Connect with Us

Duka i gatshëm të shkojë në zgjedhje edhe me Ramën/ “Mund të hyjmë edhe me këtë sistem”

Politikë

Duka i gatshëm të shkojë në zgjedhje edhe me Ramën/ “Mund të hyjmë edhe me këtë sistem”

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka shprehur gatishmërinë për të hyrë në zgjedhje edhe me kryeministrin Edi Rama.

Duka deklaron se dëshiron që kjo situatë anormale të marrë fund, teksa po fliste për uljen e opozitës në tryezën zgjedhore me mazhorancën. Politikani tha se pret që kjo tryezë të nxjerrë një produkt, që është Reforma Zgjedhore.

“Një nga kushtet e Bundestagut, i pari fare ishte reforma zgjedhore dhe mendoj se arritja e uljes në tryezë e maxhorancës dhe opozitës është pikërisht një kusht i diktuar nga Bundestagu. Ka pasur një farë rezistence me sa duket nga maxhoranca por më së fundi u bindën që ata nuk mund të bëjnë të vetëm reformën zgjedhore. Duke qenë të diktuar nga ky kusht ky parlament monist dhe kjo maxhorancë këtë reformë do ta bëjnë patjetër me opozitën reale siç është opozita jashtëparlamentare”, u shpreh Duka në rubrikën “Opinion” në News 24.

Për sistemin e Reformës Zgjedhore, Duka deklaroi se e kanë lënë të diskutohet për një tjetër moment, pasi pretendon se prioritare është të shmanget kriza.

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri jashtë qeverisë/Rama flet për herë të parë, ja si e komenton

“Ne jemi dakordësuar jo sepse mendojmë të gjithë ashtu por në fund të fundit duke menduar se është në mirë të të gjithëve për të shmangur krizën që po kalon Shqipëria dhe për të gjetur ekuilibrat politikë, disa prej nesh e kanë lënë diskutimin për sistemin zgjedhor në një moment të dytë.

Aleatët kanë qenë për një sistem proporcional me lista të hapura me korrektim kombëtar. E rëndësishme është që të kemi një sistem maxhoritar ku njerëzit të mos emërohen nga kryetari. Basha dhe PD ka deklaruar se është i hapur për një sistem zgjedhor të dakordësuar me masën e gjerë të njerëzve. Ai ka shprehur preferencën e tij për një sistem plotësisht maxhoritar por është thënë nga ne për t’u diskutuar në një moment të dytë. Mund të hyhet në zgjedhje edhe me këtë lloj sistemi.
Pavarësisht se sistemi ka efektin e vet në drejtësi, do të thotë që nuk është e drejtë që njerëzit votojnë një parti dhe nuk e dinë kush është brenda listës së kësaj partie”, tha ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Akuza e deputetit/ Edi Rama grabitës me maskë kllouni

LEXO EDHE:  Konvertimi politik i Edi Ramës nga PD-ja në PS dhe zhgënjimi me Fatos Nanon

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Këshilli i Ministrave mbyll një universitet privat

LEXO EDHE:  Këshilli i Ministrave mbyll një universitet privat

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Sheshi “Skënderbej”/Rama: Ishte “Pampers”, do e kthejmë në qilim unikal!

LEXO EDHE:  Akuza e deputetit/ Edi Rama grabitës me maskë kllouni

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE