LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Vartësi i Ramës në krye të ILD"/ Reagon PD: Vdekje klinike e Reformës në Drejtësi

20 Janar 2020, 19:10, Politikë CNA
"Vartësi i Ramës në krye të ILD"/ Reagon PD:

Pas zgjedhjes së Artur Metanit si Inspektor i Lartë i Drejtësisë, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.

PD thotë se Artur Metani është shërbëtor i Edi Ramës në drejtësi dhe sipas tyre emërimi i tij vulos dështimin e reformës, kapjen dhe politizimin e drejtësisë.

Demokratët pretendojnë se Metani që duhet të garantojë pavarësinë e drejtësisë nga politika, u emërua sot në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.

?Sot është një ditë e keqe për demokracinë dhe drejtësinë në Shqipëri. Emërimi i Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, është një emërim partiak në një nga pikat kyçe të sistemit të drejtësisë, që verifikon dhe nis hetime për të gjithë gjyqtarët, prokurorët, si dhe për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqesor dhe atë të Prokurorisë.

Vartës i Edi Ramës për vite me radhë, Artur Metani nuk do t?i shërbejë drejtësisë së pavarur. Ai është emëruar aty për të qenë  shërbëtor i Edi Ramës. Me këtë emërim Edi Rama investohet personalisht kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve që gjykojnë dosjet e korrupsionit, vjedhjen e votave nga qeveria e Edi Ramës apo lidhjet e tij me krimin e organizuar?, thueht në deklaratën e partisë më të madhe opozitare.

PD e cilëson vëllain e deputetes socialiste Eglantina Gjermeni si militant partiak dhe vartës të Ramës, ndërsa thotë se ky ?është një tjetër zhgënjim i thellë për të gjithë shqiptarët që prisnin drejtësi të pavarur nga Reforma në Drejtësi e cila me hapin e sotëm është pranë vdekjes klinike?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga