Connect with Us

Paralajmëron Gazmend Bardhi: Një Krybashkiak i qarkut të Tiranës me precedent penal

Politikë

Paralajmëron Gazmend Bardhi: Një Krybashkiak i qarkut të Tiranës me precedent penal

Publikuar

-

Gazment Bardhi: Sondazhet e nxjerrin PD me më shumë vota se sa PS

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme, ku po flitet për kryebashkiakët me precedent penal, ka zbuluar se janë edhe 10 raste të tjera pas atij të e Agron Malajt, duke përfshirë edhe një kryetar bashkie në qarkun e Tiranës.

“Veprimi është i tillë, ne marrim indicie prej qytetarëve nga strukturat tona, por dhe nga struktura brenda PS. Ka patur raste për denoncime për një apo dy individë kemi marrë informacione brenda PS. Pasim marrim indiciet i verifikojmë. Denoncimet janë anonime dhe ne i ruajmë anonimitetin. Verifikojmë fillimisht se çfarë ka deklaruar vetë personi. Pastaj shikojmë nëse personi ka udhëtuar apo jo në drejtim të vendit ky dyshohet se ka kryer veprën penale apo është i dënuar. Në momentin që dalim në konferencë këta persona janë verifikuar nga ne.

Kemi dhe 10 raste të tjera. Jemi duke e verifikuar rastin. Pogradeci është një prej atyre rasteve. Ka indicie të qenësishme, jemi duke provuar në fazën përfundimtare për një Kryetar Bashkie në qarkun e Tiranës. Është e vërtetuar por enden nuk kemi në dorë dokumentacionin”. theksoi Bardhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha kopjon Biden/ Trump e tall

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha në fushatën e tij duket fiks sikur po kopjon Joe Biden, i cili duke qënë se nuk artikulon mirë përpiqet të mos dalë shpesh në publik dhe të mos flasë. Kompanitë që i kanë organizuar fushatën dhe trupa e tij e propagandës ka zgjedhur që ai të dalë më pak në publik, të flasë më pak, të ketë më pak debate, të shfaqet më pak në turma me fjalime të gjata apo me qëndrime në debate televizive.

Kështu presidenti Donald Trump është tallur duke thënë se për shkak të koronës, duket se është fshehur dhe nuk është përfshirë shumë në fushatën zgjedhore, megjithëse është kandidat për president dhe rivali kryesor i presidentit Donald Trump.

Njësoj si Biden është edhe Luli në Shqipëri, vetëm me një ndryshim.

Biden, sipas presidentit Trump fle gjumë dhe dihen defektet e tij në artikulim, kurse Luli nuk del në publik i këshilluar sepse sa herë shfaqet flet budalliqe e pastaj do të duhen muaj të tërë për t’i korrigjuar.



Ka gënjyer kaq shumë, ka thënë kaq shumë idiotësi, sharlatanizma, gënjeshtra publike, është tallur kaq keqazi sa askush nuk e beson më.

LEXO EDHE:  Zbulohen detajet/ Kush e përgatiti shkresën skandaloze për shkatërrimin e zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku me kokainë/ PD kërkesë SPAK-ut, të nisin menjëherë hetimet

Në fakt është krahasim i pa qëndrueshëm ky mes Bashës dhe Biden, se Basha të ishte një “Biden” diçka do të ishte, por e përdorim për këtë çështjen e gjumashit, të artikuluar nga presidenti Trump dhe Luli për gjumë ia kalon të gjithëve.

Të ishte pak “Biden” mirë do kishte qënë. Por, në fakt Luli është një gjumash alla shqiptar i korruptuar, i djallëzuar dhe një pazarxhi i fëlliqur në shërbim të Edi Ramës, që nuk i duhet tashmë as dreqit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E ngacmoi seksualisht te shkallët e pallatit/ Nëna në Tiranë denoncon abuzuesin e vajzës së saj

Publikuar

-

Nga

E ngacmoi seksualisht te shkallët e pallatit/ Nëna në Tiranë denoncon abuzuesin e vajzës së saj

Një grua në Tiranë ka denoncuar në polici abuzuesin e vajzës së saj të mitur.

Mësohet se një person ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së mitur në shkallët e një pallati në zonën e Qesarakës. E mitura i ka rrëfyer të ëmës ngjarjen, e cila më pas ka bërë denoncimin në polici. Nuk dihen ende më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë.



Ndërkohë po punohet nga autoritetet me kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nishani replikë ish-ministres Shahini/ Nxorri në shitje trojet e Kosovës, nuk lahet dot nga llumi i tradhëtisë

Publikuar

-

Nga

Nishani replikë ish-ministres Shahini/ Nxorri në shitje trojet e Kosovës, nuk lahet dot nga llumi i tradhëtisë

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar pas deklarimeve të ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila u shpreh se opozita e kishin sulmuar për shkak të dialektit.

Me anë të një stausi në rrjetet sociale Nishani theksoi se Shahini ishte pjesë e nje qeverie që nxorri në shitje trojet e Kosovës.

“Nuk është dialekti i Kosovës që e bën të përçmuar marksisten ish-Ministre e Arsimit, por gjuha e helmatisur e guzhinës shqiptarofobe të çetnikëve serbë që rrjedh nga goja e qyqarëve të keqpërdorur, si ajo!

LEXO EDHE:  Bardhi i hakërrehet Ramës/ Gjoba dhe burgu, alternativa e vetme që ka për qytetarët

LEXO EDHE:  Bardhi i cakton afatet kryeministrit/ “Pres informacion kur do ta votojë paktin e 5 Qershorit”

Anëtarja e qeverisë që nxori në shitje trojet e Kosovës, nuk lahet dot nga llumi i tradhëtisë historike.



Opozita e sotme në Shqipëri është kampione e çështjes kombëtare në tërësi dhe vlerave të Kosovës në veçanti.

Sepse ajo është krijuar si e tillë, ka sakrifikuar për atë dhe nuk do të reshtë kurrë të përballet për të”, shkroi ish-presidenti.

 

LEXO TE PLOTE