Connect with Us

Edvin Kulluri “ia numëron një për një” Bashës/ “Je frikacak, mos përdor fakirët kur humbet betejat”

Politikë

Edvin Kulluri “ia numëron një për një” Bashës/ “Je frikacak, mos përdor fakirët kur humbet betejat”

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar ashpër pas një shkrimi të Qamil Gjyrezit, të publikuar nga gazeta Rilindja Demokratike.

Në shkrim sulmohet, Kulluri, koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi dhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, të cilët janë ndër zërat më kritikë të Bashës, pas zhgjënjimeve që kanë marrë nga bashkëpunimi i këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama.

Kulluri i kujton Bashës se demokratët, përfshirë edhe veten, i kanë besuar drejtimin e PD që të mundte Ramën dhe jo demokratët që mendojnë ndryshe nga ai.

Ai thotë se në vitin 2017 kreu i PD “shkriu” për të reflektuar gjoja mbi gabimet që bëri me marrëveshjen, fushatën dhe listat, por thekson se Basha, të cilin e quan njeri të dobët, vazhdon me kokëfortësi të bëjë të njëjtat gabime.

“Në 2019 të ndoqën në protesta, e komisariate ndërsa ti mobiloje vilen e re, për të fituar betejën që humbe 2 vite më parë, por nuk zhgënjeve sërish në dështimin tënd të turpshëm duke u ulur me Ramën dhe Damianin! Tani të kishte mbetur të keqpërdorje “dallëndyshen e parë të fjalës së lire” si flet-rrufetë e Partisë së Punës kundër kundërshtarëve të tu në parti! Ti me “liderin perëndimor” ke lidhje sa ç’kishte Shoqja Themie lidhje me çmimin e parë të Shqipërisë së tollonave për ushqimin në botë! Mos i përdor këta fakirët e RD sa herë që humbet betejat e tua të stisura, pasi çmimin e paguajnë demokratët dhe qytetarët”, shkruan ai në një postim në rrjette sociale, duke iu drejtuar Bashës.

LEXO EDHE:  Protesta e 16 Shkurtit/ Aleati i Bashës zbardh detajet

Kulluri thekson se vendi ka nevojë për lider opozite dhe jo për një “frikacak” on-line që hedh gurin e fsheh dorën pas një gazete që pretendon se kreu i demokratëve e ka falimentuar.

“Boll ke përdorur “call centerat” e famijes për të fyer dhe sulmuar çdo njeri që nuk mendon si ty! Por mos harro, unë dhe shumë të tjerë do jemi në PD për të luftuar për demokraci të brendshme, fjalë të lirë, konkurencë idesh, program qeverisës konkurues deri sa t’ia arrijmë, pasi Partia Demokratike ka lindur mbi këto parime dhe asnjë “i katapultuar” si ty nuk mund ta shkatërrojë historinë dhe misionin e saj! Ajo është më e madhe se ti apo çdokush që edhe të kundërshton me të drejteë pasi ke përdhosur historinë dhe vlerat e saj. Ndaj mos sulmo njerëzit por ato që thonë, siç thotë një shprehje e vyer : “të mençurit merrem me idetë, mediokrit merren me njerëzit”! Ti i përket përfundimisht kategorisë së dytë, ndaj nuk kam shpresë se do reflektosh!”, deklaron ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Basha braktis takimin/S’kanë nisur negociatat

LEXO EDHE:  "Tërhiqet" Rama, ftesë Bashës/Cakto vendin dhe orën!

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  “Të ngrihemi si 500 vjet më parë”/ Ulsi Manja qesh me deklaratën e Bashës

LEXO EDHE:  Protesta e 16 Shkurtit/ Aleati i Bashës zbardh detajet

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  M’u thaftë dora që shkruajta për ty Edi Rama/ Njeriu më mendjemadh dhe negativ

LEXO EDHE:  “Të ngrihemi si 500 vjet më parë”/ Ulsi Manja qesh me deklaratën e Bashës

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE