Connect with Us

Lobimi i Bashës e Ramës për foto me Trump dhe Obamën/ Bushati: Janë para që çohen me çanta

Politikë

Lobimi i Bashës e Ramës për foto me Trump dhe Obamën/ Bushati: Janë para që çohen me çanta

Publikuar

-

Analisti Andi Bushati foli për lobimin e  kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha për të bërë foto me presidentin dhe ish-presidentin e SHBA,përkatësisht Donald Trump dhe Barack Obama.

Bushati tha se si Rama ashtu edhe Basha kanë dërguar para në SHBA për të bërë një foto.

“Janë para që çohen në mënyrë të jashtëligjshme, nuk e di me çanta, etj., etj. Sensi është se kanë dalë disa para nga zyrat e selive dhe është shkrepur aparati për Ramën dhe për Bashën”, u shpreh ai në emisionin “Open”, ndërsa theksoi se nuk dihet nga kanë dalë këto para.

LEXO EDHE:  Ngjela zbulon dy veprimet fatale për Kryeministrin, që pasojnë dorëheqjen e Xhafajt

“Alibi te të dyja historitë gjejmë sa të duam, por ne na bën sens se në të dyja rastet janë gjetur para të jashtëligjshme dhe janë hedhur për të lobuar”, deklaroi Bushati më tej./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka shumë kohë për ndryshimet kushtetuese”/ Hajdari: Nëse shtyjmë procesin…

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka shumë kohë për ndryshimet kushtetuese”/ Hajdari: Nëse shtyjmë procesin…

Bashkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe deputetja Rudina Hajdari, ka bërë një propozim për hapjen e listave.

Hajdari propozoi që në vend të renditjes së kandidatëve me rend numerik, të bëhet me rend alfabetik.



“Kemi bërë një propozim konkret që është në koherencë me gjithë frymën që kemi futur për listat e hapura. Ne propozojmë që në vend të renditjes së kandidatëve me rend numerik, të bëhet me rend alfabetik. Partia ka rol në propozimin e kandidatëve ndërsa qytetarët zgjedhin një votë parapëlqyese për kandidatin që duan ta çojnë në Kuvend. Kjo bën që kryetari të mos ketë të drejtë ekskluzive në përbërjen e listës së kandidatëve”, u shpreh ajo në Ora Neës.

LEXO EDHE:  Përplasja në Kuvend me Kryemadhin/ Rama: Do të doja të ishte Ilir Meta

LEXO EDHE:  Ish-kreu i LSI nuk ndal sulmet ndaj Ramës/Diplomaci koreano-veriore

Më tej deputetja theskoi: “Nuk ka shumë kohë për vendosjen e ndryshimeve kushtetuese në kod. Duhet ta kishim bërë në fund të korrikut. Duhet të mos ndryshojmë kodin zgjedhor 6 muaj para zgjedhjeve dhe jemi 7 muaj para zgjedhjeve. Nëse e shtyjmë në kohë procesin dhe vazhdojmë të pyesim ODIHR për ndryshime në kod që është kompetencë e ligjvënësit, nuk ka nevojë të japë ODIHR garanci plus”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi i PS në mbledhjen e Këshillit Politik/ Hajdari: Truk për të mbajtur listat e mbyllura

Publikuar

-

Nga

“Po mban peng një opozitë të tërë”/ Rudina Hajdari leksion Bashës

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, ka folur mbrëmjen e sotme për mbledhjen e fundit të Këshillit Politik dhe propozimin e PS-së.

Hajdari tha se propozimi i PS-së është një truk për të mbajtur mbyllur listat me 90% dhe jo për t’i hapur ato.



“Propozimi që bëri PS mbledhjen e kaluar ishte një një truk për të thënë se listat janë të hapura. Ajo çfarë del nga propozimi i PS është që kryetari përcakton renditjen e kandidatëve, rrjedhimisht edhe listën fituese. Me votën  parapëlqyese përcakton thjesht një korrektim të listës.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha vulos fatin e zgjedhjeve në PD

LEXO EDHE:  Basha mesazhe të forta qytetarëve, stafit mjekësor dhe policëve/ 7 pyetje për qeverinë

Si propozim jo vetëm bie ndesh me faktin që listat nuk hapen 100% por bie ndesh dhe me ndryshimet kushtetuese që u bënë para një muaji. Në Kushtetutë kemi përcaktuar që listat duhet të jenë të paktën 70% të hapura, ky propozim i mban listat totalisht të mbyllura gati në 90% të listës.Propozimi jo vetëm bie ndesh me Kushtetutën por edhe me frymën e  deklaratave që ka bërë jo vetëm Rama por edhe përfaqësues të tjerë të PS”, u shpreh ajo në Ora News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja e detit me Greqinë/ Fuga: Pasuritë kombëtare po shkojnë për “dhjamë qeni”, jemi katandisur në një rryp tokë

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja e detit me Greqinë/ Fuga: Pasuritë kombëtare po shkojnë për “dhjamë qeni”, jemi katandisur në një rryp tokë

Akademiku Artan Fuga ka reaguar sërish lidhur me çështjen e një marrëveshjeje të mundshme për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Fuga shkruan se shqiptarët mund të jenë trima, por tokat sipas historisë i kanë lëshuar madje në periudha të ndryshme historike, por sipas tij sot s’mund të bëhet siç do Shqipëria.

Ai shton se Shqipëria është katandisur si përfundim në një rryp toke mes maleve e detit, dhe tashmë s’mund të japë më asgjë.



“Sindromi i Shën Naumit në shtetformimin tonë!

Mos vallë nga që jemi ngucur e struktur rreth Lanës, kemi lënë bosh territorin, kujtojmë se shteti shqiptar mund të mbahet rreth territorit të Lanës, të jetë një territor lanabregas, sikurse iu imponua Ismail Qemalit me shtetin trekëndësh Vlorë – Elbasan – Berat?
Kjo do të kishte qenë e pafalshme sidomos kur shohim pasuritë tona kombëtare në territor që shkojnë për “dhjamë qeni”. Por, sikurse e shpjegonte edhe Darvini, por jo vetëm, një organ i trupit që nuk përdoret, atrofizohet, humbet bashkë me funksionin edhe formën edhe materien e vet.
Se shumë mbahemi në poezi, mitologji, etnocentrizëm, histori se kemi qenë trima dhe kemi mbijetuar. Por, duhet parë me kujdes historia dhe faktet. Si kemi mbijetuar? Duke e rrudhur territorin tonë në administrim shtetror. Duke lëshuar territor. Eshtë qysh në gjenezën e ndërtimit tonë kombëtar ky allishverish që mund ta quajnë të detyruar, mund ta quajmë zgjuarësi taktike diplomatike, mund ta quajmë horrllik, mund ta quajmë lënie e copave të territorit për ta shkëmbyer me njohjen e pushtetit të një pakice politike drejtuese që kështu çimenton pushtetin e vet, mund ta quajmë tragjedi fatale të historisë sonë. Quajeni si të doni, fakti mbetet aty sa një mal, sa kodra e bukur e Shën Naumit. E mësoi mbretëria këtë kur lëshonte toka. E mësoi edhe komunizmi që për motivin “quajeni si të doni” u rregullua me Titon me kushtin e lëshimit të çdo pretendimi shqiptar mbi territoret e plota shqiptare.
Trima mbase jemi, por tokat i kemi lëshuar, edhe të tjera ndofta mund të kishim lëshuar nëse në periudha të ndryshme historike, për interesat e tyre sigurisht mos kishte ndërhyrë Austro-Hungaria, Shtetet e Bashkuara, Italia, madje ndonjëherë dhe paradoksalisht edhe Serbia, madje historia do thënë sikurse është edhe Rusia (Bashkimi Sovjetik) dhe Stalini! E pabesë historia, por nuk mund të bëhet si e duam sot ne!
Jep këtu e jep atje jep katandisur në shekuj në një rryp toke mes detit dhe maleve dhe nuk kemi më çfarë japim. Nuk kemi më çfarë mirëkuptojmë. Gjeopolitikisht jemi mbledhur në këtë rryp toke të ngushtë që është toka jonë, kurse ekonomikisht jemi mbledhur buzë Lane duke ja lëshuar territorin askujt.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE