Connect with Us

Rrëfimi i Kreshnik Spahiut/ Si amerikanët nuk e lejuan Bashën të udhëtojë dy herë në SHBA

Politikë

Rrëfimi i Kreshnik Spahiut/ Si amerikanët nuk e lejuan Bashën të udhëtojë dy herë në SHBA

Publikuar

-

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka shpjeguar deklaratën e bërë disa ditë më parë për ndalimin e e hyrjes në SHBA të kreut të PD, Lulzim Basha.

Sipas Spahiut, ka qenë jo vetëm një, por dy raste kur Lulzim Basha ka anulluar udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për gazetën “Tema”, Spahiu shpjegon se një diplomat amerikan i deklaroi Bashës gjatë një takimi që u mbajt larg kamerave, që ai nuk mund të udhëtonte drejt Amerikës pasi ishte me cilësinë juridike si i pandehur nën hetim për një krim që dyshohet se e ka kryer në Ëashington gjatë vizitave të tij në maj 2017.

Mes të tjerash, Spahiu thotë se frika e ardhjes se ambasadoressë re të SHBA, e detyroi Lulzim Bashën të bëjë marrveshje pa kushte.

“Frika e ambasadores e bëri Bashën t’i lutet Ramës t’i mbyllë në gjykatë dosjen e lobimit rus. Frika e ardhjes se ambasadores i ka qepur gojën Berishës dhe e ka zbutur si pulë. Frika e ardhjes se ambasadores e bëri Bashën të harrojë akuzat për korrupsion të ambasadorve apo blerje nga Soros”, ka thënë Spahiu.

Intervista e plotë: 

Z.Spahiu ju të hënën që shkoi dhatë një info në lidhje me një pezullim axhende të zotit Basha në SHBA. A mund të na tregoni më me detaje për këtë axhendë?
Më është thënë se Lulzim Basha u ftua dy herë në SHBA.
Ftesa e parë ishte në shtator dhe ftesa e dytë ishte në 6 dhjetor.
Ndonse kryetari i Partisë Demokratike konfirmoi udhëtimim e tij në këtë periudhë, iu desh ta anulonte, duke deklaruar shtyrjen 24 orë para nisjes.
Ftesa e dytë për Lulzim Bashën erdhi nga ish-kryeministri Kandadez Stehpen Harper.
Në cilësinë e presidentit të IDU, zoti Stephen Harper e ftoi Lulzim Bashëm në konferencën e IDU në Washington më 6 shjetor 2019. Lulzim Basha konfirmoi sërish ftesën, por nuk ju mundësua hyrja dhe drejt SHBA.
Një diplomat amerikan thuhet se i deklaroi gjatë një takimi që u mbajt larg kamerave, që ai nuk mund të udhëtonte drejt Amerikës pasi ishte me cilësinë juridike si i pandehur nën hetim për një krim që dyshohet se e ka kryer në Washington gjatë vizitave të tij nē maj 2017.
Diplomati amerikan e paralajmëroi privatisht që pezullimi është i përkohshëm deri sa çështja të sqarohet nga drejtësia.
Si e shpjegoni faktin që media shqiptare, ajo mainstream, jo vetëm që nuk e rimori argumentin, por e fshehu këtë info?
Kjo çështje delikate i ka mbyllur gojën gjithë mediave vetëm për një shkak, sepse shumica e pronarëve të mediave shqiptare kanë të njëjtin hall me Lulzim Bashën. Atyre u është hequr e drejta të udhëtojnë drejt SHBA.
Pra me pak fjalë ka një “koalicion” mediatik kundër listës zezë të Zmbasadës amerikane.
Nga kjo ka përfituar HESHTJEN mediatike Lulzim Basha.
Zoti Spahiu, cili është komenti juaj pse mund të ketë ndodhur ky anulim dhe sipas analizës suaj, ka ndonjë mesazh politik Ëashingtoni ndaj Tiranes?
Po Washingtoni ka tolerancë zero ndaj çdokujt që pengon planet dhe axhendën amerikane në rajon dhe botë.
Pas ngjarjeve në Iran, Siri, Turqi, Libi, Liban, por dhe kryesisht në Ballkan 2019, duket qartë tashmë që shqetësimi amerikan kundër protastave dhe destabilizimit të Ballkanit kanë qenë legjitim.
Askush më shumë se Partia Demokratike s’ka realizuar një ëndërr ruse për ta lënë Ballkanin jashtë BE. As Vladimir Putin nuk ka guxuar të kërcënojë ambasadorët amerikanë apo europianë, aq sa opozita shqiptare.
As KGB ruse nuk ka guxuar t’i shkojë në 12 natës në shtëpi një diplomati gjerman, siç shkuan halabakët e LSI-së në apartamentin e Borschard.
Dje gazeta BILD ka ka publikuar prova që Lulzim Basha është financuar nga rusët që të lërë Shqipërinë jashtë BE.
Duhet të kemi parasysh që kjo media gjermane është ajo qē akuzoi edhe Edi Ramën për vjedhje votash. Pra një burim mediatik i besueshëm!
Z Spahiu sapo pritet të vijë ambasadorja e re fuqiplote e SHBA-së në Tiranë që rastis me nisjen e punës së SPAK. Shikoni ju thjesht një rastësi?
Frika e ardhjes se ambasadores, e detyroi Lulzim Bashën të bëjë marrveshje pa kushte. Frika e ambasadores e bëri Bashën t’i lutet Ramës t’i mbyllë në gjykatë dosjen e lobimit rus. Frika e ardhjes se ambasadores i ka qepur gojën Berishës dhe e ka zbutur si pulë. Frika e ardhjes se ambasadores e bëri Bashën të harrojë akuzat për korrupsion të ambasadorve apo blerje nga Soros.
Frika e ardhjes se ambasadores e ka bërë Monikën dhe Ilirin të harrojne dekretin e 13 tetorit. Frika e ardhjes se ambasadores i uli pantallonat Bashēs, Metës dhe Berishës duke lëpirë çdo pështymë që hodhën kundër Edi Ramës.
Frika e ardhjes se ambasadores e bëri Bashën dhe Monikën të harrojnē akuzat, sharjet dhe shpifjet që hodhën kundër Palmer, Soreca, Borschard etj etj.
Shumë kanë paralajmëruar termet në politikën shqiptare ketë vit, por shqiptarët kane pritur e pritur e jane mërzitur. Cila është prognoza juaj?
Jam shumë skeptik! Tërmeti politik ndodh vetëm në dy raste: – Nëse burgosen 4 kapot e 3 bandave politike shqiptare.
– Nëse populli i heq me dhunë nga politika.
I them këto të dyja sepse s’ka asnjē rrugë tjetër qē populli t’i largojë me vote, pasi këta të 4 e manipulojnë dhe numërojnë si duan ata votën!
Ju vetë do të ktheheni në politike?
Unë punoj prej 2 vjet e gjysëm si jurist në Gjermani. Ushtroj profesionin tim dhe jam shumë i lumtur.
Sigurisht që zemra më dhemb për Shqipërinë po do kthehesha vetëm atë ditë kur: Populli të vërshoje në rrugē që të largohen me revolucion Rama-Meta-Basha-Berisha, ose nëse Amerika i çon ata drejt prangave! Kam bindje absolute që Shqipëria s’ka nevojë për rrotacion, por evolucion.
Shqipëria s’ka nevojë për riciklime, por për arrestime.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Situata e rënduar në Kakavijë/ Cakaj telefonatë me ministrin e jashtëm grek

Publikuar

-

Nga

Situata e rënduar në Kakavijë/ Cakaj telefonatë me ministrin e jashtëm grek

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm alternat të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis.

Në një postoim në rrjetet sociale, Cakaj bën me dije se kanë diskutuar për lehtësimin e kalimit kufitar në Kakavijë.

“Duke respektuar të gjitha masat dhe forcimin e grupeve që punojnë në kufi, ne jemi duke ndjekur vazhdimisht situatën për të lehtësuar ngarkesën në kufi”, shprehet ai.



Si pasojë e shtimit të rasteve me koronavirus në Shqipëri dhe Greqi, autoritetet greke kanë vendosur që të zhvillojnë testime masive për udhëtarët që kalojnë kufirin.

LEXO EDHE:  Trump jep urdhër/ Të përjashtohen imigrantët pa dokumenta nga hartat zgjedhore

LEXO EDHE:  Si e rrëzoi Majlinda Bregu diplomacinë shterpë të Lulzim Bashës

MEPJ deklaroi më herët se është në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në radhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjienosanitare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama “i ftohtë” ndaj ekipit të mjekëve italian në Shqipëri/ Pse nuk denjoi t’i takojë kryeministri

Publikuar

-

Nga

Rama “i ftohtë” ndaj ekipit të mjekëve italian në Shqipëri/ Pse nuk denjoi t’i takojë kryeministri

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar me një status të gjatë në rrjetet sociale, ku kritikon kryeministrin Rama për pritjen e ftohtë që i bëri ekipit të mjekëve italian që erdhën në Shqipëri rreth dy javë më parë për të kontribuar në përballimin e situatës më Covid-19.

Sipas Shehut, Rama nuk e mori as mundimin ti takojë, dhe kjo sipas tij, pasi Rama i trembet transparencës e të vërtetës për dështimin   e tij me sistemin shëndetësorë.



Rama “i ftohte” ndaj prezences mjekesore italiane ne Shqiperi, as denjon t’i takoje!
Se pari nje falenderim e mirenjohje per Italine e ata kolege italine qe qendruan dy jave ne vendit tone, ne mbeshtetje ndaj ballafaqimit me Covid.
Duke njohur edhe personalisht ndonje nga ata, mund te them se ishte nje grup me nivel e pluridisiplinor, i afte te kuptoje e te transmetoje ne Itali gjendjen reale te krizes se thelle shendetesore qe po kalon vendi yne, gje kjo shume e rendesishme per tu pasuar me nje prezence te gjere, te gjate, stabel, strategjike e strukturale italiane ne vend. Prandaj jam i bindur se ndjenjat dhe mendimet e tyre kane pasur nje keqardhje te thelle per realitetin shendetesor te trishte qe gjeten duke u ballafaquar me:
—Nje sistem shendetesor ne amulli, pa strategji edhe ndaj Covid.
—Mos egzistencen e linjave te orientimit e komandimit prej lart per ne nivelet profesionale, perfshi ketu dhe prej atij Komiteti.
—Nje sistem shendetesor jo vetem te corganizuar, por dhe te pa pajisur ne mjete e struktura te pershtateshme.
—Institucionet spitalore shume larg standarteve europiane.
—Nje personel mjekesor, qe megjithese ne shumice individualisht eshte i pregatitur dhe me vullnet, te pa paguar si duhet, te pa stimuluar e pa mjetet adeguate te punes, i abandonuar, gje e ka bere pesimist.
—Nje situate kaotike e te pa kontrolluar ndaj Covid me shifrat reale shume here me te larta se zyrtaret, me numer e llojshmeri testimesh shume te vogel, me qytetaret te pa pajisur as me maska.
—Nje mungese e nje komunikimi racional te institucioneve me qytetaret.
Ne fakt kete une e ndjeva edhe ne ato pak informacione zyrtare ku spikaten dy elemente, vleresimi i kolegeve italiane per koleget shqiptare dhe shqetesimet e tyre per nivelin e organizimit.
Keto dhe mendimi i tyre qe une deduktoj, i cili eshte dhe vullneti i Italise mike per te krijuar ketu nje qendrim konstant e afat gjate ne ndihme te shqipetareve, duket se e kane merzitur e shqetesuar Ramen, qe i trembet transparences e te vertetes, pra pergjegjesise per deshtimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Projekti i Unazës së Madhe/ Shehaj: Janë shpërdoruar e vjedhur 3 miliardë euro

Publikuar

-

Nga

Projekti i Unazës së Madhe/ Shehaj: Janë shpërdoruar e vjedhur 3 miliardë euro

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka kujtuar sërish projektin e Unazës së Re që nuk ka përfunduar ende dhe ka ngritur akuza ndaj qeverisë.

Shehaj deklaron se kryeministri Edi Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë, me përjashtim mbylljen e disa segmenteve të vogla të projekteve të nisura nga qeveria e PD-së, si Unaza e Madhe me të cilën u mburr sot.

Demokrati pretendon se 3 miliardë euro janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash, ndërsa e cilëson  këtë si kriminale.



“3 miliardë euro janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash. Imagjinoni një çast sikur të mos kishim zbuluar aferën DH Albania: rreth 50 milionë euro (bashkë me ato të paguara nga OSSHE për DH Albania) do ishin në llogari private në SHBA. Me gjasa kështu kanë përfunduar qindra milionë euro.

LEXO EDHE:  Si e rrëzoi Majlinda Bregu diplomacinë shterpë të Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Si e rrëzoi Majlinda Bregu diplomacinë shterpë të Lulzim Bashës

Shqipëria ka nevoja jetike për infrastukturë, për të gjallëruar ekonominë, shfrytëzuar potencialin e saj të madh turistik dhe pozicionin strategjik gjeografik. Të harxhosh 3 miliardë euro borxh dhe të mos ndërtosh asnjë vepër të mirëfilltë infrastrukturore është kriminale. Ndërkohë, potenciali i humbur ekonomik nga mungesa e infrastrukturës është edhe shumë miliardë euro të tjera”, shkruan ish-deputeti në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE