Connect with Us

Paloka skeptik për zgjedhjet e parakohshme/ “Ulja në tryezë na detyron të bëjmë marrëveshje”

Politikë

Paloka skeptik për zgjedhjet e parakohshme/ “Ulja në tryezë na detyron të bëjmë marrëveshje”

Publikuar

-

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka është shprehur skeptik për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike në të cilën ndodhet vendi, ndonëse opozita është ulur në tryezën e Reformës Zgjedhore me mazhorancën.

“Nuk e zgjidh krizën. Kriza do zgjidhet nëse zbatohen të gjitha hapat që ka kërkuar Bundestagu gjerman. Dhe nga 9 pika, njëra për reformën përfshihet opozita. 8 pikat e tjera janë detyrime të qeverisë. Njëra nga këto 8 pika është dënimi i Damian Gjiknurit, të gjithë ata që janë kapur në krim zgjedhor. Për këtë do të ngulim këmbë, e nesër do të përgjigjet dhe Rama”, u shpreh Paloka për studion e Ora Neës.

Demokrati pretendon se mes dy partive kryesore politike nuk ka as marrëveshje të fshehta dhe as komplote. Ai theksoi se nuk ka shumë besim se vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme.

LEXO EDHE:  Nënkryetari i Kuvendit zbulon vjedhjen e Erion Veliajt

“Nuk ka as marrëveshje të fshehta dhe as komplote. Por detyrimisht plotësimi i kushteve çon aty. Por unë e kam me rezerva të them po do shkojmë në zgjedhje, sepse në një vend normal dhe me qeveri normale dhe njeri normal në krye të qeverisë duhej të kishim shkuar në zgjedhje me kohë, sepse e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën janë zgjedhjet e parakohshme që do i japin shqiptarëve institucione legjitime”, u shpreh Paloka./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

U infektua me koronavirus/ Voltana Ademi flet për gjendjen shëndetësore: Ja ku mund ta kem marrë

Publikuar

-

Nga

U infektua me koronavirus/ Voltana Ademi flet për gjendjen shëndetësore: Ja ku mund ta kem marrë

Kryebashkiakia në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi është infektuar nga Covid-19.

Këtë e ka konfirmuar vetë ditën e sotme kryebashkiakja demokrate, e cila falenderoi miqtë dhe personat që i kanë qëndruar afër me mesazhet e tyre në këtë moment të vështirë.

“Ju falënderoj për interesimin për shëndetin tim. Përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë miqtë e mi gazetarë, drejtues mediash me të cilët kam bashkëpunuar në vite dhe janë interesuar përmes telefonatave apo mesazheve. Njëkohësisht falenderoj të gjithë familjarët  e të afërmit, kolegët në punë, qytetarë që më kanë telefonuar  e derguar mesazhe mbështetëse.

Dje në mëngjes kam marrë përgjigjen që jam pozitive me Covid-19. Një ditë më parë, të hënën, kam patur pak kollë dhe pak temperature të shtuar. Në këto kushte, e pashë me vend që të bëja testin. Për sigurinë e familjarëve e bashkëpunëtorëve të mi, por edhe timen”, u shpreh ajo për Neës 24.



Më tej, Ademi tha se virusin mund ta ketë marrë gjatë angazhimeve në terren

LEXO EDHE:  Paloka sulmon Ramën/ Përdridhet si laviret plaka kur …

LEXO EDHE:  Zbulohet arsyeja/Ja pse nuk i bashkohet Eduard Selami çadrës së opozitës

“Ka disa ditë, ndoshta dy javë, që për shkak të angazhimeve lidhur me disa projekte që po zbatjmë në fshatra e në qytet, nuk kam qenë shumë e pranishme në mjediset e Bashkisë. Kam punuar e lëvizur në territor, dhe infeksionin mund ta kem marrë përmes kontaktit në terren. Për hir të realitetit, kam takuar njerëz, edhe pse jam përpjekur maksimalisht të ruaj distancën dhe të përdor maskën gjatë gjithë kohës”, theksoi ajo.

Teksa u pyet për simptomat që ka, demokratja deklaroi: “Fatmirësisht, përveç kollës, aktualisht nuk kam simptoma të tjera. Jam në shtëpi, ku vazhdoj punët e përditshme në komunikim me zv kryetarët dhe drejtuesit në bashki, për do gjë që ata e vlerësojnë të nevojshme mbështetjen dhe vendimmarrjen. Fatmirësisht, falë teknologjisë, është e lehtë të komunikosh, të orientosh duke u vazhduar si për ditë puna”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nis procesi ndaj Izet Haxhisë/ Prokuroria kërkon thirrjen si dëshmitar të Berishës

Publikuar

-

Nga

Nis procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar të thirren si dëshmitarë në procesin gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, ish kryeministrin Sali Berishën, Jaho Mulosmanin dhe Ylli Rakipin.



Kujtojmë se në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma në drejtësi/ Mesazhi i fortë i ambasadores Kim: Mos iu dorëzoni atyre që nuk e duan!

Publikuar

-

Nga

SHBA i dhuron të tjera teste Shqipërisë/ Yuri Kim: Aleatët gjithmonë e ndihmojnë njëri-tjetrin

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ditën e sotme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kim shkruan se implementimi i kësaj reforme është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Ajo nënvizoi faktin se nuk duhet ndalur përpara atyre që nuk duan drejtësi.



“Implementimi hap pas hapi i reformës në drejtësi është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Duhet që t’i evitojmë pengesat, të kërkojmë zgjidhje praktike dhe të mos dorëzohemi përpara atyre që nuk duan drejtësi” – shkruan Kim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE