Connect with Us

Si u arrestua dizajneri i kunatit të Lulzim Bashës? Gjykata: Sillni kamerat e sigurisë dhe ADN

Kronika

Si u arrestua dizajneri i kunatit të Lulzim Bashës? Gjykata: Sillni kamerat e sigurisë dhe ADN

Publikuar

-

Një i ri u arrestua pak ditë më parë si i dyshuar për grabitjen në rrugën “Komuna e Parisit” të një shume prej 60 mijë lekësh. Prokuroria thotë se i riu nga Pogradeci, një ditë para se të kryente vjedhjen me shkop në dorë, kishte aplikuar për kredi dhe se identifikimin e tij e kanë kryer punonjësit. Pas prangosjes së 27-vjecarit, policia dha versionin zyrtar, duke shpërndarë edhe kamerën e sigurisë.

Konkretisht, Policia e Tiranës tha:
“Në orën 18.39, D. K ka shkuar në rrugën “Medar Shtylla”, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60 mijë lekësh të rinj dhe aparate celularë”.

Kjo deklaratë e bujshme e pak ditëve më parë e Policisë së Tiranës e konsideroi të zbardhur ngjarjen që sipas ekspertëve u bë me autorë të identifikuar brenda një kohe të shkurtër. Si prova policia solli sekuestrimin në banesën e të dyshuarit të një shumë prej 45 mijë lekë të reja, por edhe një sërë dokumentesh ku ai kishte aplikuar për kredi 12 orë përpara se dizajneri të arrestohej. Por pavarësisht se policia për këtë qëllim shpërndau edhe një video ku tregohej se si kishte ndodhur grabitja, gjykata ka dyshimet e saj dhe ka urdhëruar policinë e prokurorinë bashkë që të kryejnë hetime shtesë për të krijuar një bindje sa më të plotë, nëse disa rastësi thjesht përputhen apo vërtet dizajneri është edhe hajdut.
Në dosjen që gazeta “Si” disponon, gjyqtari paraprak nuk pranon lënien pa afat në paraburgim të Deivis Kuqos, një i ri i diplomuar për dizajn. Pikërisht, profesioni i tij ka bërë që edhe aksioni për kapjen e hajdutit të ketë nofkën “Dizajneri”.

Por, gjykata duke qëmtuar faktet në dosjen e vendosur në dispozicion ekskluzivisht për gazetën “Si” evidenton se dizajneri, ditën që ndodhi grabitja ka qenë në punë deri në orën 18.10, së paku ky është versioni që sillet me bindje nga avokatët dhe për këtë shkak gjyqtari kërkon të sillen kamerat e sigurisë në sheshin “Italia” të datës kur ndodhi ngjarja. Shprehimisht, gjykata i referohet qëndrimit të mbrojtjes që pohon se në datën 7 janar, Deivisi u largua nga vendi i punës “Land Mark Technologies” që ka si administrator Erion Isufin.
Ai del nga zyrat që gjenden në katin e dytë mbas stadiumit “Qemal Stafa” rreth orës 18.10 thonë avokatët, fakt ky lehtësisht i verifikueshëm nga çekimi i kartës së tij hyrëse dhe dalëse”. Siç kuptohet, i riu që dyshohet nga policia e kryeqytetit ka qenë i punësuar në kompaninë e kunatit të liderit të opozitës, Lulzim Basha, Erion Isufi.

Gjykata tregon më tej versionin që ka depozituar mbrojtja e të riut, duke vërejtur se “nga destinacioni i vendit të punës i dyshuari është larguar në drejtim të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, dhe pastaj drejt qendrës së qytetit dhe ishte i shoqëruar nga dy persona të tjerë që vërtetojnë se praninë e tyre në këtë itinerar. Konkretisht, shtetasit Eno Jaho dhe Renald Vrapi. Të tre së bashku kanë vijuar rrugën deri në qendër dhe më pas janë ndarë nga njëri-tjetri. Eno Jaho në drejtim të rrugës ‘Myslym Shyri’ dhe Renald Vrapi drejt Porcelanit. Shtetasi Deivis Kuqo ka vazhduar rrugën drejt Pazarit të Ri, ka dalë në rrugën ‘Bardhyl’. Ky itinerar vërtetohet edhe nga deklarata noteriale të lëshuar nga dy dëshmitarët e tjerë”.
Gjykata ka vendosur “arrest me burg” deri më 11 shkurt për të dyshuarin, derisa policia e prokuroria të sjellin me prova këqyrjen e kamerave të sigurisë në kryeqytet, të dorëzojë ADN-në si dhe të kryejë çdo vlerësim procedurial për t’i dhënë përgjigje të provuar qëndrimeve të avokatëve.

Megjithatë, përveç detyrave që i janë vendosur prokurorëve, gjykata çmon se vepra e grabitjes është se vjedhja me dhunë është e rëndë dhe ndaj ekziston ende dyshimi që këtë ngjarje ta ketë kryer dizajneri.

Çfarë deklaroi në polici i arrestuari?

Dizajneri: Në datën 7 janar unë kam ikur nga vendi i punës rreth orës 18.10, fakt ky lehtësisht i verifikueshëm nga çekimi i kartës hyrëse dhe dalëse. Nga vendi i punës unë kam shkuar në drejtim të Bulevardit, drejt qendrës dhe isha i shoqëruar me shokët e mi. Unë një ditë para kam qenë te banka dhe kam aplikuar për kredi, prita gati një orë sa mbarova procedurat dhe ika. Të nesërmen mora vesh që kishte ndodhur vjedhje, dhe kur pashë fotot, pashë një person që gati kishte gjatësinë time dhe xhup njësoj, por xhupi i tij ndryshe nga i imi kishte kapuç. Ndërsa, xhupi im nuk ka kapuç. Unë jam njeri i rregullt, i punësuar dhe nuk krijoj asnjëherë problem në shoqëri dhe në komunitetin ku jetoj. Unë jetoj me kushëririn tim Markeljan Kuqo, i cili atë ditë ka qenë në punë deri vonë dhe nuk e ka ditur për këtë ngjarje. Unë nuk kam lidhje me këtë ngjarje”.

LEXO EDHE:  Jenner drekon me kunatin

Po çfarë thotë policia?

Në datën 7 janar 2020, rreth orës 18.15 , në subjektin financiar ‘Noa’, i dyshuari Kuqo duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike, duke përdorur një shkop ndaj punonjësve ka vjedhur një sasi parash. Pas realizimit të vjedhjes, i dyshuari u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë vihet re një person me shtat mesatar, me një xhup të gjatë me ngjyrë jeshile, me kapuç dhe me shall me ngjyrë të zezë të vendosur si maskë, duke mbuluar fytyrën deri te pjesa e syve për të mos u identifikuar. Ai hap me forcë derën dhe nën kërcënimin e shkopit që e mbante në dorë realizon vjedhjen e njërës prej kasave, që ndodhet në krahun e djathtë. Pasi merr një sasi parash, largohet me të shpejtë.
Punonjësit e këtij institucioni në deklarimet e tyre tregojnë dinamikën. I dyshuari, pasi ka marrë një shumë lekësh, ka marrë edhe dy telefona celularë të punonjësve dhe është larguar. Nga pamjet filmike të një dite më parë, rreth orës 13.00, vihet re një person me biçikletë me ngjyrë të kuqe, i cili manifeston sjellje të dyshimtë përpara se të futet në institucion. Në krahun e djathtë të murit ku edhe më pas është realizuar vjedhja, ai ka marrë shërbimin e kërkuar, ku dhe ka aplikuar për një kredi prej 80 mijë lekësh. Nga paraqitja për njohje është bërë identifikimi i autorit që sipas punonjëseve, një ditë më parë ai kishte aplikuar për kredi. (si)

TiranëFinalizohet operacioni “Designer”, me metoda proaktive.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë.Zbardhet vjedhja me dhunë e një sasie parash, në një nga filialet e një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, ndodhur më datë 7 janar 2020.Vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën autori u largua nga vendngjarja dhe një sasi prej 45000 lekësh të rinj.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Pronës në DVP Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 7 janar 2020, ku një person vodhi me dhunë një sasi lekësh, në një zyrë kredidhënieje në shuma të vogla, organizuan punën dhe nën drejtimin e prokurorisë, duke përdorur metodat proaktive, bënë të mundur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohej autori i kësaj ngjarjeje.Në bazë të provave të grumbulluara, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Designer”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas, në datën 07.01.2020, rreth orës 18:30 ka shkuar në rrugën “Medar Shtylla”, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular. Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vdekja e mistershme e Mentor Rexhës/ Vëllai trondit me rrëfimin: S’kemi para të sjellim trupin në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Vdekja e Mentor Rexhës në një burg duket se ka mbetur enigmë, pasi familjarët kanë hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve franceze se ai është vetëvrarë.

Familjarët kanë publikuar foto në media ku shihen shenja dhune, ndërsa vëllai Fatbardhi dhe motra Suela kanë treguar momentin kur mësuan për humbjen e Mentorit.

Fatbardh Rexha tregoi në një lidhje me emisionin “Ftesë në 5” se me të vëllain kishte kontaktuar reth tre javë më parë dhe më pas Mentori nuk i ishte përgjigjur më telefonatave të tij.

“Kam fol me vëllain para tre javësh ka qenë shumë mirë dhe ka nisur të mësoj gjuhën. Çdo gjë i ka patur në rregull, nuk ka patur konflikte. Edhe me shokët mirë e ka kaluar. Pas tre javësh tentova ta marr në telefon, telefonin nuk përgjigjej asnjë. Pas tre ditësh më doli shoku i tij dhe nuk dita të merrem vesh. Foli një shoku im me të dhe më thanë se Mentori ka vrarë veten. Nuk e besova, por më erdhi edhe një lajm tjetër si ky. Pas kësaj kam ardhur drejt Francës. Kam shkuar tek morgu. Më thanë për të firmosur. Nuk pranova pa parë vëllanë. Pata edhe një shok me vete. E kam parë vëllai rreth e përqark dhe trupi i tij ishte nxirë komplet, gjunjtë e zi, brinjët e thyera. Çizmja e policit ju dukte që i kishte rënë. Hunda e thyer, buza e çarë. E ktheva pak anash, por ishte i qepur me kapse. Thonë që ka varë veten, por nuk është aq poshtë sa kishte shenjat ai. Është një dhunë katastrofike. S’kishe çfarë të shikoje. Nuk kam fjalë. I kam filmuar të gjitha. Nuk kam takuar ambasadorin asnjëherë. Dua të tregoj se pse të mos më thotë ambasadori. Asnjë nuk do të më thoshte për vëllanë. Ku do ta kishin çuar. Ambasadori për atë punë është”, u shpreh Fatbardhi, i cili tregoi se nuk kam pasur kontakt dhe asnjë ndihmë nga ambasadori shqiptar në Francë, përveç një herë që i ka thënë në telefon se nuk di gjë lidhur me këtë rast.

Nga ana tjetër, edhe Suela Rexha rrëfeu se pavarësisht përpjekjeve, askush nuk i ka ndihmuar për zbardhjen e vdekjes së vëllait.

LEXO EDHE:  Foto/ Marina uron kunatin për ditëlindje

LEXO EDHE:  Jenner drekon me kunatin

“Jam njoftuar me anë të një telefonate që më mori vëllai i madh nga Gjermania. Ishte në dark kur më mori në telefon, unë kam qenë në Itali në kohën kur më ka marrë ai në telefon. Ai më tha se duhet të bëhem e fortë se diçka i ka ndodhur Mentorit. Ishte e befasueshme, nuk e besoja. Nuk kisha ca të bëja. Prisja një përgjigje të të gjithëve, më kanë ardhur vetëm nga vëllai i madh përgjigjet. Atë e njoftonin shokët e vet. Shokët ku ka qenë Mentori. Kam marrë një avokat dhe i kërkova që të interesohet. Ai më dha një numër të aAmbasadës. U lidha me Ambasadën e Parisit. Në fillim më thanë se nuk është vëllai jot. Por më pas dyshova. Më vinin fjalë se Mentorin e kanë vrarë. Ambasada më ka thënë vetëm fjalën vetëvrasje. Jam lidh me Ambasadën në Francë dhe më kanë thënë se e kanë gjetur të mbytur. Nuk kisha rrugë tjetër, si zemër motre kam shkuar në Francë, ka ardhur edhe vëllai nga Gjermania më pas. Atje të burgu kam takuar drejtoreshën e burgut. Vetëm telefonata kam pasur. Kontaktet e fundit me Mentorin i ka pasur vëllai. Vëllai i madh Fatbardhi ka komunikuar me të i fundit”, nënvizoi motra Suela.

Por duket se ky nuk është i vetmi problem i familjes Rexha, pasi Fatbardhi deklaron se nuk ka para as të sjellë trupin e pajetë të Mentorit në Shqipëri, duke qenë se shpenzimet shkojnë deri në 90 mijë euro./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një pallat në Bilisht/ Panik tek banorët

Publikuar

-

Nga

Një pallat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Bilisht.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e fundit duke vënë në rrezsik edhe banorët e tjerë.

Deri në këto momente nuk raportohet per te lënduar, por vetëm demë të shumta materiale.

Në vendngjarje shkuan zjarrfikëset e bashkisë së Korçës dhe Bilishtit.

LEXO EDHE:  Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Flasin të afërmit: Të na sjellin trupin në shtëpi

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga oxhaku./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Durrës/ 42-vjeçari u plagos nga hajduti

Publikuar

-

Nga

Policia ka zbardhur detaje të reja, për ngjarjen në Durrës ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 42 vjeçar.

Sipas njoftimit, autori i plagosjes kishte shkuar në banesën e vëllait të të plagosur për të grabitur.

Pasi Rexhep Terziu dëgjoi zhurma, shkoi për të vëzhguar, duke u përballur me autorin, i cili ka qëlluar me armë zjarri, ku një nga plumbat e ka kapur në pjesën e këmbës.

“Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T.

Në tentativë për të vjedhur por që është  diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e  banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi.

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ Çon kunatin e Xhafës në Gjykatën Europiane

LEXO EDHE:  Jenner drekon me kunatin

Shërbimet e Policisë kanë mburritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të  bërë të mundur kapjen e autorit

Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar.

Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit  dhe kapjes së autorit.”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE