LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyshohet se përdhunoi të miturën në Durrës/ E pëson keq 18-vjeçari

20 Janar 2020, 10:16, Kronika CNA
Dyshohet se përdhunoi të miturën në Durrës/ E

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare, në zonën e plazhit.

Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet D.M., 18 vjeç, pasi ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

?Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme?, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga