LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nder të njihem si vajza e Azemit”/ Hajdari jashtë kontureve të politikës: Çfarë më mungon nga SHBA

19 Janar 2020, 16:36, Politikë CNA
“Nder të njihem si vajza e Azemit”/ Hajdari jashtë

Deputetja Rudina Hajdari, e cila është vajza e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdarit është rrëfyer së fundmi për jetën e saj personale, e zhveshur nga politika.

Deputetja tregoi se ndonëse është larguar para shumë vitesh në Amerikë, gjithmonë ka dashur të ndjekë ëndrrën e babait dhe për këtë arsye është rikthyer në Shqipëri dhe ka zënë vend në politikë.

?Gjithmonë qëllimi im ka qenë të kthehem në Shqipëri dhe të ndjek hapat e tim eti, kjo ishte me rëndësi të madhe për mua. Mendoj se kam shumë për të dhënë në këtë drejtim dhe dua të kontribuoj në zhvillimin dhe në rrugën europiane të Shqipërisë, ndaj dhe nuk pendohem aspak?, tha deputetja në një intervistë për revistën ?Class?.

Por pavarësisht rikthimit, duket se Hajdarit i mungon Amerika dhe qetësia që ajo ka pasur atje. Deputetja rrëfen se një ndër gjërat që e bezdis është futja e hundëve vend e pavend.

?Amerikanët kanë një shprehje që thonë ?it?s none of your business?, që është një koncept që nuk përdoret apo zbatohet këtu?, tha deputetja, ndërsa theksoi se për të është nder ta identifikojnë si vajza e Azem Hajdarit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga