LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Armir Shkurti/ Ç'plan kemi për 21 janarin?

20 Janar 2020, 10:54, Opinione CNA
Nga Armir Shkurti/ Ç'plan kemi për 21 janarin?

Nesër më 21 janar Tirana bën 100 vjeç si kryeqytet. Meqë është i pari 100 vjetor ta do mendja që do ta kemi një ceremoni shtetërore.

Të mos thonë “jo s’kemi buxhet”, “jo po nuk bëmë dot përgatitje”. Aty i kemi edhe fondet edhe përgatitjet për festimin e 75 vjetorit të çlirimit që na e lagu vetëm për 3 ditë tërmeti.

Pra një ceremoni shtetërore duhet! Patjetër duhen ftuar presidenti dhe ish presidentët, ish kryeministrat dhe drejtuesit e partive. Të bëhet një foto grupi para kryeministrisë. Jo nga ana ku u vra i ndjeri Ziver por tek ajo tenda e bardhë e kauçukut. Berisha, Basha, Meta, Rama krah për krah… dhe gjithë të tjerët që kanë dhënë kontributin që kjo Tiranë të jetë kjo që është në këtë jubile. Patjetër të mos mungojnë as shokët e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Zakoni e do që në fund të shtrohet edhe një darkë ku, me përparëse e dorashka gome, qoftet dhe supën ta ndajë, siç e bën zakonisht, kryebashkiaku Veliaj me dorën e vet./ Shkruar për CNA.al

Lajmet e fundit nga