LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-gënjeshtra e dytë/ Basha premton se nuk e njeh komisionin e reformës

19 Janar 2020, 14:18, Politikë CNA
Video-gënjeshtra e dytë/ Basha premton se nuk e njeh komisionin e

Pas më shumë se një vit sorollatje rrugëve që u bëri shqiptarëve, i hoqi nga puna dhe i la burgjeve pas protestave të dhunshme, Basha i tradhëtoi sërish demokratët duke u ulur në tryezë me Edi Ramën.

Në këmbim të lirisë së tij, shumëzoi me zero djegien e mandateve, hodhi poshtë protestat e një viti dhe zhgënjeu të gjithë ata që e ndjekën pas.

Basha harroi betimet dhe stërbetimet se nuk do ta njihte komisionin e Reformës Zgjedhore, dhe ?misionin? për të prangosur Gjiknurin.

Por nëse Basha ?harron?, apo pretendon se tradhëti të tilla harrohen kaq lehtë, le ti kujtojmë në videon e më poshtme se çfarë thoshte jo shumë kohë më parë për Gjiknurin dhe për ?paçavuren e turpit? siç e quante ai.

?Zonja dhe zotërinjë! Ai nuk është komisioni i Reformës Zgjedhore. Për ne ai është komisioni i paraburgimit të Damian Gjiknurit dhe gjithë kriminelëve të tjerë zgjedhorë.

Asnjë produkt i kësaj skote nuk përbën gjë tjetër për opozitën shqiptare, për mbështetësit tanë dhe për të gjithë shqiptarët e ndershëm, përveç se një paçavure turpi.

Nuk e njohim, nuk do ta njohim! Mos harxhoni kohën kot!?, thekson Basha, e video të tilla ku përpiqet ti hedhë hi syve shqiptarëve janë disa./CNA.al

Lajmet e fundit nga