Connect with Us

Neritan Sejamini nervozohet me Bolinon/ “Ç’është ky mentalitet komunist”

Politikë

Neritan Sejamini nervozohet me Bolinon/ “Ç’është ky mentalitet komunist”

Publikuar

-

Ish-këshilltari i Bashës Neritan Sejamini është përplasur me botuesin Carlo Bolino, teksa ishte duke folur për financimet e partive politike nga kompanitë e lobimit.

Sejamini tha se partitë politike financohen nga burime të jashtëligjshme, por Bolino e drejtoi gishtin nga Lulzim Basha, duke justifikuar kështu kryeministrin Edi Rama.

Kjo ka sjellë debat të ashpër mes tyre, pas duket se Sejaminin e ka nervozuar përmendja e Ramës dhe Bashës për çdo gjë.

Sejamini: Krimi financon partitë politike, median dhe shumë gjëra të tjera.

Bolino: Basha nuk ka bërë tranparente paratë. Janë 650 mijë euro që nuk janë bërë transparente. Muzin është në hetim.

LEXO EDHE:  Basha largon një nga këshilltarët e fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit

Sejamini: Pse bën debatin Basha- Rama. Çfarë është ky mentalitet komunist, ku tjetri është armik. Ka dy të dënuar në rastin e Ramës me Obamën. Është Bilali i dënuar.

Bolino: Për Ramën s’ka prova. Për Ramën ska prova që është finacuar për lobim në SHBA. Për Bashën ka prova.

Sejamini: Ka prova. Qytetari numër 1 është Rama në hetimin që është bërë në SHBA./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndjekja penale e naftëtarëve të Ballshit/ PD: Vendim kriminal, Ramën e ka kapur paniku

Publikuar

-

Nga

Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë/ Nga Genc Ruli te Mark Marku, zbardhen emrat e Komisionit të Vlerësimit

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë sot për pagat e prapambetura, ndërsa tubimi i djeshëm u shoqërua edhe për përplasje.

Për këtë ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i cili ngre akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Alibeaj deklaron se ndjekja penale ndaj naftëtarëve protestues është një urdhër kriminal. Sipas tij, kjo është edhe një hakmarrje e neveritshme ndaj qytetarëve që nuk pranojnë më mashtrimet, manipulimin, keqpërdorimin e qeverisë.

Demokrati pretendon se Rama ka frikë nga naftëtarët, pasi thekson se protesta e tyre tregon se qytetarët janë gati ta rrëzojnë qeverinë.



“Naftëtarët e Ballshit kërkojnë bukën e gojës së fëmijëve, Rama i syrgjynos në burg! Ka disa ditë, që naftëtarët e Ballshit protestojnë, por kur protesta e tyre mori vëmendjen e publikut, Edi Rama u kujtua për COVID-in dhe ka urdhëruar ndjekjen penale të naftëtarëve protestues. Është një urdhër kriminal, që kërkon të dënojë ata që ngrenë zërin kundër padrejtësisë dhe dyfish i padrejtë, kur zëri ngrihet nga punëtorë të ndershëm të cilëve u mohohet djersa e tyre.

Edi Rama i padit naftëtarët, pasi nuk e di çfarë do të thotë të protestosh për djersën dhe gjakun e derdhur në punë të ndershme. Kjo është edhe një hakmarrje e neveritshme ndaj qytetarëve që nuk pranojnë më mashtrimet, manipulimin, keqpërdorimin nga qeveria e tij.

LEXO EDHE:  Miliarda lekë nëpërmjet tenderave publikë/ Zbulohet skema korruptive, Igli Gjelishti transferoi paratë te Carlo Bollino

LEXO EDHE:  Ish-këshilltari i Berishës: Politika më e mirë për ARMO-n do të ishte mbyllja e saj

Po të ishte për ligjin, Edi Rama vetë, bashkë me konen e Bashkisë së Tiranës, bëjnë çdo ditë tubime të paligjshme kundër rregullave të pandemisë. Edi Rama nuk ka hallin e COVID-it, përndryshe, do të kishte krijuar kushtet që prindërit dhe nxënësit të mos tuboheshin në shkolla, që autobusët të mos ishin plot me njerëz, si në një situatë të zakonshme.

Edi Rama ka tmerr nga protesta, sepse ai e di që kur njerezit ngrenë zërin, nuk ka kriminel dhe makinacion tjetër që t’i ndalojë para kutisë së votimit. Edi Ramën e ka kapur paniku dhe tmerri se protesta e naftëtarëve të Ballshit ka treguar atë çka shqiptarët, kudo nga janë, mendojnë dhe janë gati të bëjnë: të rrëzojnë dhe ta degdisin Ramën në honet më të errëta të ligjit”, shkruan Alibeaj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Publikohet lista me emrat/ 103 deputetë përfituan nga 760 USD dieta në korrik për udhëtime brenda vendit

Publikuar

-

Nga

Rifillon Kuvendi/ Nesër sesioni i ri, i fundit parlamentar para zgjedhjeve të 2021

Nga Adriatik Doçi

Mbi 100 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë përfituar 350 USD deri në 760 USD dieta për udhëtime brenda vendit gjatë muajit korrik të vitit 2020. Shumica e ligjvënësve kanë marrë nga buxheti i Kuvendit nga 720 USD secili në muaj korrik, ndërsa deputeti Nimet Musaj ka përfituar rreth 760 USD. Ndërkaq, 8 ligjvënës, konkretisht Eljo Hysko, Selami Jenishehri, Amra Barova, Fatmir  Xhafaj, Lefter Koka, Vullnet Sinaj, Adnor Shameti dhe Vasilika Hysi, nuk kanë përfituar asnjë lekë dieta për udhëtime për muajin korrik.

Deputetët kanë shfrytëzuar maksimalisht nenin 14 të ligjit për statusin e deputetit, i cili parashikon që deputeti i cili banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa ata që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës.

Neni 14 parashikon përfitimin e dietave edhe për udhëtimet janë vendit, por meqenëse vizat jashtë Shqipërisë janë kufizuar për shkak të pandemisë covid-19, deputetët kanë bërë letrat për të përfitimin e parave vetëm për lëvizjet brenda vendit. Ndërkaq, gjatë muaj korrik 2020, ligjvënësit shqiptarë kanë marrë secili deri në 380 USD për shpenzime për karburant, 160 USD për telefon dhe 230 secili USD honorare për pjesëmarrje në mbledhje të komisioneve parlamente. Ndërkaq, deputeti Artur Roshi ka marrë gjatë muajt korrik 2020 një pagesë prej 3 mijë lekësh për fjetje në hotel.

20 deputetë vijojnë të marrin çdo muaj rreth 340 USD për rimbursim të qerasë së banesës në Tiranë, ndonëse disa prej tyre janë pronar të disa shtëpive dhe bizneseve. Ata janë Eugen Bojaxhiu, Selami Jenishehri, Senida Mesi, Ediola Braha, Nimet Musaj, Kostaq Papa, Luan Harusha, Enada Kapllani, Arlind Çacani, Edmond Leka, Xhevi Bushaj, Halil Jakimi, Edlira Bode, Fadil Nasufi, Fatmir Velaj, Fatjona Dhimitri, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Ervis Meço dhe Artemis Dralo.

Krahas këtyre përfitimeve, deputetët marrin edhe pagën bazë 156,770 lekë në muaj ose rreth 1.5 mijë USD. Në 20 prill 2020, deputeti Erion Piciri, propozoi një projektligj për përgjysmimin e pagës dhe përfitimeve të tjera financiare të deputetëve. Nisma nuk është përfshirë as në agjendën e Kuvendit.

LEXO EDHE:  Tentativat për të hedhur baltë/ Shkëlzen Berisha ngre padi, i nxjerr të palarat Blushit dhe Bolinos

LEXO EDHE:  Këshilltari mizerabël i Bashës sulmon Berishën

Deputetët që përfituan dieta për udhëtime brenda vendit për muajin korrik 2020:

Adelina Rista, 75,250

Anastas Angjeli, 37,625

Andrea Marto, 75,250

Antoneta Dhima, 75,250

Anduel Xhindi, 75,250

Bashkim Fino, 37,625

Besnik Baraj, 37,625

Blerina Gjylameti, 37,625

Bujar Çela, 75,250

Ervin Bushati, 37,625

Evis Kushi,75,250

Fidel Ylli, 37,625

Gramoz Ruçi, 54,895

Ilirjan Pendavinji, 75,250

Klodiana Spahiu, 75,250

Luan Duzha, 75,250

Musa Ulqini, 37,625

Paulin Sterkaj, 37,625

Robert Bitri, 75,250

Sadri Abazi, 37,625

Taulant Balla,  43,268

Tom Doshi, 37,625

Ulsi Manja, 39,506

Xhemal Qefalia, 37,625

Edmond Leka, 75,250

Xhevit Bushaj, 75,250

Alket Hyseni, 37,625

Almira Xhembulla, 75,250

Arben Pellumbi, 37,625

Arben Kamami, 75,250

Elena Xhina, 75,250

Edlira Bode, 75,250

Elona Hoxha, 37,625

Fadil Nasufi, 75,250

Fatmir Velaj, 75,250

Gjetan Gjetani, 75,250

Ilir Beqaj, 37,625

Ilir Ndraxhi, 75,250

Ismet Beqiraj,  37,625

Jurgis Ḉyrbja, 75,250

Klotilda Bushka, 37,625

Luan Harusha, 75,250

Myslim Murrizi, 45,026

Reme Lala, 37,625

Roland Xhelilaj, 75,250

Rrahman Rraja, 75,250

Rudina Hajdari, 39,506

Sadi Vorpsi, 37,625



Tatiana Piro Nurçe, 75,250

Vilma Bello, 75,250

Eglantina Gjermeni, 31,354

Milva Ikonomi, 39,506

Mimi Kodheli, 39,506

Emonela Felaj, 39,506

Dritan Bici, 75,250

Spartak Braho, 75,250

Senida Mesi, 75,250

Lindita Nikolla, 37,625

Mirela Kumbaro, 37,625

Niko Peleshi, 39,506

Damian Gjiknuri, 37,625

Ditmir Bushati, 37,625

Enver Roshi, 39,506

Aurora Mara, 75,250

Ylli Shehu, 37,625

Edmond Rrushi, 37,625

Alban Zeneli, 37,625

Lefter Maliqi, 75,250

Majlinda Halilaj, 37,625

Ediola Braha, 75,250

Edlira Hyseni, 75,250

Elda Hoti, 37,625

Ligoraq Karamelo, 75,250

Nimet Musaj, 79,012

Enada Kapllani, 75,250

Ralf Gjoni, 37,625

Adriatik Alimadhi, 37,625

Arben Elezi, 75,250

Arlind Çacani, 75,250

Korab Lita, 37,625

Halil Jakimi, 75,250

Nikolin Staka, 75,250

Zef Shtjefni, 37,625

Fatjona Dhimitri, 75,250

Eugen Bojaxhiu, 75,250

Andi Permeti, 37,625

Artur Roshi, 37,625

Koçi Tahiri, 37,625

Klajdi Qama, 37,625

Kujtim Gjuzi, 37,625

Ardiana Jaku, 75,250

Suzana Topi, 75,250

Besnik Troplini, 37,625

Kostaq Papa, 75,250

Krenar Rryçi, 37,625

Ardit Konomi, 75,250

Florenc Spaho, 75,250

Edmond Stojku, 39,506

Vasil Sterjovski, 75,250

Halit Valteri, 37,625

Ervis Meço, 75,250

Artemis Dralo, 75,250

Ramazan Gjuzi, 39,506

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas takimit me ambasadorët/ Opozita bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Pas takimit me ambasadorët/ Opozita bën lëvizjen e radhës

Pas takimit me ambasadorët, opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik.

Mësohet se më këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR



“Të nderuar kolegë, Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë: Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00. Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme. Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili”, thuhet në njoftimin e opozitës.

LEXO EDHE:  Tentativat për të hedhur baltë/ Shkëlzen Berisha ngre padi, i nxjerr të palarat Blushit dhe Bolinos

LEXO EDHE:  Në Parlament ka injorantë dhe analfabetë/Si i mbulon sistemi

Kjo kërkesë vjen pas takimit që u zhvillua në selinë e PD-së ditën e sotme. Mësohet se në takim kanë qenë të pranishëm ambasadori i BE Luigi Soreca, ambasadori britanik Duncan Norman, ndërsa në vend të ambasadores amerikane Yuri Kim ka shkuar zëvendësja Leyla Moses Ones./CNA.al

LEXO TE PLOTE