LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mirë që paguan për të botuar, por tani hedh lekë edhe për të fshirë shkrime!

20 Janar 2020, 11:59, Opinione CNA
Mirë që paguan për të botuar, por tani hedh lekë edhe

Nga Ardit Rada

Tabloidi gjerman ?Bild?, jo pak i njohur për shqiptarët, ka vendosur ta fshijë shkrimin që kryqëzonte Lulzim Bashën për lobimin rus.

Vendimi nuk dihet në çfarë rrethanash është marrë, por hijet e dyshimit janë të mëdha për aq kohë sa artikulli e trazoi jo pak qetësinë e të dielës.

Pra, opozita e Lulzim Bashës që në pranverë bënte thirrje për ta djegur vendin me kopertinën e ?Bildit? në dorë, dje ka mbetur e befasuar dhe ka nisur të lëvizë ?gurët?. Hidhërimi që mund të ketë shkaktuar në selinë blu shkrimi se Basha ka paguar kundër hapjes së negociatave, është mëse i kuptueshëm.

Por ?rrëshqitja? e një artikulli të tillë që në thelb kishte provat e amerikanëve tregon se edhe ?Bild? është i gabueshëm, por jo se nuk mund të gjejë kompromisin alla-shqiptar. Me fshirjen e artikullit, duket se u konfirmua edhe një herë marrëdhënia e veçantë që Lulzim Basha ka me gazetën në fjalë.

Pas bisedave telefonike që tabloidi publikoi për Dibrën dhe Durrësin, lidhjet mes PD-së dhe gazetës gjermane u bënë të dukshme. Kjo, pasi ishte tepër e thjeshtë të konstatoje se materiali në gjuhën shqipe ishte servirur i përkthyer dhe i titruar në kohë rekord. Punë që mund ta bënin vetëm shqiptarët.

Por nga sot, PD e çimentoi konstatimin se mes saj dhe ?Bild? ka një marrëdhënie të veçantë. Para faktit të sotëm, ku artikulli u zhduk nga faqja e gazetës brenda 24 orëve, mbeten disa pikëpyetje: Çfarë detyrimi ka ?Bild? ndaj Lulzim Bashës saqë sakrifikon edhe reputacionin e saj?

A u duhet një sqarim shqiptarëve dhe gjermanëve nga gazeta, apo sqarimin duhet ta presim nga selia e PD?

Duket se Bashës i paskan mbetur ende para nga ato të lobimit. Mirë që paguan për të botuar, por tani mesa duket i duhet të paguajë edhe për të fshirë shkrime.

Lajmet e fundit nga