LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pengmarrja e 49-vjeçarit në Kamëz/ Zbardhen të tjera detaje

20 Janar 2020, 16:47, Kronika CNA
Pengmarrja e 49-vjeçarit në Kamëz/ Zbardhen të tjera

Jak Prenga u mor peng mesditen e 17 janarit në rrugën ?New York?, në Kamëz, teksa shkonte të banesat e vëllezërve të tij.

Por teksa kanë kaluar 3 ditë dhe ende nuk dihet gjë për fatin e tij, duhet se detaje të reja kanë dalë në dritë.

Policia është orientuar te konfliktet që 49-vjeçari mund të ketë pasur në Greqi ose dhe te rekordet kriminale të vëllezërve, të cilët vuajnë dënimin për drogë në Angli.

Policia ka dyshime se pengmarrja mund të jetë një lloj presioni që autorët e dyshuar duan t?iu bëjnë vëllezërve të Prengës, që ndodhen në burg në Angli.

Një fqinje, tregon se familjes i është bërë presion që lajmi të mos bëhet shumë mediatik, reaporton Ballkan web.

Një tjetër fqinj i 49-vjeçarit, i cili e njeh atë prej 20 vitesh, nuk gjen dot shpjegim për ngjarjen e ndodhur. Sipas tij, Prenga ishte njeri i mirë dhe pa probleme.

Në polici, familjarët e 49-vjeçarit, baba i 3 fëmijëve, nuk iu kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me konfliktet që ai mund të ketë pasur gjatë punës së tij si emigrant në Greqi apo ndonjë dyshim për konflikte që kanë shkak rekordet kriminale të vëllezërve të dënuar për trafik droge në Angli.

 

Lajmet e fundit nga