Çmendet banda e Republikës së re/ Haxhi Qamili dhe andarti sulmojnë demokratët, Topallin dhe kritikët
Gazeta më e madhe në vend, dalë në 5 janar të vitit 1991, nj...
Një shaka prej mediaje bulevardeske e tabloidit gjerman Bild, që publikoi dhe fshiu brenda disa orësh artikullin ku hidheshin dyshime mbi financimet ruse të PD, ka nxjerrë edhe njëherë në pah hipokrizinë e barrikaduar të bipartizanizmit tonë.
Rilindasit, duke haruar të shkuarën e afërt, përjetuan për pak orë një lumturi orgazmike duke ngritur lart gazetën që tani po groposte Bashën.
Krejt në të kundërt, demokratët filluan t?u besonin teorive konspirative me blerje mediash ndërkombëtare, madje duke identifikuar edhe korruptuesit e mundshëm shqiptarë, pa ngurruar të përsërisin të njëjtat fjalë që socialistët kishin thënë për gazetën me tirazhin më të lartë në Gjermani. Madje ata u krekosën si triumfatorë, kur Bild e zhduku artikullin nga faqja.
Në fakt është e vështirë të hamendësohet se ç?ndodhi mes mbrëmjes të së dielës dhe orëve të mëngjesit të së hënës, deri sa vetë tabloidi gjerman nuk ka dhënë një shpjegim serioz.
Por, edhe pa e ditur atë, disa gjëra mund të thuhen me bindje.
Fakti që e përditshmja, në mënyrë amatoreske, e fshiu shkrimin me titull: ?A qëndron Rusia pas fushatës kundër antarësimit në BE??- nuk do të thotë automatikisht se Lulzim Basha është i pastër për mbi gjysëm milionë euro të paguara për lobistët e tij. Pavarësisht se artikulli nuk ekziston më online, pavarësisht se akuzat për rusë dhe lobim kundër negociatave ngjajnë qesharake, në këtë aferë ka qindra mijëra dollarë që PD nuk i justifikon dot. Ato janë deklaruar ndryshe në Uashington dhe ndryshe në Tiranë. Historia e pagesës për fotot me Trumpin është për kreun e PD po aq e pasqaruar sa ajo e çiftëzimit të Ramës me taksistin e dënuar në Amerikë, Bilalin. Prandaj ?korrigjimi? i Bildit nuk është ndonjë nga ato raste që të japin të drejtën të thërrasësh fitore.
Nga ana tjetër, as pretendimi i socialistëve për mungesën e kredibilitetit të Bild, nuk është i përligjur. Ndonëse, ndërmjet dy historive të publikuara nga gazeta, ajo njërës i qëndroi deri në fund, ndërsa nga tjetra me sa duket u tërhoq, ky nuk është ndryshimi i vetëm mes tyre.
Në rastin e përgjimeve të vjedhjeve të votave në Durrës dhe Dibër, ne nuk lexuam vetëm shkrimet dhe komentet e Piter Tiede. Ne dëgjuam me veshët tona pazaret për blerjen e votave, provuam funksionimin e makinerisë kriminale shtetërore, shpërblimin e punonjësve të rendit që i kryenin këto akte dhe lidhjen e pamohueshme me trafikantët e përfshirë në ndryshimin e rezultatit të votimeve.
Ndërsa, për lidhjet ruse të PD dhe financimet e pazbardhura të Bashës, gazeta nuk u soll njësoj. Bild nuk bëri asgjë më shumë sesa i përsëriti publikut ato fakte që pati lexuar në investigimin e ?Mother Johnes?, duke hedhur ndonjë pandehmë të pafaktuar se PD qe implikuar me Rusinë për të penguar integrimin e vendit drejt BE.
Pra edhe sikur ?jo seriozia? BILD mos ishte ?penduar? për shkrimin që godiste PD-në, mes dy historive nuk mund të vihet shenja e barazimit. Goditja që iu bë sistemit kriminal të blerjes së zgjedhjeve nga Rama ishte e plotë dhe e pa kundërshtueshme. Prova për këtë është se të njëjtat fakte i rimori si të vërteta edhe një media skrupuloze si ?Der Spiegel?. Prandaj pretendimi për t?i futur të dyja ?goditjet? në një thes, duke hamendësuar se gjithçka që publikohet nga tabloidi gjerman nuk duhet marrë shumë për bazë, përbën një manipulim perfid.
Po aq manipulative janë edhe versionet e përhapura aty- këtu se gjithçka kundër qeverisë e botuar në Bild, është vepër e një këshilltari gjerman të PD-së, apo se ato që s?i shkojnë për shtat opozitës, i ka paguar Taulant Balla.
Këto lloj gënjeshtrash, që u serviren militantëve të të dyja kampeve, janë shumë larg të vërtetës. Ato janë tagjia bajate me të cilën ushqehen fanatikët, që duan ta shohin liderin e tyre të pastër si ëngjëll dhe kundërshtarin e tij të zi si djall.
Prandaj shpikësit e tyre flasin për ?tabloid të pabesueshëm? kur nuk u shkon për shtat dhe për gazetën më të madhe në Gjermani kur e kanë në favor.
Në fakt, e vërteta është disi më ndryshe.
Me tërheqjen e artikullit të publikuar të dielën në mbrëmje, Bild ndoshta e kuptoi se nuk ka asnjë provë evidente për një bashkëpunim ruso- opozitar për të penguar përparimin e vendit drejt BE. Por nga ana tjetër, kjo zbrapsje nuk përbën asnjë alibi se Basha nuk e ka shkelur ligjin shqiptar të financimit të partive me mbi gjysëm milioni euro që i dalin tepër.
Ndërsa pala tjetër, as nuk mund të shfrytëzojë atë që shkroi gazeta për të noterizuar propagandën e saj, as mund të përdorë atë që ajo fshiu, për të vënë në pikpyetje seriozitetin e denoncimeve për vjedhjen e zgjedhjeve./LAPSI
Gazeta më e madhe në vend, dalë në 5 janar të vitit 1991, nj...
Nga Ardit RadaTabloidi gjerman “Bild”, jo pak i njohur për s...
Nga Ekrem Spahiu Pas afro 8 vjetësh pikëpyetjesh për ekziste...
Nesër më 21 janar Tirana bën 100 vjeç si kryeqytet. Meqë ësh...
* Një pyetje që e kam fort për zemër: A e shpëtojmë dot fëmi...
Nga Azgan HaklajJanari kryefjala e historisë kombëtare dhe k...
FarmaqeShqiptari patriot është njeri inteligjent, thellësish...
Qarkullonte prej vitesh në mendjet dhe gojët e njerëzisë. Në...
Nga Armir ShkurtiLexova se rrethi që merret me ruajtjen e fy...
Per mosperputhjen e plote mes bindjeve te mia dhe sistemit z...
Të veshur, të mbathur, të larë, të krehur, me muhabete të th...
S’ka gjë që e zbulon mjerimin intelektual më tepër se citime...
Nga Ben Andoni-Pak herë Shqipëria politike ka pasur këtë ano...
Tryeza e partive?Qeveria 10 – Opozita 1Por, të ndjekim vazhd...
Përse Edi Rama është një bastard social i shqiptarëve? Sepse...
Nga Genc Pollo* Para afro 20 vjetësh isha i ftuar në një dar...
Nga Ilirjan Blloshmi-Lulzim Basha do bëhet kryeministër një ...
E shtrenjtë dhe e papërballueshme është bërë jeta. Nëse nuk ...
Nga Ilir Levonja-Sot një pjesë e mirë e lidershipit opozitar...
Dokumenti i miratuar sot mes përfaqësuesve të parlamentit dh...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...