Connect with Us

Të punosh për mbijetesë/ Familjet shqiptare, shpenzimet më të larta për t’u ushqyer

Sociale

Të punosh për mbijetesë/ Familjet shqiptare, shpenzimet më të larta për t’u ushqyer

Publikuar

-

Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për t’u ushqyer jo vetëm në raport me gjithë vendet e tjera të Europës, por edhe me rajonin.

Mesatarisht, 44% e shpenzimeve shkojnë për ushqime e pije jo alkoolike, sipas INSTAT, gati 4 herë më e lartë se mesatarja europiane. Referuar INSTAT, vlonjatët renditen të parët për peshën e lartë të shpenzimeve për ushqime, e pas tyre Elbasani, Durrësi, Shkodra, ndërsa Tirana mban vendin e 10-të. Pasi sigurojnë ushqimin, dritat, ujin, qiratë, veshjet, mobilimin, familjeve u mbeten më pak para se fqinjët për të udhëtuar, argëtuar, për pushime etj.

Të punosh për mbijetesë

Familjet shqiptare, shpenzimet më të larta për t’u ushqyer në Europë; Kuksianët po bëjnë pazar në Prizren

Familja Kusi në kryeqytet është e përbërë nga 3 pjesëtarë të rritur në marrëdhënie pune me të ardhura mujore të konsiderueshme. Kryefamiljarja, Elmira, thotë për “Monitor Ekonomi”, emisioni që transmetohet çdo të hënë në “News 24”, se gati gjysma e të ardhurave mujore shkojnë për ushqime.

“Shuma e të të ardhurave të të treve shkon deri në një 120 mijë lekë në muaj. Nga këto, 60 mijë lekë shkojnë vetëm për të ngrënë. Shpenzohet shumë për ushqimin, pasi çmimet këtu tek ne nuk janë asnjëherë stabël, por një ditë janë më ulëta e të nesërmen ndryshojnë prapë. Po na duhet të kemi dhe diçka për shtëpi, ose ndonjë lek për raste festash, ose në rast sëmundjeje. Energjia elektrike luhatet sipas sezonit, por ka raste në dimër që shkonin 12 mijë lekë. Uji ka arritur kulmin, 3 mijë lekë.” 

Ky raport i shpenzimeve, ndryshon shumë, në krahasim me vendet fqinje. Referuar shifrave zyrtare të institucioneve statistikore përkatëse, në Kosovë 36.8% e totalit të të ardhurave dhe në Maqedoni 34.8% i dedikohen ushqimeve, ndërkohë që edhe shpenzimet e tjera të detyrueshme janë më të ulëta. ‘Monitor Ekonomi’ iu drejtua Prishtinës dhe Shkupit për të sjellë një pasqyrë të zërave të shpenzimeve të familjeve atje.

Visar Ballovci kryefamiljar në Kosovë thotë se të ardhurat e tij personale janë 600 euro, ndërsa të ardhurat totale të familjes arrijnë rreth 1000 euro.

“Dritat i paguajmë gjatë verës 25 euro, ndërsa në dimër shkojnë edhe 45 euro. Ujësjellësin e paguajmë 10 euro. Ushqimet ne i blejmë një herë në muaj dhe shpenzojmë deri në 150 euro. Duke bërë një përmbledhje të të gjitha këtyre ne familjarisht detyrime paguajmë deri në 300 euro, pjesën tjetër e kursejmë. Duhet të them që një familje këtu në Prishtinë me të ardhura 600 euro ia del që të jetojë mirë”.

Në lagjen Dizhon në Shkup apo lagjen e shqiptarëve, na pret ish mësuesi Bedri Bela në familjen e përbërë nga 7 anëtarë. Të ardhurat e tij janë 16 mijë dinar ose 250 euro. Totali i të ardhurave familjare, me djalin që tregton dhe bashkëshorten që merret me shërbime shtëpiake arrijnë në rreth 600 euro. Ai thotë se duhen mesatarisht 400 euro për të plotësuar nevojat mujore, përfshirë detyrimet.

LEXO EDHE:  BE: Kosova, vend i barabartë me shtetet e rajonit/ 2025-a nuk është datë fikse

“Më pak se gjysma e këtyre shkojnë për ushqime, për dritat paguajmë deri në 50 euro. Arrijmë t’ia dalim kështu por, do përdorja një shprehje që thotë se këmbët duhet t’i shtrijmë sa kemi jorganin”.

Familjet europiane shpenzojnë mesatarisht për ushqime 12,2% të buxhetit, sipas Eurostat. Për të gjithë Ballkanin, shtetet shqip-folëse mbajnë shifrat më të larta dedikuar për këtë kategori. Referuar Shqipërisë, dhe duke bërë krahasimin me Shkupin e Prishtinën çmimet për ushqimet e shportës janë shumë më të larta, po ashtu edhe detyrimet mujore për energji apo ujë.

Kuksianët bëjnë pazar në Prizren

Leverdia e kostos më të ulët te fqinjët është shfrytëzuar nga qytetarët e Kukësit. Ata thonë se tani që euro ka pësuar ulje dhe rruga është e shtruar, është më e përshtatshme të bëjnë pazaret atje. Po ashtu një arsye tjetër është edhe karburanti më i lirë, si edhe larmia  e produkteve krahasuar me Kukësin.

INSTAT raportoi se në vitin 2018, Kukësi, ndonëse rajoni më i varfër për të ardhurat, është prefektura që shpenzoi më pak për t’u ushqyer.

Por nga ana tjetër, ka një rritje të shpenzimeve për karburant si pasojë e lëvizjeve të shpeshta. Por sërish për ta është më e leverdisshme, pasi një litër naftë në Kosovë e blejnë afro 1.1 euro (130-135 lekë) , ndërsa në Shqipëri deri në 180 lekë./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Nuk ka vend për panik”/ Eksperti shqiptar në SHBA flet për vaksinën e koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi po vijon të përhapet masivisht duke regjistruar dhjetëra viktima çdo ditë që kalon.

Për kurimin e këtij virusi ka folur së fundmi edhe eksperti virolog në SHBA, Arban Domi, i cili deklaron se vaksina do kërkojë disa muaj punë për tu krijuar dhe më pas për të hyrë në prodhim.

Drejtori i Departamentit për Zhvillimin e Vaksinave në firmën bioteknologjike GeoVax, tha në një lidhje në Skype për Zërin e Amerikës, se ndonëse koronavirusi është më pak i njohur se gripi, nuk ka vend për panik.

LEXO EDHE:  Merkel-Hollande: Duam shumë që Greqia të vijojë në euro

LEXO EDHE:  BE: Kosova, vend i barabartë me shtetet e rajonit/ 2025-a nuk është datë fikse

Domi thekson se është detyra e punonjësve të shëndetit publik që të njohin simptomat e koronavirusit të ri për të sensibilizuar njerëzit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dëshironi të kurorzoni dashurinë tuaj në dasëm?/ Aplikoni tani dhe fitoni një udhëtim mjalti

Publikuar

-

Nga

E keni menduar që dikush mund t’ju organizojë dasmën falas?

Për të disatin vit rradhazi në TEG vijnë të organizuara ceremonitë martesore më të vecanta. TEG dhe agjensia Ami Event risjellin aktivitetin që do t’I japë mundesinë çdo cifti për të celebruar dashurinë në ambjentet e qendrës tregtare më të madhe në vend.

Ky aktivitet zë fill më 14 shkurt dhe do të vijojë dhe në datat 15 dhe 16 Shkurt. Ceremonitë martesore do të vijnë të organizuara në të gjitha detajet e tyre. Pranë Hyrjes së gjelbër në TEG, është ngritur një dekor special ku do të pozicionohet altari i celebrimit të çifteve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e këtij aktiviteti. Çifteve do t’i mundësohen veshjet e dasmës, asistencë në make up, banketi, fotot profesionale, etj. Çiftet do të kenë mundësi që të zgjedhin vetë një personazh publik që t’i celebrojë. Do të jenë personazhet publik ata që do të pranojnë apo jo te celebrojnë çiftet që i kanë përzgjedhur, ose cilin çift do të celebrojnë në rastet qe janë nominuar disa herë nga aplikantët.

Organizimi i këtij viti do të ketë edhe risi. Njëri nga çiftet që do të celebrohet në TEG, do të ketë mundësinë që të fitojë një udhetim mjalti, mundësuar nga Interspar. Për t’u bërë pjesë e kësaj gare, të gjitha çiftet, duhet të bejnë sa më shumë blerje në Interspar në TEG, nga data 14 deri 29 Shkurt. Matësi për blerjet do të jetë karta Happy, e cila duhet të jetë patjetër e regjistruar nën emrin e njërit nga partnerët. Nëse nuk e dispononi karten Happy, mund të pajiseni shumë shpejt pranë kasave të shërbimit në Interspar në TEG.

LEXO EDHE:  Hapi i parë drejt paqes në Libi?

LEXO EDHE:  Indeksi i krimit 2019/ Shqipëria përkeqëson renditjen

Që prej ditës kur janë çelur aplikimet, qindra çifte kanë vendosur të dhënat e tyre për tu bërë pjesë e këtij aktiviteti. Ndërkohë për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë, aplikimet janë ende të hapura deri në datën 13 shkurt, ndaj nxitoni. Mekanizmi është shumë i thjeshtë: vizitoni Teg.al, ku do të gjeni formën e aplikimit. Plotesoni fushat me të dhënat tuaja: Emri/mbiemri i secilit prej partnereve, email, nr. telefoni, personazhi publik që dëshironi t’ju celebrojë martesën, emrat e dy shoqërueseve të nuses. Më pas stafi i Ami Event do të kontaktoje secilin aplikant për të koordinuar organizimin e ceremonisë.

Dasmat në TEG tanimë janë një traditë, në vazhdën e aktiviteteve autentike që qendra organizon përgjatë gjithë vitit. TEG është nën menaxhimin e Acrem, kompania më e madhe menaxhuese e qendrave tregtare në Shqipëri, pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe më inovativ i investimeve në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në rajon.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Emigrantët ilegalë në Itali/ Gati ligji i ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi

Publikuar

-

Nga

Qeveria italiane po analizon mundësinë e aprovimit të një ligjit të ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi për emigrantët që jetojnë e punojnë ilegalisht në Itali.

Kusht është të dëshmojnë se kanë gati një kontratë punësimi si dhe derdhja e një kontributi financiar nga ana e punëdhësit.

Aktualisht llogaritet se numri i emigrantëve klandestinë në Itali është rreth 600 mijë.
Në Itali e njohin me emrin “Sanatoria”, apo amnistia për rregullimin e situatës së emigrantëve klandestinë që punojnë ilegalisht apo që nuk gjejnë dot punë pasi nuk kanë leje qëndrimi.
Sanatoria e re është propozuar nga iniciativa popullore “Ero straniero” dhe e mbështetur nga forca politike “+ Europa”.

Ky draft ligor po ekzaminohet në komisionin parlamentar të Cështjeve Kushtetuese dhe ka gjetur mbështetjen e ministres së Brendshme Luciana Lamorgese e cila gjatë një interpelancë në këtë komision ka pohuar se qeveria synon të marrë në vlerësim e t’i gjej zgjidhje kuadrit kompleks të situatës së majft emigrantëve të parregulltë në Itali.

LEXO EDHE:  Taksat dhe tarifat/ Si i kanë rënduar shpenzimet në buxhetet e familjeve

LEXO EDHE:  Orban: Refugjatet po thyejne dyert e Europes, po na pushtojne

Vlerësohet se nga kjo do të përfitojnë rreth 300 emigrantë nga mbi 600 mijë që është numri i tyre. Sanatoria e fundit në Itali është bërë në vitin 2012.
Sipas Institutit të sigurimeve shoqërore nga sanatoria e vitit 2012 rezultojnë ende sot rreth 80% emigrantë të punësuar që përfituan nga normativa e saj.

Sanatoria e re parashikon të lë jashtë emigrantë që kanë apo kanë pasur probleme me drejtësinë italiane apo që dyshohen se janë rrezik për sigurinë kombëtare.

LEXO TE PLOTE