LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova dhe Serbia firmosin marrëveshje për fluturime/ Përshëndeten nga NATO

20 Janar 2020, 14:40, Kosova & Bota CNA
Kosova dhe Serbia firmosin marrëveshje për fluturime/

Ditën e sotme diplomatët amerikanë organizuan nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e fluturimeve komerciale pas 21 vitesh.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri serb i ekonomisë, Milun Trivulac, dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin. I pranishëm në këtë marrëveshje historike, ishte edhe ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, njëkohësisht i dërguari special i presidentit Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë.

Fluturimet 25-minutëshe mes Prishtinës dhe Beogradit do të realizohen nga kompania ?Eurowings?, e cila është pjesë e kompanisë ?Lufthansa?.

Pas kësaj marrëveshje kanë ardhur reagime të shumta që kanë përshëndetur nënshkrimin, duke filluar nga NATO.  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.

?Ky është një hap i rëndësishëm, i cili do të kontribuojë në përpjekjet për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe do ta bëjë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave më të lehtë dhe më të shpejtë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor?, deklaroi Stoltenberg./ CNA.al

Lajmet e fundit nga