Connect with Us

Prokuroria e Tiranës e mbylli dosjen/ SPAK rihapi sot hetimin për sterilizimin

Kronika

Prokuroria e Tiranës e mbylli dosjen/ SPAK rihapi sot hetimin për sterilizimin

Publikuar

-

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), nisi sot marrjen në pyetje të një grupi personash lidhur me koncensionin e sterlizimit të pajisjeve kirurgjikale, pas denoncimit të bërë nga “Nisma Thurje” e cila depozitoi një kallzim pak javë më pare.

Në vitin 2017, Prokuroria e Tiranës i mbylli hetimet për këtë çështje duke deklaruar se nuk kishte gjetur element të veprës penale, megjithatë kjo nuk e ka ndalur strukturën e re të hetimit të rihap çshtjen.

Personi i parë i cili u mor sot në pyetje ishte mjeku Artan Koni, i cili, pak javë më parë ishte pjesë e “Nismës Thurje” kur u depozitua kallzimi penal, me argumentin se koncensioni linte hapësira të forta për të dyshuar për një çështje korruptive ku janë përfshirë sipas “Nismës Thurje” shumë zyrtarë dhe ish zyrtarë, mes tyre dhe ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja.

Mjeku Koni ka deklaruar publikisht se sipas tij koncensioni ka përfshirë kosto shumë të larta që do të mund të përballoheshin nga vetë strukturat shtetërore disa herë më lirë.

LEXO EDHE:  U kallëzua se fshehu shkarkimin/ SPAK kërkon dosjen e anëtares së Vettingut

Koncensioni ju dha në vitin 2015, një konsorciumi, ku pjesën më të madhe e kishte një kompani e vogël e një emigranti shqiptar në Itali, Ilir Rrapaj, për të cilin pati në atë kohë njoftime se, përpara se të bëhej fitues i koncensionit, kishte patur kontakte të vazhdueshme me ministrin e kohës, Ilir Beqaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas të miturin

Publikuar

-

Nga

Makina përplas të riun në Tiranë/ Plagoset 15-vjeçari

Një automjet ka përplasur një këmbësor rreth një orë më parë në Tufinë të Tiranës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i plagosur ka mbetur një 15-vjeçar me iniciale G.N.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr shërbimin mjekësor, ndonëse nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.



“Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Gara për drejtimin e SPAK/ Kondilli: Detyra jonë të përmbushim pritshmëritë e qytetarëve

LEXO EDHE:  Pasuria e çmendur dhe akuzat për korrupsion/ SPAK sulmin duhet ta fillojë nga Engjëll Agaçi

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po transportonte emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Po transportonte emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Një 40-vjeçar ka rënë në pranga, pasi  është kapur duke transportuar 34 emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se pas finalizimit të operacionit të koduar “Krasta” është vënë në pranga shtetasi me inicialet V. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Krasta”, parandalohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor.

Vihet në pranga një 40-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 34 shtetas të huaj nga vendet e treta.



Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për marrjen e masave për të  parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorrin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Belishti në drejtim të Elbasanit, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan punën dhe finalizuan operacion policor “Krasta”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

LEXO EDHE:  Prokurorë të dobët, të paaftë dhe shantazhues/ SPAK dështimi simbol i reformës në drejtësi

LEXO EDHE:  Prokurorët në panik/ Bojkotojnë Strukturën e Posaçme Antikorrupsion

K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestim i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtënat ndaj hotelit në Tushemisht/ Arrestohen në Tiranë dy persona

Publikuar

-

Nga

Të shtënat ndaj hotelit në Tushemisht/ Arrestohen në Tiranë dy persona

Dy persona të tjerë janë arrestuar në Tiranë për dy atentatet ndaj hotelit “Voloreka” në Tushemisht.

Mësohet se janë vënë në pranga A.Kaloshi dhe M.Berberi, të cilët ishin shpallur në kërkim për të shtënat e regjistruara më 1 dhe 8 gusht drejt hotelit.



Raportohet se me dy personat ndaluar sot, numri i të arrestuarve për këto ngjarje ka shkuar në 7.

LEXO EDHE:  “Shqiptarët presin historinë e re antikorrupsion”/ Ngjela tregon pse po zvarritet SPAK

LEXO EDHE:  Hajdari kërkon ndryshimin e sistemit/ Krimet zgjedhore do hetohen nga SPAK

Kujtojmë se mëngjesin e 8 gushtit dy persona të maskuar mbërritën me motor para hotelit dhe qëlluan me breshëri armësh drejt tij, por fatmirësisht nuk pati të lënduar edhe pse janë dëmtuar 6 makina luksoze./ CNA.al

LEXO TE PLOTE