Connect with Us

Shqipëria vend i sigurt/ Greqia përjashton shqiptarët nga dhenia e azilit

Sociale

Shqipëria vend i sigurt/ Greqia përjashton shqiptarët nga dhenia e azilit

Publikuar

-

Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Greqi mbeti i lartë gjatë viti 2019 ndërkohë që për këtë vit aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil do të refuzohen pasi Shqipëria është përfshirë nga autoritetet greke në listën e vendeve të sigurta.

Sipas Shërbimit grek për Azil, 3053 shtetas shqiptarë paraqitën gjatë vitit 2019 aplikimin për azil. Sipas të dhënave të Shërbimit grek për Azilin shtetasit shqiptarë renditen të pestët për nga numri i kërkesave pas shtetasve nga Siria, Afganistani, Pakistan dhe Iraku. Por shtetasit shqiptarë renditen të dymbëdhjetët për nga njohja e azilit, me vetëm 0,2 % të numrit të përgjithshëm të aplikimeve. Të dhënat zyrtare greke tregojnë se shqiptarët paraqitën 2135 ankimime gjatë viti 2019 ndaj mosnjohjes së azilit nga autoritete greke, ndërsa një pjesë e rasteve mbeten ende të pashqyrtuara. Të dhënat e Qendrës greke për Azilin flasin se vit pas viti numri i azilkërkuesve shqiptarë është rritur në Greqi. Sipas të dhënave zyrtare greke në vitin vitin 2013 shënoheshin vetëm 419 kërkesa për azil, ndërsa në vitin 2018 ky numër u rrit ndjeshëm dhe shkoi në 3319 kërkesa. Fillimin e kwtij viti qeveria greke e përfshiu Shqipërinë në Listën e 12 vendeve të sigurta. Vendimi u mor mbi bazë të udhëzimeve tw Komisionit Europian dhe ndër vendet e tjera nw listë ishin edhe Gjeorgjia, Ukraina, Maroku, Algjeria, Tunizia, etj.

Sipas Shërbimit grek për Azil, raporton korespondenti i VOA-s, 3053 shtetas shqiptarë paraqitën gjatë vitit 2019 aplikimin për azil. Sipas të dhënave të Shërbimit grek për Azilin shtetasit shqiptarë renditen të pestët për nga numri i kërkesave pas shtetasve nga Siria, Afganistani, Pakistan dhe Iraku. Por shtetasit shqiptarë renditen të dymbëdhjetët për nga njohja e azilit, me vetëm 0,2 % të numrit të përgjithshëm të aplikimeve.

Të dhënat zyrtare greke tregojnë se shqiptarët paraqitën 2135 ankimime gjatë viti 2019 ndaj mosnjohjes së azilit nga autoritete greke, ndërsa një pjesë e rasteve mbeten ende të pashqyrtuara.

Të dhënat e Qendrës greke për Azilin flasin se vit pas viti numri i azilkërkuesve shqiptarë është rritur në Greqi. Sipas të dhënave zyrtare greke në vitin vitin 2013 shënoheshin vetëm 419 kërkesa për azil, ndërsa në vitin 2018 ky numër u rrit ndjeshëm dhe shkoi në 3319 kërkesa. Fillimin e këtij viti qeveria greke e përfshiu Shqipërinë në listën e 12 vendeve të sigurta. Vendimi u mor mbi bazë të udhëzimeve tw Komisionit Europian dhe ndër vendet e tjera nw listë ishin edhe Gjeorgjia, Ukraina, Maroku, Algjeria, Tunizia, etj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Video-Kaos në Tiranë/ Trafiku i dendur bllokon qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Trafiku i dendur në Tiranë herë pas herë sjell kaos dhe irritim të qytetarëve.

Makina, të bllokuara për orë të tëra në rrugë dhe pa lëvizur, kanë sjellë vonesa tek shumë persona në destinacionin ku ata janë nisur.

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA.al, tregon me video se trafiku i rënduar ka bërë që rruga nga Hotel Dajti deri te Bashkia të zgjasë plot 30 minuta, ndërsa nëse dikush do e zgjasë rrugën deri tek zona e 9 katësheve, situata do të jetë edhe më e rënduar.

LEXO EDHE:  Punët e bujqësisë i kanë ngelur grave/ Shqiptarët më të keq paguarit në rajon 

LEXO EDHE:  Fjala e Merkelit për zgjerimin/ Së pari është Maqedonia e Veriut...dhe Shqipëria ndoshta



Në kohë me shi, trafiku ka qenë problem në kryeqytet, ndonëse nga ana e institucioneve nuk është marrë asnjë masë për të shmangur lëtë kaos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dyfishohet ndihma ekonomike/ Kjo është kategoria që përfiton

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të dyfishohet ndihma ekonomike për 15 mijë familje.

Kategoritë që do të përfitojnë nga kjo rritje do të jenë ato familje që kanë tre fëmijë  nën 18 vjeç.



Kjo rritje vjen në kuadër të projektbuxhetit për vitin 2022./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dëborë dhe ulje temperaturash/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sipas MeteoAlb, ditën e sotme,  vendi ynë do të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm i cili do të sjelli reshje shiu në ultësirën perëndimore, KU herë pas here do të jenë dhe në formë rrebeshi.



Ndërsa zonat malore veriore dhe skaji Juglindor i territorit Shqipëtar do të përfshihen nga reshjet e dëborës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë të ftohta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgezim 5 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE