Connect with Us

Denoncimi i “Stop”/ Emërohet Konsull në Janinë, nuk i çregjistrojnë makinën dhe e gjobisin!

Denoncim

Denoncimi i “Stop”/ Emërohet Konsull në Janinë, nuk i çregjistrojnë makinën dhe e gjobisin!

Publikuar

-

Sofokli Vasili ka punuar prej 26 vjetësh në diplomaci dhe pjesën më të madhe të detyrës e ka kryer në Greqi. Në 2014 ai emërohet konsull në Janinë, e para se të nisej, kërkoi të cregjistronte targat shqiptare të makinës, pasi do të merrte targat diplomatike në Janinë.Në atë kohë, i thanë, se nuk kishte bazë ligjore për një shërbim të tillë.

Sofokliu shkoi disa herë në Drejtorinë e Targave, por nuk gjeti zgjidhje. Ai u ankua edhe në Ministrinë e Financave, por as atje nuk mori rrugë cështja e tij. Sot konsulli Vasili denoncon në “Stop” faktin, se nga tatimet i ka ardhur një detyrim prej rreth 3 milionë lekësh të vjetra, për mospagim të taksës së targave.

LEXO EDHE:  Denoncimi në"Stop"/ AKU i mbyll bzinesin italianit me sëmundje lëkure, Xhoakino Raia e hap serish!

Për të shmangur abuzimet me targën e tij, Sofokliu e le atë në mirëbesim tek punonjësja e këtij sektori, ndërkohë që makina e tij ishte targuar me targa diplomatike në Greqi.Shefi i targave, ndërsa përpiqet të sqarojë emisionin “Stop”, sesi mund të zgjidhet kjo situatë, bën bllofin, pasi pranon në njëfarë mënyre, se nuk ka zgjidhje./Klan tv.

Për më shumë ndiqni videon.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncon”Stop”/Avokatja e Otrantos vjedh paratë e viktimave dhe kërcënon të afërmit e tyre!

Publikuar

-

Nga

28 marsi 1997 është një datë që nuk harrohet për popullin shqiptar. Një anije “Katëri i Radës”, u nis nga Vlora për në Brindizi me 115 persona, fëmijë, gra e burra, që ishin nisur në kërkim të një jete më të mirë. Anija shqiptare u ndoq nga dy anije ushtarake të flotës italiane, sapo kishte dalë në ujrat ndërkombtare dhe anija “Sibila” përplasi anijen “Kateri i Radës”, duke shkaktuar një tragjedi me 81 të mbytur, 24 prej të cilëve nuk iu gjet trupi kurrë.

LEXO EDHE:  Greqia zhvendos në Janinë grupe të mëdha refugjatësh

LEXO EDHE:  FOTO/ Shqiptari kapet me 29 kg kanabis në Janinë

Sot në “Stop”vijnë 5 dëshmi ekskluzive të të afërmve të viktimave. 5 vjet më pas përfundoi cështja penale për këtë tragjedi, por ende sot, të afërmit e viktimave nuk kanë marrë paratë për shpirtrat e humbur.

Avokatja Natasha Shehu ka mashtruar qytetarët fatkeqë, duke u marrë paratë së bashku me bashkëshortin e saj, e duke i kërcënuar ata me lloj-lloj formash.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Vdiq se i ra vetrata e xhamit në kokë/ Prokurori prej 2 vitesh zvarrit hetimin, kërcënon familjarët

Publikuar

-

Nga

Rreth dy vjet më parë, në mars të 2018, 67 vjeçari Ramadan Kaçaj, nga Vlora, humb jetën, pasi gjatë një ere të fortë, duke ecur në trotuar, i bie në kokë një vetratë xhami e vendosur në katin e dytë të një pallati në lagjen 28 Nëntori. Pas një ore, i moshuari humb jetën në spital. Prokuroria pas kësaj ngjarje nis një hetim. Hetim që në mars bën plot dy vjet që ka filluar, por që ende nuk ka asnjë autor apo të ndaluar. Prokurori i çështjes Kledjan Llaho, mendohet se ka zvarritur hetimin. Pretendimi i tij është ngarkesa me dosje. Madje ai shprehet se për shkak të kësaj ngarkese po i dalin njerëzit nga burgu.

Bashkëshortja dhe djali i viktimës, duke parë neglizhencën e prokurorisë në hetimin e kësaj çështje ju drejtuan emisionit Fiks Fare. Sipas tyre prokuroria nuk ka seksuestruar as provën materiale, vetratën apo videon e ngjarjes. Videon e kanë gjetur vet familjarët dhe ja kanë dhënë prokurorit dhe avokatit, por këta të dy sot, ja hedhin fajin njëri-tjetrit. Gjithashtu gruaja është në gjendje shumë të keqe ekonomike, pasi bashkëshorti ishte i vetmi që punonte dhe sillte  të ardhura.

Djali i viktimës, Bledar Kaçaj ditën që ka ndodhur ngjarja, pasi është njoftuar nga të afërmit ka shkuar menjëherë  në vend dhe gjëja e parë që ka bërë pasi ka shtruar babain në spital, është të kërkonte të dinte se çfarë kishte ndodhur. Tek një biznes përballë pallatit, ai kishte marrë videon e aksidentit. Në këtë video duket qartë momenti kur vetrata mbi 4 metra e gjerë, bie mbi viktimën ndërkohë që ai po ecte në trotuar. Këtë video, djali ja ka treguar më pas, avokatit të tij dhe prokurorit. Avokati pretendon se me proceverbal, diskun e videos e ka dorëzuar në prokurori. Prokurori edhe pas kaq shumë kohësh thotë se nuk e ka këtë video edhe pse gjatë bisedës disa herë kundërshton veten në ato që thotë.

Akti i ekspertizës Mjeko-Ligjore

Prokurori çështjes në dy vjet, nuk ka ende në dosje aktin e ekspertizës mjeko-ligjore. Kur djali i viktimës, kërkon këtë akt tek prokurori, ky i fundit tek kërkon në dosje habitet dhe pretendon se spitali nuk ja paska sjellë aktin e ekspertizës. Sipas tij i duhet të bëj një tjetër kërkesë. Fiks Fare kontaktoi me mjekun i cili ka bërë ekspertizën. Sipas Dr .Blerim Peli, akti i ekspertizës i ka shkuar prokurorisë jo më larg se një muaj nga ngjarja. Shkresë kjo e dërguar zyrtarisht nëpërmjet postës.

Akti i Ekspertizës Teknike

Sipas prokurorit Llaho, asnjë ekspert në qytetin e Vlorës nuk ka pranuar që të bëj aktin e ekspertizës, pasi çështja është aksident me vdekje. Ai thotë se ata njihen me njëri- tjetrin dhe i vetmi që pranoi është një ekspert me mbiemrin Elezi. Por edhe ky ka kërkuar ndihmë pasi nuk e bën dot vetëm ekspertizën. Jo vetëm për shkak të çështjes delikate por edhe për faktin se pronarët e pallatit ku ka ndodhur ngjarje sipas prokurorit nuk i lejojnë të hyjnë në ndërtesë. Në këto kushte, prokurori ka kërkuar ekspertë nga Tirana. Ai thotë së njërën nga herët, eksperti Elezi ka mundur të hyjë në godinë fshehurazi dhe ka nxjerrë disa konkluzione. Sipas tij ka shkelje, pasi vidat që janë përdorur për të kapur vetratën janë dy herë më të vogla se vidat që duhet të ishin përdorur. “Aty shkelje ka, ai do shkoj në burg, por ti bëj durim” i shprehet prokurori në ballafaqim djalit të viktimës. Gjithashtu djali ballafaqohet edhe me avokatin e çështjes Edmond Demo. Ky i fundit i thotë që videon ja ka dorëzuar prokurorit, por ai me siguri do ta ketë humbur. Gjithashtu ai e pranon se asnjë ekspert nuk merr përsipër të bëj aktin e ekspertimit teknik, ndaj për këtë arsye i kishte kërkuar djemve të viktimës që ta gjenin vet një ekspert për të bërë aktin. Sipas tij, një shkelje tjetër e prokurorit, është fakti që vetrata nuk është sekuestruar nga prokuroria, por e ka akoma pronari.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet drogë me vlerë 110 mijë euro në Janinë/ Arrestohen dy shqiptarë

LEXO EDHE:  Vodhi makinën për të shpëtuar viktimat në Las Vegas/ Pronari i makinës i le një mesazh

Prokurori kërcënon djalin e viktimës “më ke prerë në besë”

Fiks Fare bashkë me djalin e viktimës u interesuan pranë Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ku kontaktuan me prokurorin e çështjes. Gjatë ballafaqimit prokurori i kërkoi gazetarëve të dilnin jashtë, pasi ai nuk kishte detyrim që t’i jepte llogari apo informacion. Në momentin që hyjnë në prokrurori, gazetarja nuk u ndalua nga askush për të vajtur në zyrën e prokurorit bashkë me djalin. Sapo hyjnë në zyrë, ajo u prezantua si gazetare e Fiks Fare, por e gjithë kjo situatë irritoi prokurorin i cili menjëherë kërkoi të dilnin jashtë. Me insistimin e gazetares së Fiksit i vetmi justifikim që prokurori dha, ishte fakti që ishte shumë i ngarkuar duke i treguar pirgun e  dosjeve mbi tavolinë. Më pas,  Ai thërret rojen e sigurisë për të nxjerrë gazetaren bashkë me djalin jashtë. Këtu  debati degjeneroi në dhunë verbale dhe fizike. Deri aty sa prokurori e kërcënoi djalin “Më ke prerë në besë, e di unë çdo të bëj”. E gjithë kjo vetëm se djali ishte ankuar tek Fiks Fare./Top Channel

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Kaos dhe vjedhje në Drejtorinë e Doganave/ Denoncohen abuzimet”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar vjedhjet dhe kaosin e krijuar në dogana.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha thotë se institucioni më i rëndësishëm në vend, siç është Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, është në kaos.

Në mesazhin e qytetarit dixhital, ngrihen akuza se po bëhen emërime pa kriter për kryetarë doganash, përgjegjësa sektori dhe specialistë. Sipas tij, ata vijnë nga rruga pa asnjë lloj konkurimi dhe e thonë hapur që i ka sjellë partia.

Ish-lideri i deemokratëve thotë se në këtë institucion bëhen vjedhje nafte, korrupsion dhe çdo lloj mëkati.

“4 muaj pa shef departamenti, a e kupton se çfarë gjendje është dogana? Jam një ndër punonjësit më të vjetër, por më vjen turp të pranoj këto abuzime. Institucion pa zyra pasi na kanë çuar në 3 vende të ndryshme që narkopartia të kapte 3 tendera të ndryshëm dhe ajo më e rëndësishmja është që të gjithë këta mafiozë morën dhe shpërblim për vit të ri duke abuzuar me fondet e buxhetit të shtetit. Janë të pashpirt, në momentin që vendi ndodhet në situatën më të keqe pas tërmetit të 26 nëntorit, këta drejtuesa shpërblejnë veten e tyre. Ju lutem na ndihmoni sepse çdo ditë po bëhet më keq”, theksohet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE