Connect with Us

Kongresi i Lushnjes/ Jetësim i pavarësisë së Shqipërisë, gur themeli i parlamentarizmit

Opinione

Kongresi i Lushnjes/ Jetësim i pavarësisë së Shqipërisë, gur themeli i parlamentarizmit

Publikuar

-

Nga Ekrem Spahiu 

Pas afro 8 vjetësh pikëpyetjesh për ekzistencë që nga themelimi i shtetit shqiptar, Shqipërisë i duhejnjë institucion shpëtimi. Për më tepër, si shtet evropian, duhet të orientohej për nga institucionet evropiane, përndryshe do të mbetej e huaj për Evropën. Vullneti kombëtar e kërkoi që ky institucion shpëtimi e orientimi të ishte Kongresi i Lushnjës.

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 është zhvillimi më madhor në historinëe kombit shqiptar, sepse përbën zgjidhjen e çështjes jetike të fatit të ekzistencës së mëtejshëm të kombit përmes aktit të pavarësimit dhe krijimit të shtetit si instrument i fuqisë dhe i përfaqësimit të tij.

Evropa e formësuar më së shumti mbi ekuilibrat gjeopolitikë dhe më pak mbi vlerat, do ta linte Shqipërinëjo vetëm tëpërgjysmuar, por edhe e dyshuar për t’u vetëqeverisur. Prandaj qeverisjen e saj do t’ia besonte një të huaji, gjerman, qeverisja e të cilit nuk do t’i shpëtonte dot pështjellimeve të pamëshirshme tëLuftës sëParë Botërore. Në këto pështjellime, Traktati i fshehtë i Londrës i vitit 1915 do t’i vinte vulën e asgjësimit edhe asaj Shqipërie gjysmake që kishte mbetur.

Në këto rrethana, intuita kombëtare do të rizgjohej. Kongresi i Durrësit i vitit 1918 do të ishte një përpjekje për ta mishëruar këtë nerv të kombit, duke riafirmuar shtetin, edhe pse me përfaqësim të cunguar.

Një vend vlerash si SHBA dhe Presidenti i saj vizionar Uillson,në Konferencën e Paqes të vitit 1919 në Paris do të bëhej mburoja e kombeve të vegjël, midis tyre edhe kombit shqiptar.Sidoqoftë, si çdo komb edhe shqiptarët duhet t’i rimerrnin vetënë dorë fatet e tyre dhe kjo orë erdhi në Kongresin e Lushnjës, i cili u mbajt më 21 janar 1920.

Kongresi i Lushnjës ribashkoi firmëtarë të pavarësisë, emra të njohur të elitës kombëtare, të patriotizmit tradicional shqiptar, fetarë e intelektualë nga të gjitha trevat e Shqipërisë: Sulejman Delvina, Iljaz Vrioni, Abdi Toptani, Ndoc Çoba, Aqif Pashë Elbasani, Luigj Bumçi, Mehmet Konica, Dr. Turtulli, Hoxhë Kadria, Sotir Peci, Ali Riza Kolonja, Eshref Frashëri, Idhomene Kosturi, etj. Mbi këtë bazë të gjerë përfaqësuese, në vazhdën e vendimeve të Kuvendit të Vlorës, vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913 dhe të statusit të përcaktuar ndërkombëtarisht për qeverisjen e shtetit shqiptar nga Princ Vidi, Kongresi rikonfirmoi vijimësinë e formës sëregjimit. Derisa të zgjidhej çështja e mbretit, u vendos të krijohej “Këshilli i Naltë”. Ky Këshill do të përfaqësonte kryetarin e shtetit shqiptar deri sa ky, ashtu si edhe forma e regjimit, të përcaktoheshin përmes thirrjes së një asambleje kushtetuese.

Me krijimin dhe përbërjen e Këshillit të Naltë, kongresi përcolli mesazhin e gjithëpërfshirjes – një kriter ky i domosdoshëm për një qeverisje legjitime.
Paralelisht, Kongresi zgjodhi edhe një Këshill Kombëtar, (i cili u quajt edhe senat), i përbërë prej 37 antarësh me atributet e parlamentit. Nisur nga fakti që ky Këshill plotësonte funksionet e parlamentit, me të drejtë vlerësohet se me këtë zhvillim historik fillon edhe historia e parlamentarizmit në Shqipëri.
Kongresi zgjodhi qeverinë e re të kryesuar nga Sulejman Delvina, në përbërje të së cilës përfshihen Ministria e Brendshme, Ministria e Luftës dhe një sërë ministrish të tjera të domosdoshme për një qevrisje të kohës, si institucione bazë për realizimin e politikave të qeverisë, duke i dhënë kështu kuptim atributit shtetëror të sigurisë së brendshme dhe të jashtme.

Kongresi i Lushnjës hodhi bazat e sigurta për një qeverisje përfaqësuese të spektrit kombëtar, e dalë vetëm nga organet legjitime të popullit shqiptar dhe me shkallën më të lartë të besueshmërisë. Kongresi e rikonfirmoi Shqipërinë plotësisht nën juridiksionin e vet politik dhe administrativ, duke hedhur një hap vendimtar për sigurinë e zbatimit të politikave të vendosura prej tij.
Ndër vendimet kryesore të Kongresit ishte edhe hartimi edhe miratimi i një dokumenti (Statuti i Lushnjës), për funksionimin e Këshillit të Naltë dhe pushteteve të tjera. Nisur nga gjerësia dhe përmbajtja e këtij Statuti, mund të thuhet se ai përbën kushtetutën e parë të shtetit shqiptar. Shpallja në atë Statut e Tiranës si kryeqytet, përbën një dimension të ri qeverisjes së shtetit shqiptar, në ndryshim nga paraardhësit, të cilët konsideronin të tillë rezidencën e vet.

LEXO EDHE:  Ministri Xhafaj takim urgjent me policinë e Lushnjes

Kongresi, duke i apeluar zyrtarisht botës – përkatësisht Konferencës së Paqes, për njohje të shtetit shqiptar, tregoi se populli shqiptarkishte themele e kapacitete, si dhe detyrim për të jetuar në paqe e harmoni me të gjithë popujt. Prandaj nuk kishte arsye t’u drejtohej me lutje apo me kërkesë si shpërblim. “Shqipnia nuk ka tjetër pretendim veçse me zanë nji vend në Gadishullin Ballkanik, tue i dhanë fund mizerjes, për të gëzue nji jetë në paqe e në harmoni me shtetet fqinjë. .. Shqiptarët janë gati me ba çdo lloji sakrifice, edhe me derdhë pikën e fundit të gjakut të tyne kundër çdo veprimi që mundohet me vu në rrezik pavarësinë e Shqipnisë e të tansisë tokësore”- thuhej në telegramin e Kongresit drejtuar Fuqive të Mëdha.

Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës i kushtoi vëmendjen e duhur pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Më 12 tetor 1920 u dorëzua kërkesa zyrtare. Asambleja e Përgjithshme e Lidhjes së Kombeve e pranoi Shqipërinë më 17 dhjetor 1920 si antare të Lidhjes. Ky pranim kishte një rëndësi të dyfishtë, sepse me të ripohohej njohja ndërkombëtare e shtetit shqiptar dhe së dyti,pranimi përbënte aktin zyrtar të njohjes sëqeverisë së Tiranës nga ndërkombëtarët.

Një Kongres vizionar si Kongresi i Lushnjës do të mendonte strategjikisht edhe për kryeqytetin e vendit, prandaj, mbi këtë bazë, vendosi Tiranën për kryeqytet të Shqipërisë. Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e Lushnjes deri sa të stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrësit, i kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, i ciliiu drejtua delegatëve: “Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdo dhe pa vonesë. Kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë”. Pengesave që iu krijuan ai i kapërceu me guxim, trimëridhe këmbëngulje: “Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjës”.

Për herë të pare Shqipëria u bë me një qeveri të ligjshme, të dalë nga vullneti i brendshëm, duke mbyllur kështu kapitullin e qeverisjes së Shqipërisë nga të huajt. Ajo u shpreh botërisht kundër çdo mandati apo protektorati të cilitdo shteti të huaj.Kongresi i Lushnjës do të ndryshonte rrjedhën politike tëpunëve brenda në vend dhe do të krijonte një staturë të re në opinionin politik ndërkombëtar.
Kongresi i Lushnjës do të kishte efektin e thellë të ringjalljes së personalitetit të kombit përmes rikonfirmimit të pavarësisë dhe integritetit të vendit duke u dhënë të huajve të kuptonin se, vendi është në gjëndje të funksionojësipas parimeve modernetë kombësisë, duke u mbështetur mbi të drejtat dhe detyrimet e tij si subjekt i të drejtës ndërkombëtare, pa qenë vegël e askujt.

Si delegatët e Kuvendit Kombëtar të Lushnjës, ashtu edhe qeveria që doli nga ai Kongres, ishin të vetëdijshëm për detyrat e vështira që i prisnin, por ata ishin të vendosur për t’i përballuar të gjitha vështirësitë. Për këtëishte i domosdoshëm bashkimi i të gjitha faktorëve kombëtare.Prandaj, nëcilësinë e një Ministri, përkatësisht Kryetari i Komitetit “Mbrojtja e Kosovës”,Hoxhë Kadria (Prishtina), u zgjodh të ishte nga Kosova.

Nisur nga kritere historike, vlerësohet se Kongresi i Lushnjës jetësoi pavarësinë e Shqipërisë dhe vuri gurin e themelit të parlamentarizmit, si një tipar politik që krahas gjeografisë, do ta afronte Shqipërinë edhe institucionalisht me kontinentin, të cilit i përket. Kongresi rikonfirmoi identitetin kombëtar dhe krijoi njërealitet të ri politik dhe historik për popullin shqiptar. Ai zyrtarizoi vijimësinë konstitucionale tështetit shqiptar, e cila do të vendosej në themel të qëndrueshmërisë së tij në vitet dhe ngjarjet që u zhvilluan më pas.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Bombat me gaz ndaj protestuesve të opozitës/ Zbardhet marrëveshja sekrete, si gënjeu Lleshaj

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Edi Ramës asnjëherë nuk e ka thënë të vërtetën se ku e kishte marrë gazin lotsjellës, të cilin e përdori për të shtypur protestën e opozitës. Kishte pohuar se kjo sasi gazi ishte blerë në kohën e Sali Berishës, pas protestave të 21 janarit të vitit 2011.

Por, Gazeta Insajderi ka zbuluar të vërtetën se si Qeveria e Edi Ramës e mori në mënyrë të dyshimtë këtë gaz lotsjellës nga Policia e Kosovës. Kjo është bërë nëpërmjet një marrëveshje të dyshimtë të nënshkruar mes Rashit Qalajt, drejtorit të Policisë së Kosovës dhe Ard Veliut, drejtorit të Policisë së Shqipërisë.

Marrëveshja e dyshimtë për 500 granata me gaz lotsjellës

Për shkak të ndjeshmërisë, rregullat në blerjen e armëve e gazit lotsjellës janë specifike. Në momentin e kontraktimit, blerësi-Policia e Kosovës, nuk lejohet që t’ia huazojë dikujt tjetër. Është përdorues i fundit i armës dhe mban përgjegjësi se si e përdorë atë.

Mirëpo, ky rregull është thyer nga Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ai ka vendosur që t’ia huzojë 500 granata me gaz Policisë së Shqipërisë.

Ky vendim i tij, sipas burimeve të Gazetës Insajderi, ka ardhur pas presionit që atij i është bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo sasi prej 500 granatave me gaz ishte “dhuratë”, e Thaçit për partnerin e tij politik Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.

Implementimi i tij duhet të bëhej nga drejtori Qalaj, njeri i lidhur dhe i dëgjueshëm i PDK-së së themeluar nga Thaçi.

Po ashtu, pjesë formale e implentimit do të duhej të ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme. Atëkohë, këtë post e mbante Ekrem Mustafa, i cilësuar nga kritikët e opozitarët si ministër analfabet dhe i padijshëm.

Insajderi ka siguruar letrën që Mustafa ia kishte dërguar shefit të tij, Behgjet Pacollit. Duhej formalisht edhe “vula” e Pacollit për marrëveshje ndërkombëtare.

Si i gënjeu shqiptarët ministri Sandër Lleshaj?

Sandër Lleshaj, ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, ka gënjyer publikisht kur ka folur për gazin lotsjellës që është hedhur kundër protestuesve të opozitës, gjatë vitit 2019.

LEXO EDHE:  Përgjaken rrugët/Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje, dy të vdekur

LEXO EDHE:  Përgjaken rrugët/Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje, dy të vdekur

Ai ishte pyetur nga deputeti Lefter Maliqi në një mbledhje të komisionit për siguri, të mbajtur më 11 nëntor të vitit të kaluar.

“… për sa i përket gazit lotsjellës në konceptin buxhetor ne e kemi gjetur nuk e kemi blerë. Atë e hedh policia. Jam dakort me ju që është hedhur shumë, por ama janë shmangur plumbat”, kishte thënë Lleshaj.

Fakti që vetë ministri i Punëve të Brendshëm i Shqipërisë e pranon se kanë hedhur shumë gaz lotsjellës, ligjërisht e bënë përgjegjës edhe shtetin e Kosovës.

Kjo përbën shkelje të rregullave ligjore. Në cilësinë e blerësit, Policia e Kosovës mban përgjegjësi ligjore se si do ta shfrytëzojë gazin lotsjellës si përdorues i fundit i tij, pa pasur të drejtën e huazimit.

Në këtë rast, huazuesi i gazit lotsjellës Policia e Shqipërisë, është e paditur për përdorimin e dhunshëm të kësaj sasie.

Një kallëzim penal kundër Sandër Lleshajt, ministrit të Punëve të Brendshme dhe disa punonjësve të Policisë së Shtetit është ngritur nga ish-krye bashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Lleshaj dhe vartësit e tij akuzohen nga Ademi për “shpërdorim detyre”. Padia është depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Bashkia e Shkodrës kërkon edhe “pezullim të ushtrimit të detyrës publike” për personat e kallëzuar penalisht.

“Në cilësinë e Kryetares së e bashkisë Shkodër së bashku me qytetarët e Shkodrës po bënim manifestim  paqësor , në mbrojte të të drejtave dhe lirive themelore Kushtetuese, mbrojtjen e drejtës së votës, e cila është parimi kryesor në zbatim të Kushtetutës.  Manifestimi ishte paqësor dhe konform dispozitave ligjore në fuqi”.

“Bashkia e Shkodrës, në kallëzimin penal për ministrin e brendshëm dhe punonjës të Policisë së Shtetit thotë se “siç tregojnë edhe pamjet filmike, punonjësit e Policisë së Shtetit kanë sulmuar me gaz edhe protestues të cilit ishin në kushte të pamundura shëndetësore, apo persona që po u vinin atyre në ndihmë. Kjo metodë kriminale, është shkelje flagrante e ligjit, që vë në rrezik serioz jetën e qytetarëve dhe personave që ishin duke i ndihmuar ato”, thuhet në kallëzimin penal kundër Lleshajt.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artan Fuga/ Ligji i censurës, na kthen te gjykimi fshatçe i Frontit Demokratik

Publikuar

-

Nga

Në vëmendje të delegacionit të Komisionit të Venecias

———–

Ka vend të dali më qartë se çfarë përmban ligji i amenduar për transmetimet audiovizive dhe elektronike, dhe përse ai është jo vetëm kulturalisht dhe profesionalisht i padenjë, por edhe bie në kundërshtim jo thjesht me lirinë e shprehjes, por ka probleme të tjera më të mprehta, krejt të tjera, që nuk janë vendosur në dukje.

Publikimet dhe masat kundër shkeljeve të parashikuara i trajton në mënyrë të diferencuar, pra ndryshe për median e shkruar në letër, ndryshe për transmetimet audiovizive lineare, pra të televizioneve, dhe ndryshe për portalet dhe përgjithësisht për platformat e publikimeve elektronike.

Në këtë mënyrë ai drejtohet kundër barazisë të subjekteve para ligjit. Privilegjon mediat klasike dhe diskriminon mediat elektronike.

Nuk përcakton qartë dhe prerë se cili është dallimi midis një transmetuesi personal apo një transmetuesi që konsiderohet se ka një vijë editoriale të përcaktuar. Përmbajtja editoriale e përpunuar nuk ka lidhje fare me dallimin nëse je publikues personal apo subjekt juridik.

Po ashtu nuk rregullohet edhe cënimi i personit në Internet pavarësisht nëse dëmtuesi është me këtë apo status. O shokë kryetarë kooerativash: është web -i media apo jo?

Në vend të përcaktojë llojin e veprës penale ose kundravajtjes administrative, pra nëse është: cënim i privatësisë, cënim i së drejtës të imazhit, fyerje, denigrim, shpifje, harselim, etj., ligja në fjalë përmend cënimin e “reputacionit”.

Pra specifikon vetëm pasojën, por nuk parashikon përcaktimin e mjeteve dhe rrugëve kundraligjore që çojnë atje. Përsa i përket reputacionit nuk specifikohet se çfarë është reputacioni dhe kur quhet i dëmtuar. Tani gjithkush bërtet m’u dëmtua reputacioni!

Dëmtimi mund të jetë jo vetëm i reputacionit por edhe shkaktim i dëmeve financiare dhe materiale, Prandaj duhet që të përcaktohet: Me çfarë mjeti dhe veprimesh është sjellë dëmtimi. Të provohen dëmete materiale dhe morale që kanë lidhje me këtë. Të specifikohen që kjo është bërë me qëllim si edhe të provohet që faktet e publikuara dihet se ishin të rreme. Kjo është abc e ligjeve të BE.

Dëmtimin e reputacionit duke ja kaluar për gjykim AMA ose Këshillit të ankesave ligji i quan si kundravajtje administrative. Në fakt kjo dëmton të drejtat qytetare sepse kodi penal shpifjen, etj, i konsideron kundravajtje, vepra penale. Tani gjyakata për këto raste mund t’i thotë qytetarit shko te Ama!!!

Gjykimi bëhet jo nga gjykatat. Ligja në fjalë përcakton që masat mund t’i japi ose bordi i AMA-s ose Këshilli i Ankesave dhe nuk përcakton qartë se cili prej tyre. Kjo krijon një flu juridike dhe administrative të hatashme.

LEXO EDHE:  Ministri Xhafaj takim urgjent me policinë e Lushnjes

LEXO EDHE:  Video/ Imazhet prekëse të familjes nga Lushnja, ku varfëria ka pushtuar gjithçka

Gjykata administrative ka tagër të gjykojë nëse vendimi i AMA -s është apo jo i drejtë administrativisht, por nuk ka tagër të gjykojë vetë çështjen me themel si shpifje.

Në Gjykatë individi shkon paraqitet vetë përpara trupës gjykuese kurse te AMA operatori nuk parashikohet të shkojë. Nuk ka as avokat si në gjyq, nuk ka mundësi as për tre shkallë gjykimi. Me një fjalë kthehet në gjykimin fshatçe, tipi i frontit demokratik.

Ndryshohen kompetencat e këshillit të ankesave dhe përbërja e tij por thuhet se ata janë specialistë të medias. Pra janë njerëz që nuk kanë medoemos kulturë juridike. Aq më shumë që janë në varësi të bordit të AMA anëtarët e të cilit janë me ngjyresa politike partiake. Gjykimi i masave administrative pra ka burim politik.

Cfarë kuptohet me specialistë të medias?

Këta janë që do të gjykojnë nëse një publikim nxit terrorin, cenon sigurinë kombëtare!!! Ku i gjetën kompetencat kur keto ceshtje gjykohen nga gjykatat si vepra penale.

Ndalimi aksesit në Internet, detyrimi për të hequr përmbajtjen e botuar, etj, merren me vendim të AMA , që urdhëron AKEP, pra AKEP vihet nën urdhërat e AMA që nuk parashikohen në asnjë ligj. Nuk parashikohet që në rast ankimimi në Gjykatën administrative, dhe kur kjo e fundit i jepe të drejtë operatorit, çfarë përgjegjësie financiare mban AMA për dëmet e sjella. Gjykimi në gjykatën administrative mund të vazhdoje me muaj të tërë nderkohe që operatori mund të falimentojë.

Kalimi i masave kundër prekjes të reputacionit nga me dimension penal të dhëna nga gjykata në masa administrative duket sikur i lehtëson ndeshkimet, por bën që AMA nën kontroll politik të japi masa brenda tre ditëve pa asnjë të drejtë apelimi kundër tyre dhe kështu të mbysi kritikën. Ndërkohë gjoba për këto kundravajtje është në mjete financiare po aq e rëndë sa edhe kur trajtohen si vepra penale. Këtu kemi një disproporcion të ndëshkimit.

Pra nuk dënohet fillimisht vetëm media, por edhe vetë qytetari dëmtuar, ju, ne, ata, ato, që për dëmet që na sjell media nuk kemi më të drejtë t’i kërkojmë pranë gjykatave por te AMA.

Na shkelet e drejta për gjykim të drejtë! E kuptoni apo jo, gazetarë, shoqata, juristë, deputetë, organizma ndërkombëtare, qytetarë! Nuk është çështje medias thjesht, por e lirive dhe të drejtave qytetare. Eshtë ceshtja e respektimit të Kushtetutes! Shoqëria Piramidale godet përsëri duke vendosur në rresht pikërisht komunikimin elektronik që e rrënon, e grryen, e thërmon PIRAMIDËN!

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Përgëzime, Alketa! U ndeshe me një lukuni bashkëpatriote që priste të dështoje”

Publikuar

-

Nga

Nga Pëllum Kulla

-Unë ndjeva një kënaqësi të madhe aty dy netë më parë, kur ti kurrorëzove një ambicje të bukur dhe e bëre atë më së miri.
Sinqerisht gëzoj tok me ty, moj vajzë, që dole në atë arenë dhe u ndeshe me frikën dhe përgjegjësinë tënde, u ndeshe me konkurentet e tua, shpërbleve ata që guxuan ndofta pa shumë besim të të hapnin portën e madhe të ëndrrës tënde të florinjtë.

Ti u ndeshe me keqdashës italjanë, por sidomos me një lukuni bashkëpatriote, që priste me frymën pezull të dështoje e deshën megjithë shpirt që ti “të thyeje qafën” në majën alpine, ku pate kullotur ëndrrat e tua.
Nuk kish gjë më të bukur se ajo sfida dhe triumfi yt!
Mos u mërzit për zhurmën, sharjet, vërejtjet e talljet, që bëjmë ne që nuk ta duam suksesin. Ne jemi të pazotët të shquhemi, ne nuk kemi forcë, durim, vullnet këmbëngulje.

Ne, të pazotët, do të jemi shumë të lumtur, që askush të mos i ketë ato. Ne jemi më të qetë kur nuk shohim fitoret e atyre që njohim e që kemi hedhur shtat njëkohshëm. Mos, moj Alketa, mos! Mos, moj vajzë, se me atë që bëre, na e vure hapur në dukje që ne nuk jemi të zotë për ndërmarrje të tilla drithëruese.

Alketa Vejsiu, të përgëzoj për atë shpalosje mbresëlënëse të ndjenjave të tua, në atë gjuhë të bukur të folur shkëlqyeshëm, lirshëm, si një gurgullimë e ëmbël për veshët e italianëve që të vlerësuan. Them se e njoh italishten aq sa ta fuqizoj përgëzimin. Ndonjë gabimth i rrallë, shumë i rrallë, ishte paradoksalisht aleat i yt, për të dëshmuar se ti nuk ishe italiane, por e zotëroje gjuhën e tyre më mirë se miliona italianë! Ishte një dëshmi e bukur se sa shumë ke punuar për të përvetësuar atë shqiptim e atë rrjedhë që të kënaqte veshin.

LEXO EDHE:  Ministri Xhafaj takim urgjent me policinë e Lushnjes

LEXO EDHE:  Plagosja në Lushnje/ Arrestohet personi i shpallur në kërkim

Unë jam një njeri i moshuar dhe shumë e shumë vite më parë se ty, kam ecur nëpër ata shtigje, nëpër ato ëndrra dhe tek ty shihja veten, por këtë herë të trupëzuar në një bukuroshe rrëzëlluese, që përballte një audiencë me shije të holla. M’u duk se triumfoja tok me ty, unë, që nuk i a ndaja dikur veshin asaj radios së vjetër për “tutto il calcio minuto per minuto”, për Varietá-të e Canzonissimat e panumërta, për të ndjekur Mike Bongiornon, Alighiero Noschesen e Gigi Proiettin. Më shpluhurose kujtimet mbi leximet e mia të De Amicisit, Pirandellos, e më pas të Buzzatit…

Të tëra i gjeje në monologun tënd virtuoz. I tëri i besueshëm homazhi yt. Bëre shumë mirë që rikujtove suksesin e Ermal Metës. Por unë e quaj edhe më të sukseshëm e më të vështirë “alpinizmin” tënd artistik, që ishte më i vetmuar, më i pa mbështetur në atë aventurë brilante të shfaqjes së bukurive të tua.

Është një trishtim i madh, kur ve re që triumfin tënd e sulmuan shumë komente negative. E veçanta e tyre është zhurmërima.
Por janë mijëra herë më të shumtë ata, të heshturit, që kanë gëzuar tok me ty.
Përgëzime, Alketa, e mbarësi paç në këtë rrugë të ndritur ku po ecën me siguri të plotë!

LEXO TE PLOTE