Connect with Us

“Xhiroja” e Dritan Dajtit në Ish-Bllok/ Kallëzohen policët që e shoqëruan

Kronika

“Xhiroja” e Dritan Dajtit në Ish-Bllok/ Kallëzohen policët që e shoqëruan

Publikuar

-

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka kallëzuar policët, të cillët shoqëruan Dritan Dajtin për trajtim në një klinikë private.

SHKBB bën me dije se t efektivët nuk kanë zbatuar rregullat e shoqërimit si edhe nuk kanë vlerësuar si duhet situatën, ndaj edhe për këtë arsye ka kallëzuar ata për shpërdorim të detyrës.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve vlerëson se për rastin në fjalë duhej të ishte bërë një analizë risku për situatën si edhe të verifikohej mirë situata e të dënuarit Dritan Dajti.

LEXO EDHE:  Mbyllet pjesa e dytë e Mega-Operacionit/ “25 mijë $ për në SHBA”

Sipas SHKBB i dënuarit Dajti duhej të dërgohej në spitale shtetërore pranë burgut, ndërsa nga ana e policisë të kallëzuar mungon vendimi i arsyetuar për lëvizjen e tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Rrahin policin në mes të qytetit/ Arrestohen 2 të rinj nga Lazarati

Publikuar

-

Nga

Rrahin policin në mes të qytetit/ Arrestohen 2 të rinj nga Lazarati

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një polici.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Tepelenës, ku 25 vjeçari Elion Qibini dhe 21 vjeçari Rediol Qibini, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

Polici i patrullës Shqiponja dhe ka kërkuar kontrollin e automjetit të shtetasve nga fshati Lazarati.



Dy të rinjtë e kanë kundërshtuar dhe më pas kanë ushtruar dhunë ndaj policit.

LEXO EDHE:  Shpërtheu në ofendime ndaj policëve/ Aktori i njohur kërkon falje: Nuk më lanë ti jepja lamtumirën

LEXO EDHE:  Kërcënime dhe rryshfet qytetarëve/ Arrestohen një avokat dhe dy policë

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zbulohen parcela me kanabis në Itali/ 36 orë në këmbë për të arritur në vendndodhje

Publikuar

-

Nga

Shqiptari kishte mbjellë një parcelë me kanabis në Itali/  Policia mbi 36 orë në këmbë për të arritur në vendndodhje

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili kishte mbjellë një parcelë më kanabis sativa.

Mediat italiane shkruajnë se janë  sekuestruan 180 bimë narkotike marijuana dhe  nëse do të hidhej në treg do arrinin vlerën e 200 mijë eurove.

Shqiptari e kishte mbjellë drogën në një territor shumë të vështirë malor dhe policia u detyra të ecte edhe në këmbë për të arritur në vendndodhje.



U desh mbi 36 orë deri në identifikimin e shqiptarit, i cili gjatë kohës që po kujdesej për drogën.

LEXO EDHE:  (Foto)A është kjo policja më seksi në botë?

LEXO EDHE:  Shpërtheu në ofendime ndaj policëve/ Aktori i njohur kërkon falje: Nuk më lanë ti jepja lamtumirën

Policia gjeti gjithashtu të gjitha pajisjet me të cilat kultivohej drogë, gjenerator për energji, pompa uji, tuba dhe pleh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk ndalet OFL/ Hedh “grepat” për “shënjestrat” e radhës

Publikuar

-

Nga

Nuk ndalet OFL/ Hedh “grepat” për “shënjestrat" e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

M. M., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

K. G., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

A. B., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;



R. S., banues në Tepelenë, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  Kërcënime dhe rryshfet qytetarëve/ Arrestohen një avokat dhe dy policë

LEXO EDHE:  Shpërtheu në ofendime ndaj policëve/ Aktori i njohur kërkon falje: Nuk më lanë ti jepja lamtumirën

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE