Connect with Us

U vetëflijua pas pushtimit sovjetik, kush ishte i riu çek Jan Palah, që frymëzoi rininë kundër komunizmit

Blog

U vetëflijua pas pushtimit sovjetik, kush ishte i riu çek Jan Palah, që frymëzoi rininë kundër komunizmit

Publikuar

-

Në gushtin e vitit 1968, Bashkimi Sovjetik pushtoi Çekosllovakinë, për të ndalur reformat liberalizuese të qeverisë së Aleksandër Dubçek, gjatë asaj që u njoh si “Pranvera e Pragës”.

Studenti Jan Palah, i lindur në Pragë, dhe një student i historisë vendosi të sakrifikojë veten në shenjë proteste pas pushtimit.

Ai i vuri vetes zjarrin në Sheshin Vençeslas më 16 janarin e vitit 1969. Sipas një letre që u dërgoi disa figurave publike, ai kishte krijuar një organizatë klandestine të rezistencës, që synonte praktikimin të vetëflijimit deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Megjithatë duket se një grup i tillë nuk ka ekzistuar kurrë.

Ndërkohë, letra bënte thirrje që popujt çekë dhe sllovakë, të hidheshin në një grevë të përgjithshme në mbështetje të këtyre kërkesave. Në një variant të mëparshëm të letrës, Palah kërkoi dorëheqjen e një numri politikanësh pro-sovjetike. Por në fund nuk e përfshiu atë në letrën zyrtare, që përfshinte edhe fjalinë se “kërkesat tona nuk janë ekstreme”.

21-vjeçari vdiq nga plagët  rënda vetëm disa ditë pas aktit të tij ekstrem. Në spital, ai u vizitua nga një mikesha e tij e universitetit, nga shokët e shkollës dhe drejtuesi i një organizate studentore, së cilës i ishte drejtuar një nga kopjet e letrës së Palah.

Jarosllava Moserova , një mjeke e specialiste e djegieve, që ishte e para që u kujdes për Palah në spital, pati deklaruar se Palah nuk e vetëdogj për të protestuar kundër pushtimi sovjetik, por e bëri këtë për të protestuar kundër “demoralizimit” që kishte shkaktuar pushtimi tek qytetarët çekosllovakë.

“Ai dëshironte të ndalte atë demoralizim. Unë mendoj se njerëzit në rrugë, që ecnin heshtur, me sytë e trishtuar, me fytyrat e vrerosura, dukej sikur ishin në prag të bërjes së çdo lloj kompromisi”- do të shprehej ajo më vonë.

Funerali i Jan Palah, u shndërruar në një protestë të madhe kundër okupimit. Një muaj më vonë, më 25 shkurt 1969, një student tjetër, Jan Zajç ,u vetëdogj për vdekje në të njëjtin vend. Kjo u pasua në prill të po atij viti nga Evzen Ploçek në qytetn Jihlava, dhe nga shumë të tjerët.

Edhe njerëz në vendet e tjera të Paktit të Varshavës, imituan shembullin e tij, siç ishte hungarezi Sandor Bauer më 22 janar 1969. Vetëvrasja e Palah ishte akti i dytë i këtij lloji pas atij të polakut Rizard Siviec, që mbeti kryesisht në harresë deri në rënien e komunizmit.

Në fillim Palah u varros në Varrezat Olshani. Por kur varri i tij po bëhej një lloj tempulli kombëtar, policia sekrete çekosllovake (StB ) nisi të shkatërrojë çdo kujtim të veprës së Palah.

Ajo zhvarrosi eshtrat e tij natën e 25 tetorit 1973. Trupi i tij u dërgua në qytetin e nënës së tij Vetati. Eshtrat e të riu u rrikthyen në Pragë vetëm më 25 tetor 1990.

Në 20 vjetorin e vdekjes së Palah, protesta përkujtimore ndaj tij u përshkallëzuan në atë që do të quhej si”Java e Palach”. Seria e demonstratave anti-komuniste në Pragë në datat 15-21 janarit 1989 u shtyp nga policia, që dhunoi demonstruesit. “Java e Palah”:, cilësohet si një nga demonstratat që shërbeu si një kataliztor për rënien e komunizmit në Çekosllovaki 10 muaj më vonë.

Pas Revolucionit të Kadifejtë, Palah (së bashku me Zajç) u përkujtua në Pragë me një kryq bronzi të ngulur në vendin ku ai u vetëdogj para Muzeut Kombëtar. Ndërkohë një shesh mban sot emrin e tij. Astronomi çek Lubosh Kohoutek , që u largua nga vendi në vitin 1970, emëroi një asteroid Jan Palah.

Edhe disa vetëvrasje të mëvonshme, mund të jenë ndikuar nga shembulli i Palah dhe popullariteti i tij në media. Në pranverën e vitit 2003, 6 të rinj çekë u vetëdogjën duke humbur jetën. Njëri prej tyre Zdenek Adamek, një student 19-vjeçar nga Humpolec u vetëdogj më 6 mars 2003 në të njëjtin vend para Muzeut Kombëtar ku kreu aktin e tij Palah. Akti i tij ekstrem, ka qenë subjekt i disa veprave të artit, dokumentarëve, këngëve dhe poezive në vende të ndryshme të botës./Përshtati në shqip CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Enigmatike, spiune, biseksuale/ Kush ishte aktorja e famshme suedeze Greta Garbo

Publikuar

-

Nga

Greta Garbo e arriti kulmin e famës së saj në kinemanë e viteve 1920-1930, duke u vlerësuar për rolet e saj në filmat si “The Torrent” (1926), “Anna Christie” (1930), Mata Hari (1931), “Grand Hotel” (1932), “Anna Karenina” (1935), dhe “Camille” (1936).

Sytë tejet shprehës, aktrimi elegant, dhe bukuria sensuale e Garbos, magjepsën spektatorët dhe kritikët. Ndërkohë natyra e saj e fshehtë dhe e tërhequr jashtë ekranit, vetëm sa ia shtoi mistikën. Ja çfarë mund të mos dini mbi divën e kinemasë botërore.

Emri i vërtetë ishte Greta Lovisa Gustafson

E lindur në Suedi më 18 shtator 1905, Greta jetonte në varfëri me prindërit e saj dhe 2 vëllezërit dhe motrat më të mëdha. Kur ishte 14-vjeçe, i ati ndërroi jetë, dhe ajo filloi të punonte në një dyqan veshjesh. Në vitin 1924, pasi fitoi një bursë studimi për aktrim në Teatrin Dramatik Mbretëror, Greta luajti në filmin pa zë “Saga e Gosta Berlingut”. Duke ndjekur këshillën e drejtorit të teatrit, Moris Stiler, ajo e ndryshoi mbiemrin e saj në Garbo.

Kompania kinematografike amerikane “Metro Gold Mayer”, nuk donte që spektatori të dëgjonte anglishten e saj me theks të rëndë suedez

Kur mbërriti në SHBA në vitin 1925, Garbo nuk dinte asnjë fjalë anglisht. Ndonëse më në fund e mësoi gjuhën, theksi i saj i rëndë dhe zëri i saj i trashë, bëri që drejtuesit e “MGM” të hezitonin ta kalonin nga një aktore e filmave pa zë, tek filmat me zë. Gjithsesi në vitin 1930, ajo u shfaq tek “Anna Christie”, filmi i saj i parë me zë, që rezultoi një sukses i madh. Garbo u nominua për Çmimin e Akademisë së Aktores më të Mirë.

U quajt “Sfinksi Suedez” për shkak të personalitetit të saj enigmatik

Ndonëse Garbo ishte një yll i kinemasë botërore, ajo u distancua nga media, fansat dhe ngjarjet në Hollivud. “Sfinksi Suedez” e shmangu gati tërësisht prezencën në media,

dhe dha gjithsej vetëm disa intervista për gazetarët. Në vitin 1927, ajo deklaroi në njërën prej tyre:

”Kur isha e vogël, për aq sa më kujtohet, doja të rrija vetëm. Unë i urrej turmat… nuk më pëlqejnë ambientet me shumë njerëz”. Më vonë gjatë jetës, për të ruajtur privatësinë e saj Garbo përdorte pseudonime të ndryshme, dhe blinte gjithmonë disa bileta në avion dhe teatër, për të mos pasur njerëz pranë.



Mund të ketë punuar si spiune gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në filma, ajo luajti rolin e një spiuneje ruse dhe Mata Harit (një balerinë holandeze, që u ekzekutua për spiunazh gjatë Luftës së Parë Botërore). Por edhe në jetën reale, Garbo thuhet se mblodhi informacione mbi simpatizantët e nazizmit në Suedi për llogari të shërbim sekret britanik.

Thuhet se ajo përçonte mesazhet që shkëmbeheshin rregullisht midis agjentëve britanikë dhe mbretit të Suedisë. Garbo u thoshte miqve të saj se dëshironte të takonte një ditë Adolf Hitlerin, i cili i kishte dërguar asaj një letër si një admirues, pasi në këtë mënyrë ajo mund ta vriste atë me një armë të fshehur në çantë.

U tërhoq nga aktrimi në mesin e të 30-ave

Me tre nominime “Academy Aëard” dhe shumë filma të suksesshëm, Garbo doli në pension që në vitin 1941, pas rolit të saj romantik në një film komedi. Edhe pse ishte vetëm 36-vjeçe, Garbo mendoi të bënte një lloj shkëputje nga aktrimi, por më pas nuk u shfaq më në ekran. Shumë kohë më vonë i tha një mikeshës së saj:”Mos më pyet kurrë për filmat… dhe sidomos mbi arsyen pse e braktisa aktrimin”.

Mbi seksualitetin e saj debatohet ende

Për dekada, studiuesit e filmit dhe biografët, kanë spekuluar në lidhje me seksualitetin e Greta Garbos. Megjithëse nuk u martua kurrë, Garbo mendohej se kishte marrëdhënie me burra dhe gra, përfshirë bashkë-protagonistin e saj të shpeshtë në filmat e saj, Xhon Xhilbert, për të cilin ajo dyshohet se e braktisi në altar. Një numër grash, pohuan më vonë se kishin pasur marrëdhënie romantike me Garbon, e cila e përshkruante zakonisht veten si “beqare”.

Fytyra e saj është në kartmonedhën 100-krona të Suedisë

Duke filluar nga viti 2015, banka kombëtare suedeze nisi emetimin e një serie kartmonedhash të ridizenjuara, që paraqesin figura të rëndësishme në historinë e Suedisë, përfshirë autoren e librit “Pipi Çorapegjata”, Astrid Lindgren. Ndërkohë kartëmonedha prej 100 kronash, ka në qendër pikurisht aktoren e madhe Greta Garbo./ mentalfloss.com–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Çelësi i fitores së Trumpit/ Ai beson tek Amerika, demokratët jo

Publikuar

-

Nga

Çelësi i fitores së Trumpit/ Ai beson tek Amerika, demokratët jo

Nga Dick Morris “Newsmax”

Konventa Kombëtare e Partisë Demokratike, i dha mundësinë fushatës së Donald Trumpit për të pasur në fokus një temë qendrore:Besimi tek Amerika. Pesimizmi i skajshëm, që buronte nga çdo portal mbi Konventën e Demokratëve, krijon një kontrast të dukshëm midis dy kandidatëve dhe partive të tyre.

Optimizmi kundrejt pesimizmit, domethënë, besimi tek Amerika përkundrejt dyshimit mbi Amerikën. Demokratët besojnë se koronavirusi mund të na “pushtojë”. Republikanët besojnë se ne do ta pushtojmë dhe mposhtim koronavirusin.

Demokratët parashikojnë në rastin më të mirë një ekonomi të lëkundur, dhe në rastin më të keq një recesion të stërzgjatur. Por republikanët besojnë se rikuperimi i vazhdueshëm ekonomik do të vazhdojë, dhe nëse Trump fiton, ai do të përshpejtohet.

Demokratët besojnë se Irani është një regjim që ka dalë nga binarët, dhe se Lindja e Mesme mund të zhytet në një tjetër luftë. Republikanët besojnë se sanksionet tona e kanë gjymtuar rëndë ekonominë e Iranit, dhe se vetëm shpresa e një fitoreje të Bajdenit, është ajo që i mban në pushtet mullahët atje.

Ndërkohë, republikanët besojnë se marrëveshjet e fundit të paqes në Lindjen e Mesme, kanë krijuar një koalicion të madh anti-Iran me Izraelin, Egjiptin, Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit kundër Iranit, dhe se këto shtete janë angazhuar të ndërpresin financimet ndaj Hamasit.

Kështu shtabi elektoral i Trump duhet t’u thotë demokratëve:”Si mund ta drejtoni ju një vend, kur nuk besoni tek e ardhmja e tij?”. Republikanët duhet të përgjigjen duke besuar tek motoja:”Beso tek Amerika, dhe bëje atë sërish madhështore!”.



Shtabi elektoral i Bajden, do të preferonte ta shndërronte garën presidenciale në një referendum personal mbi stilin, temperamentin dhe personalitetin e Donald Trump. Por në fakt zgjedhjet do të sillen në mënyrë të pashmangshme rreth punës faktike të Trump, dhe asaj që ajo do të thotë për të ardhmen e kombit tonë.

Strategjia e demokratëve, është të hedhin baltë ndaj Trumpin me një seri akuzash sugjestionuese të marra nga një mori librash të botuar së fundmi, për ta mbajtur presidentin nën një gjendje të përhershme irritimi. Por duke i bërë jehonë një mesazhi optimizmi, shtabi i Trump mund ta ndalë atë irritim.

Shumë nga figurat e njohura republikane, por edhe spotet publicitare të fushatës së Trump, po e vënë theksin tek disa të meta thelbësore të Bajdenit:shëndeti i tij i dobët fizik dhe mendor, agjenda e tij radikale, mënyra se si ai është marrë peng nga e majta radikale, dhe dështimi i tij për të frenuar mbështetësit e tij nga sulmet kundër policisë.

Ka ardhur koha të fokusohemi tek një mesazh i thjeshtë:Ne republikanët besojmë tek Amerika, ndërsa demokratët jo. Ne besojmë se do ta mposhtim koronavirusin, do të rindërtojmë ekonominë tonë, do të hapim vende të reja pune, do sjellim të ardhura në rritje për pakicat, për t’iu kundërvënë narrativës së padrejtësisë sociale të demokratëve.

Dhe statistikat vërtetojnë se kemi të drejtë:Rastet e reja me Covid-19, kanë rënë nga nga 75.821 më 17 korrik në 34.364 më 15 shtator. Numri i vdekjeve ditore, ka rënë nga 2701 më 6 maj në vetëm 1067 në 15 shtator.

Vende pune të reja të krijuara gjatë 4 muajve të fundit:10.6 milionë. Spotet e fushatës së Trumpit, duhet t’i citojnë këto statistika (dhe shifrat sipas shteteve të veçanta). Kur i shndërrojmë pesimistët në optimistë, ne i kalojmë votuesit amerikanë nga Bajden tek Trumpi. Dhe sigurisht, kur të mbërrijë vaksina, do të marrë fund edhe pandemia./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Jo, rusët nuk do ta fitojnë garën e vaksinave kundër koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Nga Anastasia Rusanova “The American Conservative”

* Pavarësisht shumë kritikëve, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar zhvillimin e mundshëm të një vaksine amerikane kundër koronavirusit deri në Ditën e Zgjedhjeve. Ndërsa disa thonë se kjo është e pamundur, të tjerët shpresojnë për një fund të afërt të terrorit që ka përhapur pandemia aktuale.

Por a është e mundur që gara kundër Covid-19 të ketë tashmë një fitues në Rusi? Kur është fjala për testimin e vaksinave, Amerika duket se është shumë hapa pas rusëve. Vaksinat amerikane kundër Covid-19 hynë në fazën e tretë të testimit mbi një numër të madh njerëzish më 27 korrik.

Ndërkohë Rusia deklaroi pak kohë më parë fundin e periudhës së testimit të vaksinave të saj, shpalli planet për të nisur vaksinimin mbarëkombëtar në fillim të muajit tetor. Por shumë njerëz janë të shqetësuar, dhe kanë plotësisht të drejtë.

Metodologjia dhe siguria e testimeve ruse ka pasur shumë probleme. Por kjo nuk e ka penguar Rusinë të njoftojë se do të nisë brenda këtij muaji vaksinimin e rusëve që janë më të rrezikuar nga koronavirusi. Besueshmëria e çdo rezultati nga testet e kryera, do të jetë e dobët në rastin më të mirë.

Pra me turra-vrapin e saj për ta fituar garën globale të vaksinave, qeveria ruse mund të vaksinojë qytetarët e saj me një vaksinë të tipit placebo që nuk do të funksionojë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 34 vaksina kandidate nga e gjithë bota janë ende në fazën e testimeve që prej datës 8 shtator.

Vetëm 8 prej tyre kanë hyrë në testimet e fazës së tretë tek njerëzit, që është edhe mënyra më e besueshme për të përcaktuar efektivitetin e një vaksine. Sipas OBSH-së, lista përmban vetëm një vaksinë ruse.

Ajo u zhvillua nga Qendra Kombëtare e Kërkimit e Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleja. Edhe pse sapo ka hyrë në fazën  e tretë, rusët shpallën që në gusht zhvillimin e vaksinës së parë të aprovuar në botë kundër koronavirusit për përdorim të gjerë publik, pra para se të kishin përfunduar testimet e fazës së tretë.

I gjithë ky nxitim ka pak të bëjë me sigurinë e popullatës ruse, dhe më shumë me fitimin e garës globale për një vaksinë kundër koronavirusit. Prej disa muajsh, mediat shtetërore ruse kanë transmetuar në mënyrë aktive idenë e udhëheqjes ruse në këtë garë.

Është e njëjta propagandë që lulëzoi dikur gjatë garës hapësinore të epokës së viteve 1960. “Ngjan me momentin e lëshimit të satelitit. Amerikanët u habitën kur dëgjuan sinjalin satelitor. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për këtë vaksinë. Rusia do të jetë e para në këtë garë”-tha Kiril Dimitriev, drejtori i përgjithshëm i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF).



Në qershor, Vladimir Putin kritikoi Shtetet e Bashkuara se kishin dështuar të reagonin si duhet ndaj krizës Covid-19, duke e krahasuar paaftësinë e SHBA-së me suksesin e pretenduar të Rusisë në frenimin e përhapjes së virusit në territorin e vet.

Të qenit e para në prodhimin e vaksinës, është një vazhdim logjik i narratives së udhëheqjes ruse. Por mungesa e të dhënave të besueshme mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës ruse është shumë shqetësuese.

“Sigurisht, është e mundur të krijohet prototipi i një vaksine gjatë një periudhe kaq të shkurtër kohe”- tha Vitali Zverev, kreu i departamentit të teknologjisë molekulare në Institutin e Vaksinave Meçnikov në Moskë. “Por është e pamundur që ato të testohen siç duhet… Disa gjëra thjesht nuk mund të përshpejtohen”- theksoi ai.

Ministria ruse e Shëndetësisë, lejoi kryerjen e 2 prova klinike për 2 variantet e vaksinës Gamaleja. E para u krye në Spitalin Ushtarak Burdenko më 19 qershor. Ndërsa vaksina e dytë iu bë vullnetarëve në Universitetin e Parë Shtetëror të Mjekësisë Seçenov në Moskë. Mostra e testimit për të dyja testet ishte jashtëzakonisht i vogël:76 ushtarë vullnetarë u vaksina gjithsej (38 për secilin studim).

Pasi u vaksinuan, pacientëve iu kërkua të karantinoheshin në spital për 28 ditë, e njëjta periudhë kohore gjatë së cilës po testohen vullnetarët në SHBA. Të gjithë pacientët dolën nga spitali me imunitet dhe pa efekte anësore. Por kjo nuk tregon  shumë.

Vetëm një testimi i rastësishëm mund të eleminojë paragjykimet të cilat çojnë në një vlerësim të pasaktë të efektit të vaksinës. Në SHBA, nga 30.000 vullnetarë, gjysma do të marrë një vaksinë-placebo të kripur, dhe gjysma tjetër vaksinën e vërtetë.

Ashish Jha, dekani i Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit Braun, ka shprehur shqetësimet e tij rreth sigurisë së vaksinës ruse. “Është vërtet shqetësuese, kur njerëzit fillojnë ta anashkalojnë procesin standard, që ne kemi për zhvillimin e vaksinave”- thotë ai.

Shumica e testeve klinike në të gjithë botën kërkojnë qindra – në mos mijëra – pacientë vullnetarë, si dhe muaj dhe madje edhe vite që të aprovohen. Edhe udhëzimi zyrtar mbi vaksinat i Ministrisë ruse të Shëndetësisë, thotë qartazi se që një vaksinë të marrë një dritën jeshile, do të duhet në teste të marrin pjesë mijëra njerëz.

Edhe nëse vaksina Gamaleja nuk është e dëmshme në vetvete, ajo sërish paraqet një kërcënim për popullin rus. Nëse qeveria ruse e vaksinon popullsinë e saj me një “placebo” jo të besueshme, teksa i bën qytetarët e saj të besojnë se janë të sigurt, pasojat e një “fitoreje” të tillë mund të jenë katastrofike./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE