Connect with Us

Fuga për tryezën e Reformës Zgjedhore/ Ja kush është e keqja më e madhe

Politikë

Fuga për tryezën e Reformës Zgjedhore/ Ja kush është e keqja më e madhe

Publikuar

-

Artan fuga akademik

Akademiku Artan Fufa ka komentuar tryezën e Reformës Zgjedhore, në të cilën është bashkuar tashmë edhe opozita joparlamentare.

Fuga tha se nuk ka sistem zgjedhor perfekt, por sistemi aktual nuk është i duhuri, pasi listat përgatiten nga kryetarët e partive politike, duke bërë që deputetët të jenë të varur dhe të mundohen ta kenë mirë me kryetarin.

Sipas akademikut, e keqja më e madhe e kësaj tryeze zgjedhore është nëse vendimet janë marrë.

Fuga theksoi në një lidhje me studion e lajmeve të News 24, se nuk është dakord me ata që thonë se tryeza është fitore për opozitën, ndonëse pretendon se është në interes të të dyja partive më të mëdha në vend.

“Kur shikoj që partitë vijnë në tryezë dhe opozita lavdërohet se shih se ne kemi marrë të drejtën e ‘Veto-s’, mua s’më vjen për shtat kjo. Unë e shoh se nga një mosmarrëveshje në një marrëveshje të plotë, pra nga një ekstrem në tjetrin e prish zgjidhjen . Në momentin qe krijohet ‘Veto’ dhe kërkohet konsensus i plotë, mua më shqetëson pasi thyen rregullat e demokracisë. Tryeza duket se është e papërgatitur, dhe do të uroja të tillë të ishte e tillë.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Pavarësia e drejtësisë nga politika, e vetmja reformë e vërtetë

Nëse do të ishte e përgatitur atëhere do të aktrohej akti publik pasi do të thoshte që vendimet ishin marrë në fshehtësi më parë. Ajo që do të doja nga opozita është që të vijë me tonin kritik, dhe jo me euforizëm. Siç vijnë disa prej tyre që thonë deligjitimuam parlamentin apo nxorrëm mazhorancën nga parlamenti.

Kjo është një tollumbace e shpuar, nuk ka ikur cështja nga parlamenti sepse ke deputetë dhe kryetarë komisionesh në Tryezë dhe fakti që aty janë përfaqësues opozitarë. Pra kemi edhe një favor të opozitës dhe një tërheqje të opozitës. Mos harrojmë që kjo i intereson qeverisë pasi ajo s’mund të shkojë në zgjedhje pa PD, PR, LSI. Janë të njëjtat parti parlamentare që dominojnë prej 30 vitesh dhe tani tryeza për Reformën Zgjedhore është tryezë mes partish politik’’, tha Fuga./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ekskluzive-Denoncimi në CNA.al/ Gruaja e Ben Blushit dorëzon licensën e noterit

Publikuar

-

Nga

Pas denoncimit të bërë në CNA.al disa ditë më parë, ku me dokumenta ekskluzive dhe duke verifikuar një kontratë noteriale të vajzës së ish-deputetit Ben Blushi, ku duket qartë se firma e Natali Blushit ishte e falsifikuar, bashkëshortja e Benit dhe nëna e Natalisë, Eva Blushi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e noteres.

Dorëheqja e Eva Blushit vjen pasi CNA.al publikoi skandalin dhe drejtoi gishtin ndaj falsifikimit të bërë në emër të vajzës së Eva Blushit për një pronë 500 milionë e cila ishte e regjistruar në një transaksion për vetëm 30 mijë euro.

Një burim zyrtar nga Dhoma e Noterisë i tha CNA.al se noterja Eva Blushi, anëtare e zyrës së Noterisë në Tira

në ka hequr dorë nga ushtrimi i profesionit të noterit.

Në letrën dërguar ministres Etilda Gjonaj dhe kryetares së dhomës së Noterisë, Mimoza Sadushi, Eva Blushi thekson se tërhiqet nga ushtrimi i profesionit të noterit dhe sqaron se në disa media online, në mënyrë të vazhdueshme janë bërë publikime dhe prononcime të shtrembëta për të cilat do të duhet kohë të provohet ligjërisht, raporton CNA.al.

Kjo është ajo që shkruan Eva Blushi në letrën drejtuar ministres Gjonaj dhe kryetares së Dhomës së Noterisë zonjës Sadushi. Letra mban firmën e saj dhe është dërguar në këtë institucion ditën e hënë.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ministria e Drejtësisë apo dhoma e Noterisë, por e vërteta është se CNA.al ka publikuar dokumenta autentike dhe të pakontestueshme se si Eva Blushi është bërë aksionere e EM Capital Group AD në Bullgari me 33% të aksioneve dhe ortakërinë e ndan me Klodian (Mirel) Mërtirin e Inceneratorëve në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Pavarësia e drejtësisë nga politika, e vetmja reformë e vërtetë

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Artan Fuga: Duhet marrë eksperienca e Mesjetës kundër epidemive

Kompania ka ardhur në Shqipëri dhe ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë VALTELINA shpk, e cila është mbajtësja e emrit Lori Caffe si dhe pas publikimit të dokumentit tjetër disa ditë më parë, të falsifikimit të firmës së vajzës së Eva Blushit, nga noterja Violeta Sulkaj, në një kontratë të firmosur më 28 dhe 29 maj të vitit 2015 nga Natali Blushi, Eva Blushi ka dhënë dorëheqjen./ CNA.al

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin



Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

Skandalet e Ben Blushit/ Natalia është e pafajshme! Babanë askush nuk e zgjedh dot!

Kush është Natali Blushi, vajza e Benit me pasuri 500 milionëshe vetëm 20 vjeçe

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pandemia jashtë kontrollit/ Vasili ultimatum qeverisë: Të dorëhiqet menjëherë

Publikuar

-

Nga

Pandemia jasht kontrollit/ Vasili ultimatum qeverisë: Të dorëhiqet menjëherë

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku i bën thirrje qeverisë të dorëhiqet menjëherë, pasi sipas tij i ka dalë jasht kontrollit situata me pandeminë.

“Qeveria te dorehiqet menjehere,per shkak te saj gjendja katastrofale me Pandemine!

Deshtimi shume i rende i Qeverise ne administrimin e Pandemise eshte fakt i dhimbshem dhe i pakundershtueshem.

Sot u diagnostikuan 154 raste te reja me COVID-19.

Nga 6971 raste gjithsej, 5654 raste jane vetem ne nente javet e fundit.

Pra mbi 81% e rasteve jane cfaqur pasi u konkludua nga qeveria se faza kritike u kalua dhe se maksimumi i rasteve kishte kaluar.

Situata me Pandemine po rendohet keqas dita dites.

Qeverise i ka dale teresisht nga kontrolli cdo gje qe lidhet me Pandemine.

Vetmohimi dhe sakrificat e mjekeve nuk mjaftojne ne perballimin e kesaj situate.

Armata e punonjsve te mjeksise po drejtohet ne menyre te coroditur,konfuze,duke improvizuar empirizma antishkencore.



Thene shkurt armata e mjekeve dhe infermiereve eshte pa drejtim dhe realisht e demotivuar pasi rezultatet jane gjithmone e me negative dhe me pasoja vdekje dhe infektime te vazhdueshme.

Hapi i pare i qeverise ne emer te jeteve te humbura dhe te mijra infektuarve eshte te jape menjehere doreheqjen.

Qeveria refuzoi cdo propozim, beri nje testim minimal dhe teresisht te pamjaftueshem imponoi kufizime levizje jo shkencore administroi ne menyre te gabuar permes numrit 127, nuk mobilizoi ne kohen e duhur Kujdesin Shendetesor Paresor, nuk siguroi paisje mbrojtese per personelin shendetesir dhe popullaten ne teresi, nuk siguroi respiratore dhe trinomin testim gjurmim trajtim nuk e vuri ne qender te strategjise.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Ligji i censurës, na kthen te gjykimi fshatçe i Frontit Demokratik

LEXO EDHE:  Fuga paralajmëron Ramën: Bllokimi i alokacioneve financiare një gabim i madh

Eshte e qarte qe qendrimi i kesaj qeverie rendon se tepermi pergjesite e saj penale, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, qe eshte perfshire personalisht ne veprime e deklarime shume te gabuara e me pasoja te renda ne shendetin e njerezve.

Doreheqja e qeverise eshte vetem hapi i pare.

Qeveria realisht ka rene,ka gabuar rende,eshte mposhtur per shkak te paaftesise se saj nga pandemia, ndaj largimi dhe doreheja e saj eshte thjesht formalizimi i ketij fakti real e te padiskutueshem.

Doreheqja do te ishte nje akt shume i vonuar, por ne cdo rast cdo dite me shume do te ishte nje fund edhe me i hidhur per Edi Ramen dhe Qeverine e tij.

Shqiptaret e shohin dhe po e vuajne ne kurriz deshtimin e qeverise qe ju kushton jeten atyre.

Shqiptaret cdo gje mund t’a falin po jeten dhe shendetin nuk ja falin kurre kesaj qeverie.“/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe/ Rama: Uroj të frymëzojë vendet e rajonit

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe/ Rama: Uroj të frymëzojë vendet e rajonit

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën arritën sot një marrëveshje historike paqeje me ndërmjetësimin e Presidentit të SHBA Donald Trump.

Pasi Trump konfirmoi lajmin, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili deklaron se marrëveshja është vërtet frymëzuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se kjo marrëveshje duhet të frymëzojë edhe vendet e rajonit për të punuar së bashku me këtë frymë.

“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të madhe të përbashkët të të gjithë njerëzve të tyre. Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë”, shkruan kreu i qeverisë.



LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Pavarësia e drejtësisë nga politika, e vetmja reformë e vërtetë

Ndërkohë, pritet që kjo marrëveshje të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme./ CNA.al

Arrrihet marrëveshje historike/ Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë paqe

LEXO TE PLOTE