LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Murrizi replikon me Ballën/ "Ju ka ngelur sahati tek dashuria e parë"

20 Janar 2020, 17:15, Politikë CNA
Murrizi replikon me Ballën/ "Ju ka ngelur sahati tek dashuria e

Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka replikuar me Taulant Ballën sa i përket uljes së opozitës në dialog me mazhorancën.

Teksa Balla e konsideroi si një kthesë 180 gradë dhe nje reflektim të opozitës, Murrizi kundërshtoi duke thënë se nuk është kthesë por ?roveshatë?.

Po ashtu Murrizi i ka qëndruar edhe dëshirës së tij për ta shpallur 20 janarit, ditën e Kongresit të Lushnjes si festë zyrtare në Shqipëri.

??Nesër është 100- vjetori  i parlamentarizmit të Shqipërisë. Kongresi i Lushnjes e ka vendin e vet historik nuk kanë nevojë t?i vlerësojmë ne pasi ngritën këtë shtet.

Do të nderoni veten jo Kongresin e Lushnjës. Keni nderin që në këtë 100 vjetor të parlamentarizmit të jeni deputetë në këtë sallë. Do të doja që në këtë vit t?i jepnim mundësinë shqiptarëve që të vinin në këtë sallë, burra dhe gra nga vota dhe jo dhembje nga xhepat e krerëve të partive.Opozita jashtëparlamentare, nuk është kthesë është roveshatë. E di që aty ju ka ngelur sahati tek dashuria e parë. Mos dërdëllisni në emër të popullti shqiptar pasi keni tre zgjedhje që i fshiheni votës.?

Sa për ditën e verë, do t?i rishikojmë festat, pasi festë pagane është. Por më e rëndësishme se festa e ballokumes është festa e 20 janarit? , theksoi ai./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga