Connect with Us

Video-“Mbreti i Futbollit”/ Meta mesazh për 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Panajot Panos

Lajme

Video-“Mbreti i Futbollit”/ Meta mesazh për 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Panajot Panos

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka shprehur sot një mesazh për 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar, Panajot Pano.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se edhe pse lanë kaluar 10 vite nga ndarja nga jeta e “Mbretit të Futbollit shqiptar”, sikurse e cilëson ai Panon, ai mbetet ende një shembull fymëzimi.

“Edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga ndarja me Mbretin e futbollit shqiptar, Panajot Pano, ai do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzimi për të gjithë brezat e sportistëve tanë! “-shkruan Meta.

LEXO EDHE:  “Fajin e kishte Zysha, se ishte e keqe dhe e padrejtë”/ Meta tjetër mesazh Ramës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

A të ka ndihmuar Rama për të shkuar në Sanremo?/ Alketa Vejsiu jep përgjigjen e prerë

Publikuar

-

Nga

Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “ Opinion”, ku ka rrëfyer ekspereincën e saj në  Sanremo, ndërsa i ka dhënë përgjigje të gjithë ërave kritik.

Mes pyetjeve të shumta, Blendi Fevziu e ka pyetur këtë të fundit dhe nëse e kishte ndihmuar kryeministri Rama për të qenë bashkë prezantuese ën Sanremo.

Vejsiu u shpreh se ishte ndihmuar vetëm nga talenti i saj, ndërsa shtoi se ka mike bashkëshorten e Ramës.

“Edi Rama dhe të gjithë kryeministrat do kishin bërë mirë tia kishin lehtësuar rrugën njerëzve të talentuar të këtij vendi. Mua më ka ndihmuar vetëm talenti im.

Edi Rama do të bëjë gjërat që duhet të bëjë për Shqipërinë, por jo ëndrrat e Alketa Vejsiut se nuk më ka asnjë borxh dhe nuk kam ç’ti pretendoj asgjë Edi Ramës unë”.

LEXO EDHE:  “Presidenti si aplikacion që shkarkohet në internet!”/ Meta: Nuk më shantazhojnë dot

LEXO EDHE:  “Me qetësi dhe dashuri”/ Meta i bën Ramës ftesën e veçantë

Duke folur më tej, ajo zbuloi dhe se ka një miqësi të vjetër me Linda Ramën.

“Unë kam gruan e Edi Ramës mike dhe për mua është një nga gratë më të jashtëzakonshme që frymëzon. E kam patur mike përpara se të njohë Edi Ramën.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Vdekja e shqiptarit në burgun e Francës/ Reagon Ministira e Jashtme

Publikuar

-

Nga

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me vdekjen e shqiptarit Mentor Rexha në burgun e qytetit Lorient në Francë.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se sipas autoriteteve të policisë franceze, shtetasi Mentor Rexha është vetëvrarë gjatë natës së 31 janarit 2020, por pas pretendimeve të familjarëve se e kanë vrarë kanë kërkuar informacion shtesë.

“Ditën e shtunë, datë 8 shkurt 2020, të afërmit mundën të vizitojnë trupin e të ndjerit. Gjatë kontaktit me Ambasadën shqiptare, ata shprehën dyshime lidhur me shkaqet e vdekjes së tij. Bazuar në këto pretendime, Ambasada shqiptare në Francë ka kërkuar informacion suplementar nga autoritetet franceze mbi ngjarjen dhe ka sugjeruar që paralelisht familja e të ndjerit të kontaktojë një avokat për ndjekjen e çështjes nga ana ligjore. Ambasada është në pritje të një informacioni zyrtar më të detajuar nga ana e autoriteteve policore dhe gjyqësore franceze, në lidhje me të gjitha pretendimet dhe dyshimet e ngritura nga të afërmit e shtetasit Mentor Rexha”, thuhet në njoftim.

Ministria thotë se për këtë ngjarje, Ambasada shqiptare në Francë është njoftuar nga të afërmit e të ndjerit ditën e diel, datë 2 shkurt 2020.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e parakohshme në derë/ Fushata ka filluar

LEXO EDHE:  “Ik ore i degraduar, keni lajthit fare”/ Qytetarët “masakrojnë” Metën dhe Vasilin

“Që nga ajo ditë e në vazhdim, shërbimi konsullor i Ambasadës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e tij, për të mundësuar vendosjen e kontakteve me qendrën penitenciare të Lorient, si dhe për të lehtësuar udhëtimin e njërit prej familjarëve të tij nga Italia në Francë. Ambasada shqiptare në Francë njofton se, që nga momenti i njohjes me ngjarjen, ka përcjellë nga afër çdo praktikë ligjore dhe ka qëndruar në kontakte të pandërprera me familjarët e shtetasit shqiptar, Mentor Rexha”. sqaron ministria./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

U prodhua në 2019-ën/ Në Portin e Durrësit do të mbërrijë Krociera “Spirit of Discovery”

Publikuar

-

Nga

Për herë të parë në Portin e Durrësit do të mbërrijë Krociera M/V “Spirit of Discovery.
Krociera M/V “Spirit of Discovery ka këto të dhëna: Lundron nën flamurin e Britanisë së Bashkuar, është prodhuar në vitin 2019, ka një gjatësi prej 236.71 m dhe gjerësi 31.2 m, GT- 58199.

Pas diskutimeve dhe analizës, ndërmjet Kapitenerisë së Portit Durrës, Kompanive të Rimorkimit, Pilotimit, Ormexhimit dhe Agjensise Adetare, u lejua dhe u pranua Njoftimi i Mbërritjes së Krocerës M/V “Spirit of Discovery në daten 09,05,2020 në Portin e Durresit.

“Është risi për portin e Durrësit që vjen një kroçierë e cila është prodhuar vetëm përpara një viti.
Shqipëria nuk është pikë kalimi por është destinacioni turistik i turistëve të huaj”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme detare./CNA.al

LEXO TE PLOTE