më pak se një vit para zgjedhjeve”, tha z. Bylykbashi.

Ai shtoi se PD do të pranojë çdo gjë që imponohet nga ndryshimet kushtetuese, duke përmendur fakti ne caktimit të një pragu kombëtar, që në zgjedhjet e kaluara nuk ka qenë.

“Tani Kushtetuta parashikon prag kombëtar, ky është një fakt, nuk e vëmë në diskutim”, tha z. Bylykbashi.

LEXO TE PLOTE