Connect with Us

100 vjetori i Kongresit të Lushnjes/ Kryemadhi: Na imponon sot një reflektim akoma më të thellë

Politikë

100 vjetori i Kongresit të Lushnjes/ Kryemadhi: Na imponon sot një reflektim akoma më të thellë

Publikuar

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se Kongresi i Lushnjes është një gur themeli në krijimin e shtetit shqiptar modern.

Sipas saj, mesazhi, që vjen këtë 100 vjetor të Kongresit të Lushnjes, është më aktual se kurrë më parë, pasi sërish kërkohet që përgjegjshmëria ndaj vendit dhe sjelljet konsensuale të prijnë zgjidhjeve dhe parandalimit të krizave, nga të cilat vuajnë më së pari qytetarët shqiptarë, ekonomia lëngon dhe shpresat veniten.

“Kjo ngjarje e jashtëzakonshme e historisë tonë na imponon sot një reflektim akoma më të thellë dhe akoma më të përgjegjshëm, sepse sikurse edhe 100 vjet më parë, nuk ka asgjë më të çmuar se sa Atdheu ynë i përbashkët, Shqipëria dhe nuk ka interes më të lartë se ai i shqiptarëve, përballë të cilëve çdo sakrificë nuk do të ishte asgjë përpara të ardhmes së tyre. Ndaj vetëm së bashku, ne mund të kalojmë çdo sfidë, mund të përballemi me çdo të keqe, mund të kalojmë çdo hendek dhe të gjitha këto duhet t’i bëjmë në emër të së tashmes dhe të ardhmes së kombit dhe familjes shqiptare, në emër të zhvillimit dhe progresit të Atdheut që aq shumë e duam të gjithë”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Sfidoi publikisht Kryemadhin/ LSI i përgjigjet Lefter Kokës

LEXO EDHE:  Kryemadhi “kryqëzon” Metën/ T’ju kërkojë falje shqiptarëve

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Kryemadhi “kryqëzon” Metën/ T’ju kërkojë falje shqiptarëve

LEXO EDHE:  Paralajmëron Kryemadhi/ “Do veprojmë në mënyrë ilegale”

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Paralajmëron ish-ministri i Ramës/ “Ky është një gabim fatal”

LEXO EDHE:  Sfidoi publikisht Kryemadhin/ LSI i përgjigjet Lefter Kokës

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE