Connect with Us

Kryemadhi zbulon paktin për “Zgjedhoren”/ Rama duhet të shpallte zgjedhjet e parakohshme në janar

Politikë

Kryemadhi zbulon paktin për “Zgjedhoren”/ Rama duhet të shpallte zgjedhjet e parakohshme në janar

Publikuar

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zbuloi se edhe para uljes së opozitës në tryezë me mazhorancën ishte dakordësuar që Reforma Zgjedhore të miratohej në muajin dhjetor.

Ajo pretendon se kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme deri në mars vetëm për të mos e miratuar.

“Mos harroni që Rama kërkon të shtyjë dhe të fitojë sekonda. Shpalli gjendjen e emergjencës deri në mars. Reforma Zgjedhore duhej të ishte miratuar në dhjetor, sepse kështu ishte dakordësimi edhe me SHBA, edhe me BE, por duke shpallur gjendjen e emergjencës Parlamenti nuk mund të miratojë kode zgjedhore, ky ka qenë justifikimi nga ata.  Ne si opozitë mbarojmë të gjitha detyrimet tona, sepse deri tani ky njeri mbante peng vendin me justifikimet që opozita nuk bëhet pjesë”, u shpreh Kryemadhi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”

Kryetarja e LSI-së tregoi se ishte dakordësuar për sistem mazhoritar të pastër sepse pretendon se ky sistem nuk e dëmton LSI-në si parti të tretë.

“Fare, nuk na dëmton, se do të kalojë me dy raunde. Fiton më shumë me mazhoritar, partia e tretë edhe partia e katërt. Në kushtet kur jemi sot, është më mirë që njerëzit të jenë drejtpërdrejt të lidhur me deputetin. Mua më intereson me lista të hapura, se duhet të bëjë matematikë, llogari politike edhe morale. Dhe do të ndodhë që nëpër listat e kryetarëve të partive, në 100 emra do të vësh biznesmenë, dhe 2-3 të fortë, dhe listat i kryesojnë këta 12- 13 veta. Nëse nuk dekriminalizohet procesi zgjedhor, ndërroje sistemin sa të duash”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Si po ia dredh LSI –PD/ Asnjë fjalë kundër Xhafës

Një tjetër çështje për të cilën duket se kanë pasur rënë dakord partitë kryesore në vend, janë zgjedhjet e parakohshme. Kryemadhi deklaroi se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpalleshin në janar dhe të mbaheshin në fund të prillit.

“Ai duhet të shpallte zgjedhjet në janar, t’i bënte në fund të prillit, para samitit të Zagrebit, prandaj duhet të bëhej kaq shpejt Reforma Zgjedhore, për t’u testuar në zgjedhje. Që Rama të tregonte që Shqipëria e do BE-në. Edhe ne si opozitë themi që integrimi për të qenë pjesë e BE është e vetmja mundësi për të ecur përpara”, tha Kryemadhi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Si po ia dredh LSI –PD/ Asnjë fjalë kundër Xhafës

LEXO EDHE:  Niseni procesin penal ndaj Edi Ramës!

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Ftesa për dialog/ Studentët refuzojnë sërish Ramën

LEXO EDHE:  "Do të përcëlloheni brenda"/ Çollaku paralajmëron Ramën

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Si po ia dredh LSI –PD/ Asnjë fjalë kundër Xhafës

LEXO EDHE:  Rama-Basha përgjegjës të një pazari të pistë/ Duhet të ishin larguar

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE