LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ivi Kaso zbulon "planet" e PD/ Kryeministër i qeverisë tranzitore nuk do jetë Basha

20 Janar 2020, 19:51, Politikë CNA
Ivi Kaso zbulon "planet" e PD/ Kryeministër i qeverisë

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso tregoi se nëse do të bëhen zgjedhje të parakohshme, kryeministër i qeverisë tranzitore nuk do jetë Lulzim Basha.

Ai theksoi se  në krye të qeverisë tranzitore, nuk do jetë asnjë përfaqësues i PD, por nuk zbuloi emrin që kanë menduar demokratët.

?Kjo qeveri tranzitore nuk do të ketë Lulzim Bashën kryeministër dhe nuk do ketë një përfaqësues nga PD, pasi nuk do ketë kuptim të vihet një përfaqësues i joni kryeministër. PD sigurisht do vijë në pushtet, Lulzim Basha sigurisht që do të bëhet kryeministër në momentin që zgjedhjet në Shqipëri të kenë disa standarte. Nuk po them të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por të ketë disa rregulla loje që të garantojë një qeveri kujdestare?, tha Kaso në emisionin ?Mbrëmje në ABC.

Teksa u pyet se a do ta pranojë PD rezultatin e zgjedhjeve të tjera nëse bëhet Rama sërish kryeministër, Kaso u përgjigj: ?PD do të pranojë rezultatin e çdo palë zgjedhjesh me standarte. Nuk ka për të qenë rama kryeministër. Do ketë një qeveri demokratike me aleatët e saj, pasi sot opozita e bashkuar shihet si shpresa e vetme për ndryshim?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga