Connect with Us

Ultimatumi i fundit i presidentit Thaçi/ “Kurti ose ta pranojë ose ta refuzojë mandatin!”

Kosova & Rajoni

Ultimatumi i fundit i presidentit Thaçi/ “Kurti ose ta pranojë ose ta refuzojë mandatin!”

Publikuar

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të dielën se kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duhet marrë mandatin për formimin e qeverisë, apo në të kundërtën, ta refuzojë atë.

Ai i bëri këto komente, pas një takimi me ish shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker.

Presidenti Thaçi, raporton media amerikane VOA, tha se ka kaluar një kohë e gjatë që nga mbajtja e zgjedhjeve dhe se qytetarët dhe partnerët ndërkombëtar, tha ai, po presin formimin sa më të shpejtë të qeverisë.

“Koha po kalon, prandaj unë si president i vendit duke parë angazhimet e kryetarit të partisë së parë që ka dalë në zgjedhjet e 6 tetorit, që ka qenë edhe kandidat zyrtar i partisë për kryeministër gjatë fushatës, edhe gjithashtu që ka nominu më tepër se gjysmën e qeverisë, unë duke menduar se do ta pranoj, sepse është një rregull i pashkruar, në moment që kryetari i partisë së parë dhe i nominuari nga partia takohen dhe ka caktuar gjysmën e qeverisë, në konsultim e sipër edhe në kuptimin zyrtar merr nominimin. Unë kam nënshkruar atë ditë nominimin për zotin Kurti si kandidat për kryeministër të ardhshëm të qeverisë së Republikës së Kosovës, ai nominim me nënshkrim është ende në tavolinën time të punës këtu, prandaj shpresoj që nuk do të kalojë shumë kohë e gjatë që edhe zoti Kurti të reflekton në kuptimin e pranimit të nominimit që është vullnet i partisë së tij dhe elektoratit të tij, në rrethana tjera duhet ta deklaroj refuzimin”, tha presidenti Thaçi.

Ai tha se është në vullnetin e spektrit politik që ta përmbyllë procesin e zgjedhjeve sa më shpejt që është e mundur, duke zbatuar vullnetin e votuesve. Presidenti Thaçi tha se në çdo veprim të tij do ta respektojë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

LEXO EDHE:  Çfarë presin Kosova dhe Serbia nga takimi i Berlinit

“Natyrisht se tash i mbetet kryetarit të partisë së parë që të bëj hapin dhe në këtë drejtim ka qenë edhe takimi ynë së bashku me kryetarin e partisë së parë, që ka qenë në këtë zyrë dhe ka premtuar që në ditët vijuese do ta pranon edhe në kuptimin juridik përgjegjësinë e mandatarit për themelimin e qeverisë’, tha presidenti Thaçi, i cili një ditë më parë tha se e ka nënshkruar mandatin për zotin Kurti. Mirëpo lidhur me këtë deklarim ekspertët komentuan se ai nënshkrim nuk nënkupton fillim të rrjedhjes së mandatit përderisa një gjë e tillë nuk është vendosur në këshillim me fituesin e zgjedhjeve, dhe se Presidenti nuk ka mbështetje kushtetuese as ligjore për të caktuar afate për dorëzimin e mandatit pa e pranuar propozimin nga lëvizja Vetëvendosje.

Thirrjeve për formim më të shpejtë të qeverisë iu bashkua edhe ambasadori Walker, vijon raportimin VOA, duke cituar deklarimin e z. Walker”

“Kam folur me disa përfaqësues të partive politike dhe jam ende i hutuar sikurse është i gjithë vendi. Mendoj që Kosova ka nevojë për një qeveri të re – keni humbur më shumë se 100 ditë dhe shpresoj që nuk do të nevojitet më shumë kohë për ta formuar qeverinë, në mënyrë që Kosova të kthehet në rrugën e duhur”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Meta kokë më kokë me Kryetarin Ushtarak të NATO-s/ Ja për çfarë diskutuan

LEXO EDHE:  Berisha sulmon Thaçin/ Argatët pa atdhe, armiq të shqiptarëve

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Fotot në Kuvend: Mustafa flet, Thaçi fle

LEXO EDHE:  Presidenti Thaçi tregon çfarë raportonte shërbimi i Inteligjencës për 6 turqit e arrestuar në Kosovë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Çfarë presin Kosova dhe Serbia nga takimi i Berlinit

LEXO EDHE:  Nga Afrim Krasniqi/Emri i Presidentit të ri konsiderohet sekret shtetëror, askush s’e di

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE