Connect with Us

Horoskopi i ditës, 20 janar 2020

Sociale

Horoskopi i ditës, 20 janar 2020

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Mundohuni t’i përkushtoheni me tepër partnerit dhe te mos i dëgjoni gënjeshtrat e te tjerëve për te pasi vetëm ashtu do dashuroheni te qete. Beqaret do kenë një dite shume me veçante nga me pare dhe do realizojnë takimet me te bukura. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nen kontroll. Mos jepni as hua dhe mos kryeni as shpenzime te tepruara qe mund te sjellin tronditje te njëpasnjëshme.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dite shume e këndshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Tensioni i dikurshëm do venitet tërësisht dhe buzëqeshja do rikthehet ne fytyrën tuaj. Beqaret nuk duhet t’i mbyllin sytë dhe te pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet pasi mund te lëndohen pamase. Buxhetin do dini ta menaxhoni me shume përkujdes e maturi kështu qe gjendja do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Klima yjore do i favorizoje jashtëzakonisht ata qe janë ne një lidhje. Do keni një marrëdhënie te shkëlqyer, emocionet do jene te forta dhe kënaqësitë te paimagjinueshme. Beqaret nuk do kërkojnë me patjetër ta ndryshojnë statusin, por një person i shfaqur papritur do i entuziazmoje jashtëzakonisht aq sa nuk mund te ndalen. Financat do jene paksa delikate kështu qe bëni kujdes.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Ka shume mundësi qe ata qe kane pasur një lidhje, por qe kohet e fundit marrëdhënia ju është ftohur shume, te mendojnë t’i japin fund gjithckaje ne mënyrë shume paqësore dhe ne dakordësi te plote. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje dhe nuk do hedhin asnjë lloj hapi. Financat nuk kane për te qene aspak te mira, prandaj do bëni mire te shmangni shpenzimet e panevojshme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Nëse lidhja juaj ka qene shume e forte këto kohet e fundit edhe sot gjithçka do ece për mrekulli. Disa mund te vendosin edhe te hedhin hapa te rëndësishme qe do e ndryshojnë përgjithmonë për mire te ardhmen. Beqaret nuk do arrijnë dot ta shmangin krijimin e një lidhjeje sepse personat qe do ju dalin para do jene fantastike. Te ardhurat do shumëfishohen.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Perspektivat ne planin sentimental te çifteve kane për te qene shume te mira sot. Do bëni gjithçka për te bere te lumtur tjetrin e si pasoje do merrni kënaqësi te forta edhe vete. Beqaret do arrijnë te realizojnë takimin e shumëpritur dhe zemra do ju buçasë nga gëzimi. Për menaxhimin e financave mire është te flisni me specialistet ne mënyrë qe mos keni probleme as me vone.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Venusi do jete planeti qe do sjelle harmoni absolute ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe buzëqeshja do jete gjithë kohës vezullitese. Beqaret kane për te pasur një dite te ngarkuar me pune dhe angazhime kështu qe nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Çështjet financiare do vazhdojnë te mbeten te mira dhe nuk do keni asnjë problem.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Mundohuni te mos e lini asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse ne te kundërt keni për ta humbur atë. Nëse doni qe marrëdhënia mes jush te mbetet sa me e mire mendoni te bëni edhe ndonjë surprize. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do arrijnë t’ia shprehin ndjenjat atij qe do pëlqejnë. Sektori i te ardhurave ka për te qene i kënaqshëm, por jo aq i mire sa për te dhënë hua e për te shpenzuar me sy mbyllur.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia mes jush do kenë goxha tronditje. Mos u alarmoni kot pa pasur arsye dhe mos thoni fjale te pamenduara qe do sjellin fundin e lidhjes tuaj. Beqaret do jene me fatlume po u treguan pak me te duruar. Gjendja e financave do konsolidohet edhe fale disa shpërblimeve goxha te mira qe do merrni nga puna.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Te dashuruarit duhet te tregohen shume te kujdesshëm gjate kësaj dite sepse persona te trete do ndikojnë pamase dhe mund ta prishin ekuilibrin e tyre. Beqaret me mire te mos e hapin zemrën edhe sot sepse personat qe do ju vijnë vërdallë nuk do jene shume me perfektët për ta. Gjate kësaj dite financat do jene te mira dhe nuk do keni kurrfarë problemi. Do ndiheni te qete kur te shpenzoni.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Do e ruani shume te forte komunikimin ne çift gjate kësaj dite prandaj marrëdhënia mes te dyve do jete e shkëlqyer. Mosmarrëveshjet nuk do jene asnjë çast pjese e jetës tuaj. Beqaret do përzgjedhin shume dhe nuk do arrijnë as sot te krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar, edhe sikur gjendja te jete e mire, duhet patjetër te tregoni shume kujdes me shpenzimet.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Yjet do e bekojnë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do i zgjidhni shpejt te gjitha konfliktet dhe do dashuroheni me më shume pasion se me pare. Beqaret do kenë njohje mjaft interesante, por njëherë për njëherë do preferojnë te krijojnë vetëm miqësi, jo te hedhin hapa me shume. Ne planin financiar duhet bere kujdes. Kontrollojeni veten sepse përndryshe do keni probleme te mëdha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Nuk ka vend për panik”/ Eksperti shqiptar në SHBA flet për vaksinën e koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi po vijon të përhapet masivisht duke regjistruar dhjetëra viktima çdo ditë që kalon.

Për kurimin e këtij virusi ka folur së fundmi edhe eksperti virolog në SHBA, Arban Domi, i cili deklaron se vaksina do kërkojë disa muaj punë për tu krijuar dhe më pas për të hyrë në prodhim.

Drejtori i Departamentit për Zhvillimin e Vaksinave në firmën bioteknologjike GeoVax, tha në një lidhje në Skype për Zërin e Amerikës, se ndonëse koronavirusi është më pak i njohur se gripi, nuk ka vend për panik.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 13 prill 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 25 tetor 2019

Domi thekson se është detyra e punonjësve të shëndetit publik që të njohin simptomat e koronavirusit të ri për të sensibilizuar njerëzit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dëshironi të kurorzoni dashurinë tuaj në dasëm?/ Aplikoni tani dhe fitoni një udhëtim mjalti

Publikuar

-

Nga

E keni menduar që dikush mund t’ju organizojë dasmën falas?

Për të disatin vit rradhazi në TEG vijnë të organizuara ceremonitë martesore më të vecanta. TEG dhe agjensia Ami Event risjellin aktivitetin që do t’I japë mundesinë çdo cifti për të celebruar dashurinë në ambjentet e qendrës tregtare më të madhe në vend.

Ky aktivitet zë fill më 14 shkurt dhe do të vijojë dhe në datat 15 dhe 16 Shkurt. Ceremonitë martesore do të vijnë të organizuara në të gjitha detajet e tyre. Pranë Hyrjes së gjelbër në TEG, është ngritur një dekor special ku do të pozicionohet altari i celebrimit të çifteve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e këtij aktiviteti. Çifteve do t’i mundësohen veshjet e dasmës, asistencë në make up, banketi, fotot profesionale, etj. Çiftet do të kenë mundësi që të zgjedhin vetë një personazh publik që t’i celebrojë. Do të jenë personazhet publik ata që do të pranojnë apo jo te celebrojnë çiftet që i kanë përzgjedhur, ose cilin çift do të celebrojnë në rastet qe janë nominuar disa herë nga aplikantët.

Organizimi i këtij viti do të ketë edhe risi. Njëri nga çiftet që do të celebrohet në TEG, do të ketë mundësinë që të fitojë një udhetim mjalti, mundësuar nga Interspar. Për t’u bërë pjesë e kësaj gare, të gjitha çiftet, duhet të bejnë sa më shumë blerje në Interspar në TEG, nga data 14 deri 29 Shkurt. Matësi për blerjet do të jetë karta Happy, e cila duhet të jetë patjetër e regjistruar nën emrin e njërit nga partnerët. Nëse nuk e dispononi karten Happy, mund të pajiseni shumë shpejt pranë kasave të shërbimit në Interspar në TEG.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 25 tetor 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 17 dhjetor 2017

Që prej ditës kur janë çelur aplikimet, qindra çifte kanë vendosur të dhënat e tyre për tu bërë pjesë e këtij aktiviteti. Ndërkohë për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë, aplikimet janë ende të hapura deri në datën 13 shkurt, ndaj nxitoni. Mekanizmi është shumë i thjeshtë: vizitoni Teg.al, ku do të gjeni formën e aplikimit. Plotesoni fushat me të dhënat tuaja: Emri/mbiemri i secilit prej partnereve, email, nr. telefoni, personazhi publik që dëshironi t’ju celebrojë martesën, emrat e dy shoqërueseve të nuses. Më pas stafi i Ami Event do të kontaktoje secilin aplikant për të koordinuar organizimin e ceremonisë.

Dasmat në TEG tanimë janë një traditë, në vazhdën e aktiviteteve autentike që qendra organizon përgjatë gjithë vitit. TEG është nën menaxhimin e Acrem, kompania më e madhe menaxhuese e qendrave tregtare në Shqipëri, pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe më inovativ i investimeve në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në rajon.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Emigrantët ilegalë në Itali/ Gati ligji i ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi

Publikuar

-

Nga

Qeveria italiane po analizon mundësinë e aprovimit të një ligjit të ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi për emigrantët që jetojnë e punojnë ilegalisht në Itali.

Kusht është të dëshmojnë se kanë gati një kontratë punësimi si dhe derdhja e një kontributi financiar nga ana e punëdhësit.

Aktualisht llogaritet se numri i emigrantëve klandestinë në Itali është rreth 600 mijë.
Në Itali e njohin me emrin “Sanatoria”, apo amnistia për rregullimin e situatës së emigrantëve klandestinë që punojnë ilegalisht apo që nuk gjejnë dot punë pasi nuk kanë leje qëndrimi.
Sanatoria e re është propozuar nga iniciativa popullore “Ero straniero” dhe e mbështetur nga forca politike “+ Europa”.

Ky draft ligor po ekzaminohet në komisionin parlamentar të Cështjeve Kushtetuese dhe ka gjetur mbështetjen e ministres së Brendshme Luciana Lamorgese e cila gjatë një interpelancë në këtë komision ka pohuar se qeveria synon të marrë në vlerësim e t’i gjej zgjidhje kuadrit kompleks të situatës së majft emigrantëve të parregulltë në Itali.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 19 mars 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 14 nëntor 2017

Vlerësohet se nga kjo do të përfitojnë rreth 300 emigrantë nga mbi 600 mijë që është numri i tyre. Sanatoria e fundit në Itali është bërë në vitin 2012.
Sipas Institutit të sigurimeve shoqërore nga sanatoria e vitit 2012 rezultojnë ende sot rreth 80% emigrantë të punësuar që përfituan nga normativa e saj.

Sanatoria e re parashikon të lë jashtë emigrantë që kanë apo kanë pasur probleme me drejtësinë italiane apo që dyshohen se janë rrezik për sigurinë kombëtare.

LEXO TE PLOTE