LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trupa e KPA, si subjekt rivlerësimi nga SPAK

20 Janar 2020, 11:16, Politikë CNA
Trupa e KPA, si subjekt rivlerësimi nga SPAK

Lajmi i fundit nga procesi i vetingut sot nuk është ndonjë vendim i KPA!
Lajmi ka lidhje me kallëzimin penal që një nga ata që nga procesi i vetingut dhe organet e vetingut thirrën me togfjalëshin denigrues si: subjekte rivlerësimi.
Deri më sot, opinioni publik është njohur rast rast rasti me FAKTE të publikuara në media të lidhura me falsifikime, konflikte interesi, kushte pazgjedhshmërie, standarde të shumëfishta në vendimmarrje, për anëtare të KPK ose KPA.

Dokumentet, fakte dhe arsyetime edhe juridike që tashmë kanë dëshmuar në mos për falsitetin e reformës, të paktën për paanësine e vendimmarrjes së organeve të vetingut.
Dhe nuk ka asnjë vlerë nëse vendimet janë partiake apo jo! Faktet e publikuara dëshmojnë se pjesa më e madhe (në mos të gjithë) anëtarët e organeve vendimmarrëse të procesit të vetingut, nuk janë njerëz të lirë në kuptimin e lirisë që të jep e vërteta që të tjerët dinë për ta.

I marrim me radhë:

Luan Daci, ka fakte të publikuara për falsifikim të dokumentave të kandidimit;

Natasha Mulaj, ka fakte të publikuara si person në kushtet e pazgjedhshmërisë (për kontakte me persona të dënuar janë përjashtuar nga vetingu një listë subjektesh rivlerësimi).

Ardian Hajdari, së fundmi u bë publike korespondenca e rëndë për përfshirje e tij në raste korrupsioni në drejtësi;

Albana Shtylla, e përfshirë në vjedhje të pronësisë intelektuale, sipas fakteve të publikuara në lidhje me vjedhjen e faqeve të tëra të paraqitura si studim individual doktorature.

Sokol Çomo i përfshirë në skema përdorimi të aseteve të ish kolegëve të studios private me një ngjashmëri të turpshme me rastin e makinës së ish ministrit Tahiri.

Ina Rama, me pasuritë e krahasueshme me atë të ish prokurorit Adriatik Llalla.

Rezarta Shuetz, pa asnjë përvojë në drejtësi dhe si emër i panjohur nga askush (aq sa pakkush ja di mbiemrin e vajzërisë), e shkruajti karrierën e vet si anëtare e KPA me vendimet e KPA.

Secili prej tyre SOT, nëse i nënshtrohet procesit të rivlerësimit të pasurisë, përjashtohet automatikisht nga sistemi. Kësaj procedure secili prej tyre i ka shpëtuar për shkak se një pjesë e tyre nisja e reformës i gjeti përkohësisht jashtë sistemit të drejtësisë.

Jo më kot KPA nuk ka ndërmarrë asnjëherë ndonjë arsyetim unifikues për kriterin e pasurisë me të cilin janë përjashtuar të gjithë subjektet e rivlerësimit. Verifikoni të gjitha dhe secilin nga vendimet e marra nga KPA. Nuk ka asnjë rast kur subjekti të jetë përjashtuar vetëm për shkak të paaftësisë në profesion kur të tilla ka plot. Por KPA nuk vlerëson dot profesionalisht asnjë nga proceset e ndjekura nga ndonjë subjekt i rivlerësimit.

Nga procesi i reformës dhe posacërisht ai i vettingut mund të ishin prodhuar analiza briliante procesesh politike të kaluara, dhe me ato të ekzekutoheshin eksponentë të drejtësisë të përdorur nga të gjithë e që si pagesë merrnin lirinë për të vendosur sipas deshirës për fatet e gjithë hallexhinjve që iu binin në dorë.
Kjo nuk ka ndodhur! Vettingu sot është bërë një proces banal, pa asnjë interes publik dhe që nuk ktheu besimin tek sistemi, por vrau besimin. Tek Reforma që u trumbetua si më historikja e historisë së Shqipërisë.

Të gjithë anëtarët e KPA dhe secili prej tyre, sot duan kallëzim penal. Për mungesën e standardit, për vendime me disa standarde, për shpërdorim detyre për shkak të zbatimit të standardeve joligjore, që kur janë të tilla ndjekin gjithmonë arsye influencash politike ose ekonomike.
Secili prej tyre sot mund të kallëzohet në SPAK. Tek ata që si Arben Kraja, janë përfitues nga mungesa e standardit të reformës. Në fund të fundit, ligji nuk mund të jetë i barabartë vetëm për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor./CNA.al

Lajmet e fundit nga