Connect with Us

Pse Basha nuk padit Nik Muzin?!

Politikë

Pse Basha nuk padit Nik Muzin?!

Publikuar

-

Një histori financimesh e cila e ka zanafillën e saj dy vite më parë në vitin 2017, ku Lulzim Bashë në një udhëtim të tijin në Washington firmoste një kontratë me kompaninë lobiste të Nik Muzin, më pas kjo kontratë u depozitua në departamentin amerikan të Drejtësisë.

Janë disa shifra të deklaruara ku midis tyre është firma e Lulzim Bashës dhe ndërmjet letrash të cilat i gjeni në liket e mëposhtme, të cilat janë zyrtare të Departamentit amerikan të Drejtësisë, duket dhe gjurma e “Biniata Trade”, një kompani offshore me pronarë rusë e cila ka paguar për lobim në SHBA për Shqipërinë si garant për PD dhe Lulim Bashën.

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

https://efile.fara.gov/docs/6414-Supplemental-Statement-20171114-1.pdf?fbclid=IwAR28qDBZxayh9RILYlXkeZHUU6osuLsDXcCPCUOM4eyttDeYKM2WfhGsWGI

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Tre këste nga 150 mijë dollarë dhe një shumë tjetër prej 500 mijë dollarësh, por kjo është as më pak e as më shumë në total prej 950 mijë dollarësh, jo 650 siç shkruajnë mediat shqiptare dhe raportohet nga politika e mazhorancës apo edhe e opozitës. Pra janë 950 mijë dollarë këstet e kontraktuara nga “Biniata Trade”, një këst 500 mijë dhe tre të tjera nga 150 mijë të cilat duken qartazi në dokumentin e mëposhtëm.

Por, përtej historisë të Biniatës, Nik Muzin, shkrimeve të “Mother Jones”, kthimit të tyre tek “Zëri i Amerikës” si komente apo dhe raportime të tjera të bëra së fundmi nga “The Times” dhe “Bild” i cili e ka hequr atë shkrim që publikoi një ditë më parë ka thjesht dhe vetëm një detaj që të gjithë duan ta mësojnë.

A ka financuar vërtet para offshorësh me pronar rusë Lulzim Bashën dhe lobimin e tij në SHBA?

Është një përgjigje mjaft e thjeshtë, mjaft e lehtë, Lulzim Basha e ka mohuar sepse ai nuk mund ta pranojë çdo lloj zullumi që ka bërë.

Por, edhe sikur të mos e ketë kryer asnjë akt, dokumentat janë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Le ta marrim sikur Basha nuk e ka kryer këtë veprim.

Po si mundet që një qytetar amerikan si Nik Muzin, një nga lobistët më të mëdhenj në botë pranë presidentit të SHBA të gënjejë departamentin amerikan të Drejtësisë mbi dokumentat që u treguam me sipër?

Në linket që keni më lart mund t’i shkarkoni vetë dokumentet dhe mund t’i lexoni.

A mundet që një qytetar amerikan, një nga lobistët më të fuqishëm në botë të genjejë Departamentin Amerikan të Drejtësisë për Lulzim Bashën dhe Shqipërinë?

Kjo për një shumë që ndoshta për ta është hiç pasi funksionojnë me milioa e miliona të tjera euro dhe dollarë.
Por, e marrim të mirëqenë se përgjigjia e pyetjeve të mësipërme është që po, Nik Muzin ka gënjyer, është ai që e ka hapur këtë problem.

Janë mazhoranca socialiste dhe mediat e saj që kanë “paguar” Mother Jones, The Times dhe Bild për të nxjerrë lajme apo për të hequr lajme apo dhe Zerin e Amerikës po të dojë Lulzim Basha. Si ta dojë Elona me Desadën.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Basha takon ish-kryeministrin e Kanadasë

Po pse kreu u Republikës së Re hesht dhe nuk flet më për këtë çështje? Sepse dy herë që ka folur ka thënë dy gjëra të ndryshme, për më tepër publikisht ka pranuar se ka pasur një mbledhje fondesh nga shqiptaro-amerikanët me rreth 100 donatorë për një shumë 500 mijë dollarësh në favor të Shqipërisë dhe për lobim në SHBA, megjithëse kjo nuk u mor si provë nga gjykata.

Por dhe këtë deklaratë të tij po e braktisim po dalim në përfundim, këto dokumenta të deklaruara në Departamentin e Drejtësisë në emër të Lulit dhe PD nga Nik Muzin nuk janë të vërteta por janë mashtrim, mediat i ka paguar qeveria, Luli s’ka bërë asgjë.

Dokumentet mbajnë fimën e Lulzim Bashës, mjafton kjo që firma lobiste të akizohej dhe përfundonte si mos më keq.

Pse kreu i PD nuk e padit Nik Muzin?

Pse nuk ka një kallëzim zyrtar nga PD ndaj lobistit të SHBA, kur është kjo forcë politke e cila kërkon të vërtetën dhe kryetari i saj nuk gënjen?

Pse nuk ka kurajo Lulzim Basha ta padisë Nik Muzin?

Pse nuk shkon tek FBI atje ku po zhvillohen hetimet për të e të thotë çfarë di ai dhe çfarë ka firmosur?

Pse nuk kërkon që shteti amerikan të zbardhë të vërtetën e kësaj historie e cila do t’i jepte pikët maksimale kryetarit të PD në opinionin publik dhe do të mbyllte çdo zë kritik ndaj tij, përfshirë dhe ne që ditën e parë me dokumenta e kemi provuar dhe besuar deklarimin e tij të rremë, pra mashtrimin publik që bënte Basha.

Le të na tregojë të kundërtën se këtë mashtrim e ka bërë një person tjetër në emër të tij, apo të na thotë se dokumentet nuk janë të vërteta.

Pse nuk shkon të depozitojë një kallëzim ndaj lobistit amerikan por fshihet pas gishtit pas procedurave për të mbyllur hetime apo duke paguar Bild për publikime e pastaj duke e paguar për të hequr publikimin?

A nuk do të ishte më e ndershme që gjithçka tha më më sipër të binte poshtë dhe përgjigjen ta gjente nga një fjalë, padia ndaj Nik Muzin dhe të ishte drejtësia amerikane ajo që do ta thoshte fjalën e fundit, por Lulzim Basha prej dy vjetësh nuk e ka bërë këtë dhe kjo na flet dhe tregon jo pak sesi qendron e vërteta lidhur më ato financime të cilat janë publike në Departamentin amerikan të Drejtësisë dhe që akuzojnë drejpërdrejt Lulzim Bashën e Republikës së Re./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Basha nënshkruan marrëveshje me banorët e Astirit/ Zbardhen pikat

LEXO EDHE:  Opozita gati të djegë mandatet?/ Basha nuk zhgënjen

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Opozita gati të djegë mandatet?/ Basha nuk zhgënjen

LEXO EDHE:  Basha nënshkruan marrëveshje me banorët e Astirit/ Zbardhen pikat

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Basha nënshkruan marrëveshje me banorët e Astirit/ Zbardhen pikat

LEXO EDHE:  Opozita gati të djegë mandatet?/ Basha nuk zhgënjen

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE