Connect with Us

Tre muaj më parë ia shtypi ruli bashkëshortin/ 18 vjeçarja i jep fund jetës tragjikisht

Kronika

Tre muaj më parë ia shtypi ruli bashkëshortin/ 18 vjeçarja i jep fund jetës tragjikisht

Publikuar

-

vetehelmohet i riu me fototksine

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Vasjari i Tepelenës, ku një 18 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Vetëm tre muaj më parë 18-vjeçares M.Beta i vdiq bashkëshorti, si pasojë e një aksidenti tragjik në punë, teksa punonte në ‘Bypassin’ e Levanit ku u shtyp nga ruli i ngjeshjes së asfaltit të rrugës,

Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë gjetur 18 vjeçaren pa shenja jete mëngjesin e sotëm në dhomën e saj.

Sipas dëshmive vajza prej tre muaj vuante humbjen e bashkëshortit dhe kushtet psikologjike të saj ishin rënduar shumë kohët e fundit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbardhet raporti mjekoligjor/ Nga se e humbi jetën 16-vjeçarja shqiptare në Greqi

Publikuar

-

Nga

Zbardhet raporti mjekoligjor/ Nga se e humbi jetën 16-vjeçarja shqiptare në Greqi

Greqia u trondit nga vdekja e një vajze shqiptare të moshës 16-vjeçare në Trikala.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se sot ka përfunduar autopsia dhe ka rezultuar se e mitura ka humbur jetën nga “demtimet e rënda të kafkës dhe gjoksit të pajtueshme me rënien nga lartësia”.

Mjeku Rubini Leontari, tha se në ditët në vijim do të ketë edhe ekzaminime të tjera për vdekjen e shqiptares Maria Hyseni, e cila u gjet e pajetë në në kodrën e Profitis Ilias.



Nga ana tjetër, polici 27-vjeçar që kishte takuar të miturën disa orë para vdekjes, dha dje dëshminë dhe konfirmoi takimin rreth orës 3 të mëngjesit.

Avokati i familjes nuk përjashton as përfshirjen e një personi të tretë pasi Maria filloi të komunikonte e frikësuar me motrën e saj nga ora 4:30 e mëngjesit deri rreth orës 5.

Ndërkohë, pritet që në ditët në vjim të zbardhen më shumë detaje nga këqyrja e telefonit të të miturës dhe llogaritë në mediat sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Seanca e sigurisë për gjyqin e gjobës 50 milionë/ Avokati zbulon çfarë ndodhi në Gjykatë: Prova për ndërkombëtarët

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ka zbardhur detaje në lidhje me seancën gjyqësore, për gjyqin e gjobës 50 milionëshe, për protestat e zhvilluara gjatë pandemisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se seanca e radhës është lënë për në datën 18 shtator 2020, ndërsa shton se sot ka siguruar provat për ndërkombëtarët, mbi aktët diktatoriale, siç i cilëson ai masat e marra gjatë pandemisë.

“Seanca e sigurisë për gjyqin e gjobës 50 milionëshe (seanca tjetër u la në 18 shtator 2020) me gjyqtare gruan e kryetarit të ri socialist të KLSH-së Arben Shehu.

Sot i siguruam provat audio për institucionet ndërkombëtare (Bruksel, Strasburg, Ëashington) mbi Regjimin Diktatorial të Soros që me Aktet Administrative e PLANdemisë po zëvendëson Kodin Penal të Diktaturës dhe Dënimet me pushkatim për kundërshtarët e regjimit po i zëvendëson me shtrëngime drejt vetëvrasjeve apo detyrime për azil politik!”-shkruan avokati.



Më tej, ai thekson se gjykatësja, e cila është bashkëshortja e kreut të KLSH-së, Arben Shehu, ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e gjobës.

Argumenti i gjykatëses, sipas Goxhajt ishte me pretendimin se “ende s’më ka ardhur Urdhëri i Ekzekutimit nga Përmbaruesi i Policisë dhe nuk provova që do më bëhej ndonjë dëm i madh po të paguaja 50 milionë lekë dhe refuzoi të merrte provën e vërtetimit të pagës!”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

 Shpërthim në një banesë në Korçë/ Humb jetën 46 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur reth mesditës së sotme në Korçë, ku një 46 vjeçar ka humbur jetën, pas një shpërthimi që ka ndodhur në një banesë të vjetër, në të cilën po punonte.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:15, në fshatin Kamenicë, ku shtetasi H. K., rreth 46 vjeç, gjatë punës në një banesë të vjetër, i ka shpërthyer një lëndë e dyshuar plasëse dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.



Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE