LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hajdari "ia mbledh" Bashës dhe Ramës /“S’do lejoj të bëhet pazari i radhës në tryezë”

20 Janar 2020, 17:04, Politikë CNA
Hajdari "ia mbledh" Bashës dhe Ramës /“S’do

Deputetja Rudina Hajdari, në hapje të sesionit të ri parlamentar, tha se viti i kaluar ishte i vështirë përsa i përket zhvillimeve politike, ku dominoi kriza politike.

Ajo kujtoi nga foltorja se shqiptarët gjatë vitit 2019 kanë përjetuar në mënyrë të padrejtë një jetë stresuese, ndaj mendon se sot politikanët duhet të largohen nga papërgjegjëshmëria e vitit të kaluar.

Hajdari deklaroi me tone të ashpra se nuk do të lejojë që në tryezën e Reformës Zgjedhore të bëhet pazari i radhës mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

?Reforma Zgjedhore nuk duhet të jetë kurrë një produkt i një pazari të radhës politik midis dy partive dhe në kurriz të qytetarëve. Ajo duhet të bazohet te vullneti i gjerë për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe për t?i dhënë qytetarëve të drejtën për t?u përfaqësuar nga zgjedhja e tyre?, tha Hajdari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga