Connect with Us

Tërmeti i 26 nëntorit/ Kryeprokurori takim me një delegacion ekspertësh italian

Lajme

Tërmeti i 26 nëntorit/ Kryeprokurori takim me një delegacion ekspertësh italian

Publikuar

-

Me kërkesë të Kryeprokurorit  Olsian Çela, me ndihmën e misionit Pameka në Shqipëri, u mundësua vizita e një delegacioni ekspertësh italianë tëkryesuar nga dy prokurorë të prokurorisë së Aquilas Fabio Picuti dhe Michele Renzo.

Takimi i parë u zhvillua sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Qëllimi i vizitës është dhënia e asistencës teknike mbi hetimet që lidhen me pasojat e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.

Delegacioni Italian përfaqësohet nga 2 prokurorë të Aquilaspërgjegjës për hetime të ngjashme në Itali, një inxhinier si edhe 2 oficerë të policisë gjyqësore. Delegacioni do të zhvillojë sot dhe nesër takime në Durrës me prokurorë të Durrësit dhe Krujës që po hetojnëçështjet që lidhen me pasojat e tërmetit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

A të ka ndihmuar Rama për të shkuar në Sanremo?/ Alketa Vejsiu jep përgjigjen e prerë

Publikuar

-

Nga

Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “ Opinion”, ku ka rrëfyer ekspereincën e saj në  Sanremo, ndërsa i ka dhënë përgjigje të gjithë ërave kritik.

Mes pyetjeve të shumta, Blendi Fevziu e ka pyetur këtë të fundit dhe nëse e kishte ndihmuar kryeministri Rama për të qenë bashkë prezantuese ën Sanremo.

Vejsiu u shpreh se ishte ndihmuar vetëm nga talenti i saj, ndërsa shtoi se ka mike bashkëshorten e Ramës.

“Edi Rama dhe të gjithë kryeministrat do kishin bërë mirë tia kishin lehtësuar rrugën njerëzve të talentuar të këtij vendi. Mua më ka ndihmuar vetëm talenti im.

Edi Rama do të bëjë gjërat që duhet të bëjë për Shqipërinë, por jo ëndrrat e Alketa Vejsiut se nuk më ka asnjë borxh dhe nuk kam ç’ti pretendoj asgjë Edi Ramës unë”.

LEXO EDHE:  Sizmologët: Tërmeti i djeshëm, më i fuqishmi në 100 vitet e fundit

LEXO EDHE:  Paralajmëroi tërmet apokaliptik/ Meta: Bëra një veprim korrekt dhe të përgjegjshëm

Duke folur më tej, ajo zbuloi dhe se ka një miqësi të vjetër me Linda Ramën.

“Unë kam gruan e Edi Ramës mike dhe për mua është një nga gratë më të jashtëzakonshme që frymëzon. E kam patur mike përpara se të njohë Edi Ramën.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Vdekja e shqiptarit në burgun e Francës/ Reagon Ministira e Jashtme

Publikuar

-

Nga

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me vdekjen e shqiptarit Mentor Rexha në burgun e qytetit Lorient në Francë.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se sipas autoriteteve të policisë franceze, shtetasi Mentor Rexha është vetëvrarë gjatë natës së 31 janarit 2020, por pas pretendimeve të familjarëve se e kanë vrarë kanë kërkuar informacion shtesë.

“Ditën e shtunë, datë 8 shkurt 2020, të afërmit mundën të vizitojnë trupin e të ndjerit. Gjatë kontaktit me Ambasadën shqiptare, ata shprehën dyshime lidhur me shkaqet e vdekjes së tij. Bazuar në këto pretendime, Ambasada shqiptare në Francë ka kërkuar informacion suplementar nga autoritetet franceze mbi ngjarjen dhe ka sugjeruar që paralelisht familja e të ndjerit të kontaktojë një avokat për ndjekjen e çështjes nga ana ligjore. Ambasada është në pritje të një informacioni zyrtar më të detajuar nga ana e autoriteteve policore dhe gjyqësore franceze, në lidhje me të gjitha pretendimet dhe dyshimet e ngritura nga të afërmit e shtetasit Mentor Rexha”, thuhet në njoftim.

Ministria thotë se për këtë ngjarje, Ambasada shqiptare në Francë është njoftuar nga të afërmit e të ndjerit ditën e diel, datë 2 shkurt 2020.

LEXO EDHE:  Klosi takim me përfaqësues të Call Center/ Qeveria në krahun tuaj  

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj pyet Bashën: Çfarë tagri ka Salianji në PD?!

“Që nga ajo ditë e në vazhdim, shërbimi konsullor i Ambasadës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e tij, për të mundësuar vendosjen e kontakteve me qendrën penitenciare të Lorient, si dhe për të lehtësuar udhëtimin e njërit prej familjarëve të tij nga Italia në Francë. Ambasada shqiptare në Francë njofton se, që nga momenti i njohjes me ngjarjen, ka përcjellë nga afër çdo praktikë ligjore dhe ka qëndruar në kontakte të pandërprera me familjarët e shtetasit shqiptar, Mentor Rexha”. sqaron ministria./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

U prodhua në 2019-ën/ Në Portin e Durrësit do të mbërrijë Krociera “Spirit of Discovery”

Publikuar

-

Nga

Për herë të parë në Portin e Durrësit do të mbërrijë Krociera M/V “Spirit of Discovery.
Krociera M/V “Spirit of Discovery ka këto të dhëna: Lundron nën flamurin e Britanisë së Bashkuar, është prodhuar në vitin 2019, ka një gjatësi prej 236.71 m dhe gjerësi 31.2 m, GT- 58199.

Pas diskutimeve dhe analizës, ndërmjet Kapitenerisë së Portit Durrës, Kompanive të Rimorkimit, Pilotimit, Ormexhimit dhe Agjensise Adetare, u lejua dhe u pranua Njoftimi i Mbërritjes së Krocerës M/V “Spirit of Discovery në daten 09,05,2020 në Portin e Durresit.

“Është risi për portin e Durrësit që vjen një kroçierë e cila është prodhuar vetëm përpara një viti.
Shqipëria nuk është pikë kalimi por është destinacioni turistik i turistëve të huaj”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme detare./CNA.al

LEXO TE PLOTE